Author: almakos

Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi morën pjesë dje në varrimin e tre të miturve që humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Fëmijët e moshave 13 dhe 16-vjeç ishin brenda objektit kur pllaka u shemb. Tragjedia solli dhimbje të thellë në komunitet, duke shënuar një moment të rëndësishëm reflektimi mbi sigurinë e strukturave publike dhe private në vend. Trupat e viktimave ishin gjetur pas gati gjashtë orëve, një periudhë e gjatë për familjarët që prisnin me ankth. Ky incident tragjik u bë shkak për një diskutim të gjerë mbi përgjegjësitë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden iu përgjigj ashpër presidentit amerikan Donald Trump lidhur me vendosjen e tarifave shtesë për mallrat nga Bashkimi Evropian. Frieden bëri të qartë se BE-ja nuk është më e dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se, nëse Trump dëshiron ta nisë një luftë tregtare, atëherë do të duhet ta përballojë këtë vendim.“Ne nuk jemi më të dobët se SHBA-ja dhe nëse dikush dëshiron një luftë tregtare, do ta ketë atë!” theksoi ai në një konferencë për media. Kryeministri luksemburgas gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të mbajmë qetësinë dhe të mos emocionohemi menjëherë për…

Lexo më Shumë

Institucioni sqaron se Daut Laze, i cili është i dënuar për dhunë në familje, ai u arrestua me datë 16 nëntor. Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj të dënuarit masën “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Daut Laze, pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky i fundit ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme, të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor, për tu larguar nga rrethimi i institucionit. “Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024,…

Lexo më Shumë

Këto ditë kam ndjekur me interesim shqetësimet që paraqet sistemi i pensioneve në Shqipëri, veçanërisht për perspektivën e tij. Me dëshirën e mirë, për të mos qëndruar indiferent, po japim disa mendime për zhvillimin e sistemit të pensioneve në kushtet aktuale dhe të perspektivës së vendit tonë. Është fakt, pensionet sot janë një element i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm i mbrojtjes sociale. Prej tyre përfitojnë aktualisht rreth 25% e popullsisë, ose mbi 720 mijë pensionistë, tregues ky, me prirje të qarta drejt rritjes. Vetëm për pensione sot shpenzohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore mbi 145 miliardë lekë, e barabartë me…

Lexo më Shumë

Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave. Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura, ku në skajin jugor do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.4 lekë dhe do shitet me 119.8 lekë.

Lexo më Shumë

Një zarf i bardhë ka mbërritur së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kjo pas incidentit të mbrëmshëm mes Gertës e Gjestit, ku banorët kanë mundësinë të bëjnë një ‘gjyq’ rreth gjithë ngjarjes. Gjesti dhe Gerta nuk do të jenë pjesë e kësaj, derisa konkurrentët kanë dhënë mendimet e tyre për atë që panë, duke u ndarë në grupe. Egli ka dhënë një version të saj, duke treguar gjithë atë se si ndodhi e deri në përfundim. Më poshtë mund të lexoni të plotë versionin e banores: “Ka nisur në momentin që ka ardhur grupi “Fisnikët” dhe ishim…

Lexo më Shumë

Edhe pse fituesi i edicionit të tretë të “BBVK” Drilon Rama shprehu pëlqim për Bay T-në, duket se në realitet nuk ka diçka të tillë. Kjo pasi të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Driloni i është kthyer pëlqimit të sezonit të dytë Alba Vukajt së cilës i ka bërë “follow” ditë më parë. Duket se realisht pëlqimi i tij ka qenë vetëm për vëmendje.

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor, të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 95.3. Shikuar sipas sektoreve numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 1.6 % në sektorin Industria përpunuese vërehet rënie nga 5.0 %, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar nga 2.5 %. Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të…

Lexo më Shumë

Një foto e publikuar nga vetë Redin Xheli në story ne Instagram ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë personi që ajo ka përmendur si partnerin që e pret jashtë. Danja vetë ka pohuar brenda shtëpisë së “BBVIP” se ka dikë që e pret jashte, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person? Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Analisti Fitim Zekthi solli sot në studion e emisionit ”Open” në News 24 lidhur me Kuvendin Rinor që zhvilloi ditën e shtunë Partia Socialiste. Zekthi tha se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me politikën dhe se sipas tij ata nuk njohin as politikanet kryesorë të Shqipërisë. Fitim Zekthi: PS është kthyer në një objekt adhurimi nga ata që e ndjekin. Aty ekziston vetëm Rama dhe askush tjetër, kushdo që shkon aty shkon për shkak të kultit për Ramën. Rama ndoshta e bën me qëllim, ai e di që këto janë gjëra që njerëzit mund…

Lexo më Shumë

Titulli akademik është arritje për të cilën mendojnë shumica e të rinjve sot dhe detyra jonë është t’u ofrojmë arsim të lartë cilësor. Qëllimi është më i lehtë për t’u arritur nëse ndani përvoja me dikë, ecni rrugën së bashku dhe është edhe më e lehtë nëse udhëhiqeni nga dikush që tashmë e ka ecur atë rrugë. Hungaria është vend i cili me reforma të mirëmenduara, avancoi sistemin e arsimit të lartë, mund të jetë shembull i mirë dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç njoftoi MASH, kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në…

Lexo më Shumë