Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se për shtatë muaj në pushtet kanë arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.Sipas tyre kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.“Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.Me kalimin e Ligjit për…
Author: almakos
Një i moshuar, i moshës 78 vjeç, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij në Korçë ditën e sotme. Shtetasi me inicilae N.K., ishte i punësuar si roje pranë një biznesi në lagjen e SMT-së në qytet. 78-vjeçari raportohet se kishte probleme me shëndetin dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë orarit të punës. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
MPB ka ndarë detaje lidhur me aksionin “Vardar”, ku 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vendosje në qarkullim të parave të falsifikuara.Sipas policisë grupi është formuar në territorin e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut, dhe ka funksionuar nga fundi i vitit 2023, deri në shkurt të vitit 2025.“Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, qëllimi i të cilit ishte prodhimi dhe vendosja në qarkulli e parave…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower. Kontrolli i SPAK është realizuar më datë 14 janar me vendim të gjyqtares Atalanta Zeqiraj, ndërkohë që sipas avokatëve të Ajola Xoxës, ky vendimi është kërkuar të shpallet si i paligjshëm në GJKKO. Mësohet se gjatë kontrollit te 14 janarit, janë marrë disa dokumenta dhe pajisje elektronike, të cilat do të vlerësohen nga prokurorët e Posaçëm nëse mund t’i shërbejnë hetimit të rastit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në rrjetin social facebook ka rikujtuar momentin kur para një viti, vendosi që t’ju bashkohet Lidhjes Evropiane për Ndryshim, që më pas u shndërruar në VLEN.Taravari, shkruan se i gjendur nën presion ai ka vendosur të zgjedh njerëzit.“Si sot para një viti bëra një status që do të ndryshonte fatin e shtetit. Megjithëse i gjendur në presion të lartë, unë vendosa të zgjidhja Njerëzit!Sot në përvjetorin e këtij e tij mund të them që Po Vlen!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/ MARKETING
Një 32 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për dy vepra penale, për të cilat ai është dënuar me 5 vite e 6 muaj heqje lirie. Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Mersini, banues në kryeqytet, i cili akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i…
Gjesti ka pësuar një incident në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania. Ai u lëndua pasi Gerta Gixhari në një moment gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës i hodhi alkool në sy. Si pasojë Gjestit i është dashur të largohet nga shtëpia për të marrë një trajtim mjekësor. Rozana Radi ka shpërthyer ndaj Gertës duke i thënë se si s’ka turp të bëjë një gjë të tillë, përcjell telegrafi. “Ndjeva një neveri të frikshme kur pashë duke pirë alkool derisa i thashë që e ke lënduar një djalë 24 vjeç”, tha Rozi. Në tjetrën anë, ajo…
BESARTA BASHA/ E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të madh të banorëve për metër katror, por edhe numrin më të madh të familjeve që nuk kanë një strehë të tyren në pronësi. Përballë kësaj situate, janë ngritur mekanizmat për ndihmesën e familjeve në sigurimin e një strehe, të përkohshme apo të përhershme, përmes programeve të strehimit social. Të tilla si bonuset 1-vjeçare, subvencionimi i interesave të kredisë për shtëpi e deri te banesat sociale me kosto të lirë. Çdo vit ka një numër të…
Një 25 vjeçar dhe shoku i tij janë arrestuar nga blutë e Tiranës pasi në makinën ku ata ndodheshin kishin të fshehur një armë zjarri, pistoletë, me silenciator. Arma i përkiste drejtuesit të automjetit, shtetasit S.K., 25 vjeç, banues në Laknas, i cili e kishte fshehur armën në makinë. Shoku i tij, O.M., 21 vjeç, banues po në Laknas, i cili ishte pasagjer në automjet, nuk ka treguar për armën e fshehur. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 krehër me municion luftarak dhe automjeti që dy të rinjtë po qarkullonin.…
Një incident ka ndodhur në natën e sotme (e diel) në Big Brother VIP Albania 4. Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime. Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht për të marrë një trajtim më të duhur. Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës. “Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty. “Kur i…
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka continue me disa deklarata që kanë shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta në opinioni publik. Kurti, i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, tha se “nëse nuk do familjen dhe fëmijët, atëherë nuk voton për Vetëvendosjen”, duke theksuar se “ata që nuk voton për Vetëvendosjen, votojnë për veten”. Këto komente, sipas tij, reflektojnë një realitet të politikave që merren me nevojat e familjeve. Ai vuri në dukje rëndësinë e votave që do të favorizojnë politikën e qeverisë së tij, e cila thotë se është e orientuar drejt mbështetjes për…

