Nikollaq Kacimbro është 77-vjeçari fatkeq që humbi jetën sot në vendin e punës në Korçë. I moshuari humbi jetën paraditen e kësaj të hëne në vendin e punës si pasojë e një arresti kardiak. Por çfarë e detyroi 77 vjeçarin Nikollaq Kacimbro të punonte? Edhe pse kishte dalë në pension 77 vjeçari punonte ende për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike. Ai punonte në një godinë në zonën e SMT-së si roje m turne. Sipas familjarëve ai ishte turni i 3-të dhe mëngjesin e sotëm familja e tij e priste në shtëpi. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i familjarëve për…
Author: almakos
Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti, nëpërmjet një statusi në Facebook ka akuzuar se po vazhdon nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet e shtetit, ndërsa e ka përmendur përfaqësimin jo të drejtë në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”. Reagimi i plotë i Bexhetit: Tani më është evident degradimi sistematik i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Edhe një rast eklatant është në “Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore” shembulli më i qartë i këtij diskriminimi të planifikuar dhe të koordinuar. Fakte të pamohueshme të diskriminimit: – Këshilli Drejtues, që më parë përfshinte 2 shqiptarë nga 7 anëtarë, tani është pastruar tërësisht — të gjithë 7…
Në seancën gjyqësore në GJKKO për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk është paraqitur ditën e sotme para togave të zeza. Ai kërkon të përfaqësohet nga avokatja e tij, për shkak se ditën e premte duhej të shoqërohej nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit 313-të. Rexhepi kërkon nga gjykata nëse ka mundësi që të caktohet seanca gjyqësore në një ditë tjetër, në përjashtim të ditës së hënë dhe të premte. Sakaq, Prokuroria e Posaçme paraqet provat shkresore, të cilat janë gjithsej 13 faqe. Në kët 13 faqe deklarohet si më poshtë: Këqyrja e…
Autoritetet njoftojnë se për shkak të kushteve të motit, është ndërprerë përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit. “Për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës dhe mjegullës së dendur, skijimi do të ndërpritet përkohësisht. Pritet që mjegulla të pastrohet dhe të vazhdojmë me aktivitetet e skijimit. Ju lutemi, qëndroni të informuar për njoftimet e ardhshme”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”. MARKETING
Një incident i papritur ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gerta, pa dashje, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve. Ngjarja u diskutua më vonë në oborr nga Egli dhe Livia, të cilët u shprehën të revoltuar për atë që ndodhi. Egli tha me tone të ashpra: “Të jetë kaq e ligë një grua? Ajo mundohet të imitojë të tjerët, por është e paaftë dhe po lë njerëz me pasoja. Uroj që këtë herë të merren masa”. Edhe Livia shtoi: “Uroj që të merren masa, sepse kjo ishte e rëndë”. Egli vijoi…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjetuan qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës, më 3 dhe 4 shkurt 2000. Në këtë ngjarje të tmerrshme u vranë 10 njerëz të pafajshëm. Kjo ngjarje tragjike ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e vendit, duke ilustruar krimet e tmerrshme që janë kryer ndaj civilëve. Ndaj ndodhisë, jeta e shumë njerëzve u shkatërrua, duke u shndërruar në një kujtim të hidhur që vazhdon të rëndojë mbi krahrorin e Kosovës. Në 25 vjetorin e Masakrës, Osmani kërkoi drejtësi për viktimat. “Drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i…
Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën dhe do dërgojë për gjykim në gjykatën e Tiranës, dosjen penale ndaj ish-zv drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Brecanit dhe ish-punonjësen e policisë Jonida Babameto. Ky vendim u mor pasi në shqyrtimin e dosjes në seancën paraprake në GJKKO, nuk u arrit të provohej se ish-zyrtari i lartë i bluve të ketë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, të dy të pandehurit pritet të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjatë seancës i pandehurit Breçani kundërshtoi akuzat e SPAK dhe tha se gjatë gjykimit…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,12 % në raport me vendimin e datës 30.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/lit. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/lit. Çmimi i shitjes…
VOLTIZA DURO/ Numri i ulët i kontribuuesve është një nga sfidat kryesore që pengon performancën e skemës së pensioneve e si pasojë, buxheti i shtetit çdo vit mbulon deficitet që sistemi të jetë funksional. Kështu theksoi në një intervistë për gazetën “Panorama”, Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë dhe njëkohësisht pedagoge. Ajo ka bërë me dije se të dy bonuset nga qeveria janë shtesë që nuk mund të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së pensionistëve, por kanë një ndikim mujor në financat e tyre. Radonshiqi më tej shtoi se niveli i pensioneve në Shqipëri nuk mund t’i mbulojë nevojat bazë një pensionisti…
Xheneta është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë për arsye të lidhjes së saj me Gjestin. Që nga dalja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta ka qenë në qendër të vëmendjes, por daljet e saj publike janë bërë më të pakta. Ajo duket se po e merr veten nga kjo eksperiencë e ngarkuar emocionalisht, sipas raportimeve nga mediat. Një detaj i rëndësishëm që ka tërhequr vëmendje është heqja e Gjestit nga lista e ndjekësve të Xhenetës në rrjetet sociale. Kjo lë të kuptohet se ajo po mundohet të lërë pas këtë fazë të jetës së saj dhe…
VOLTIZA DURO/ Prej 1 janarit të 2025-ës paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një publikimi që ai ka bërë në rrjetet sociale. Sipas Vëngut, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare. “Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirëpaguara dhe më të mirëtrajnuara! Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më parë! Në 4…
Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni, Ismail Zenelin, Bujar Ajetin, Besmir Murtatin, Adrian Cenajn dhe Albert Prengën. Raportohet se është ndarë çështja për ish-zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe ish-efektiven e policisë, Jonida Babameto. Gjithashtu GJKKO shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Erzen Breçanit dhe Jonida Babametos në Gjykatën e Tiranës. Të dy do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Ndaj Erzen Breçanit, SPAK kishte ngritur akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave…

