Author: almakos

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës. Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara. Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës. Pjesë nga dokumentari: Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski publikoi në profilin e tij në Fejbuk një video të xhiruar natën nga autostrada Ohër-Kërçovë, ku theksoi se 40 km të autostradës janë vënë në funksion. Postimi i plotë: “Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë. 40 kilometra tashmë janë në funksion. Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje. Urime për të gjithë punëtorët e palodhur që u përkushtuan ndërtimit të saj! Gëzuar Krishtlindjet dhe Buzmin, për shumë vite!” MARKETING

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij. Dokumentari zbulon detaje kyçe të hetimit, nga përplasjet e tij me ish-ortakun në biznes deri te pistat që çuan në zbardhjen e motiveve të krimit. Po ashtu, emisioni sjell të dhëna të reja mbi mënyrën se si u identifikua automjeti “Audi” i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pjesë nga dokumentari: Por si mbërriti grupi hetues te personat e dyshuar si organizatorë dhe…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në qytetin e Durrësit, duke vënë në vështirësi dhjetëra familje dhe infrastrukturën urbane. Sipas të dhënave paraprake, rreth 100 banesa janë përmbytur ose të rrethuara nga uji. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 23 forca, 8 mjete të Emergjencave Civile dhe 7 motopompa, të cilat po punojnë për largimin e ujit dhe menaxhimin e situatës. Si pasojë e përmbytjeve, deri tani janë evakuuar 60 banorë, të cilët janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ushtrisë, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonave…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar situatën e përmbytjeve në Bashkinë Kurbin, duke akuzuar institucionet vendore dhe qendrore për dështim në menaxhimin e emergjencës. Sipas PD-së, reshjet kanë shkaktuar përmbytje, bllokim rrugësh, izolim familjesh dhe dëme në banesa e ekonomi të vogla. Gjekmarkaj, së bashku me deputetin Kastriot Piroli dhe drejtues lokalë të PD-së, ka inspektuar zonat e prekura, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve dhe ndihmën për banorët. Partia Demokratike i bën thirrje bashkisë dhe qeverisë që të lënë propagandën dhe të veprojnë menjëherë me mjete, ekipe dhe një paketë emergjence për përballimin e situatës.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho. Gonzato: Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor me dy persona të plagosur ka ndodhur në hyrjen të qytetit të Lushnjës. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një mjeti triçikël. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve. Burime zyrtare bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.

Lexo më Shumë

Një qytetar nga Kosova së bashku me tre fëmijët kanë mbetur të bllokuar në makinë në rrugën që të çon në Nishtullë. Top Channel raporton se ata janë nisur nga Ndroqi, ndërkohë që rruga është e pakalueshme. Sikurse duket në pamje, automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërsa po ndërhyhet me karrotrec. Në rrugë ka prezencë të madhe të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut. [embedded content]

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka arrestuar mjekun Julian Habibaj në Tiranë, pasi ka goditur kryeinfermieren në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Mjeku Julian Habibaj, 53-vjeç është kallëzuar nga kryeinfermierja, se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme. Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 ecuri disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka arrestuar një mjek në Tiranë, pasi ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital. Sipas policisë, mjeku me iniciale J.H., 53-vjeç, ka goditur kryeinfermieren me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor për një pacient. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Përmbytjet në Durrës kanë sjellë edhe probleme në IEVP e këtij qyteti ku vuajnë dënimin disa politikanë, si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish ministri Ilir Beqaj apo edhe ish deputeti socialist, Jurgys Çyrbja. [embedded content] Pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit tregojnë situatën e vështirë, ku uji ka shkuar në disa centimetër. Ndërkohë shihet edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka veshur çizmet dhe ndodhet në hyrje të burgut. Mësohet se oborri dhe kati i parë i burgut është përmbysur, ndërsa po punohet për pastrimin e ujit. Sakaq, edhe rruga që të…

Lexo më Shumë

Durrësi është përfshirë nga përmbytje të shumta si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit. [embedded content] Situata më problematike paraqitet në disa lagje të qytetit, ku rrugët janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në disa akse rrugore uji është grumbulluar dhe ka arritur deri në 50 centimetër. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit. Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe…

Lexo më Shumë