Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave. Me ngritjen e shqetësimeve rreth çmimeve të barnave, OFK-ja ka mirëpritur opinionin ligjor të ATK-së që konfirmon se çmimet e produkteve farmaceutike duhet të përshkruajnë vlerën e hapur të tregut, duke e ndaluar caktimin e çmimeve që bien nën nivelin e kostos së prodhimit dhe shpërndarjes. Kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të transparencës në tregun farmacable dhe në mbrojtjen e interesave të barnatoreve, të cilat janë thelbësore për sistemin shëndetësor…
Author: almakos
Është mësuar identiteti i vajzës së re e cila u vethodh nga kati i pestë i pallatit ku ajo banonte në Elbasan. Viktima është identifikuar si Kladja Shuli, e cila me profesion ishte infermiere. Ajo ishte e martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se ndërmori aktin tragjik si pasojë e depresionit. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, në Elbasan, E reja siç njofton policia dyshohet të jetë ndikuar nga depresioni për të ndërmarrë aktin vdekjeprurës, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. NJOFTIMI, POLICIA E SHTETIT: Rreth orës…
BDI ka dalë me reagim për situatën e krijuar me ndryshimet e drejtorëve në spitalin e Gostivarit, ku këto transfere kanë ngritur shqetësime lidhur me stabilitetin dhe menaxhinin e spitalit. “Të nderuar qytetarë, gjatë ditëve të fundit, ashtu siç jeni të informuar nga mediat, mjeku Argjent Muça ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar. Pas dorëheqjes së tij, drejtimin e Spitalit të Gostivarit e ka marrë Besnik Zeqiri. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime dhe pyetje lidhur me stabilitetin dhe menaxhimin e institucioneve shëndetësore në vend, aq më tepër kur këto ndryshime ndodhin brenda natës…
Publikimi i chatbot-it AI DeepSeek ka tronditur botën e inteligjencës artificiale, duke ofruar funksionalitete të avancuara me kosto më të ulët zhvillimi. Si shumë chatbot të tjerë në Kinë, DeepSeek vepron brenda një kuadri rregullator të ngushtë, duke sjellë në pah kufizimet e tij kur trajton çështje politike dhe sensitive. Ndërsa teknologjia përmirësohet, duket se theksi në vetëcensurë e ndihmon DeepSeek të përmbushë pritjet e autoriteteve kineze. Studime të ndryshme, përfshirë ato nga Deutsche Welle, tregojnë se DeepSeek shpesh shmang temat delikate, duke dhënë përgjigje të paqarta ose duke u përputhur me narrativat zyrtare të Partisë Komuniste Kineze (PKK). Në…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka folur për ndryshimet e reja në Ligjin për komunikime elektronike, me të cilat parashihet ndalimi i lojërave online të fatit. “Në Ligjin për komunikimet elektronike parashikojmë ndryshime ku do të ndalonim ligjërisht lojërat ilegale të fatit në internet, apo kazinotë online. Në Maqedoni, asnjë institucion privat nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit online dhe qytetarët e dinë se janë të shumta të tilla institucione. Janë zbuluar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun në vend dhe nuk kanë licencë për të organizuar online lojërat e fatit”, tha Andonovski…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj ish-shefit të Sektorit të Narkotikëve, Gazmir Preçi, e ka dërguar dosjen e tij në GJKKO. SPAK e akuzon Preçin për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehur Gazmir Preçi i ka marrë një shumë prej 10.000 euro shtetasit me iniciale B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj. Ai u arrestua mbrëmjen e 15 gushtit të vitit të kaluar,…
Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet.Prej ditës së djeshme ka qarkulluar një thirrje specifike për dy supermarketet e mëdha “Tinex” dhe “Vero”, duke nxitur qytetarët të mos bëjnë pazar në këto dyqane. Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me…
Visar Dermaku, për publikun i njohur si Gani Gërmia, ka humbur gjyshen, shkruan Kosovarja. Njoftimin, e ka bërë në rrjete sociale, ku shkruan:“Dheu qoftë i lehtë për ty gjyshe”.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me votën e emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, teksa u shpreh se është i surprizuar për numrin e lartë e të regjistruarve deri më tani në platformën PER. Celibashi, lidhur me regjistrimin e emigrantëve, u bëri thirrje të gjitha partive politike pa përjashtim, që u lejohet të ndihmojnë votuesit dhe mbështetësit e tyre se si të regjistrohen në platformë, por kurrsesi nuk munden që procesin e regjistrimit t’ua bëjnë ata (partitë politike). “Nga ana tjetër, partitë politike, kanë përgjegjësi ligjore për të dhënat personale që mund të përfitojnë…
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arratisjen e Daut Laze, i cili u largua nga burgu i Shënkollit, Lezhë, mbrëmjen e djeshme. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se kushdo qytetar që ofron informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e 49 vjeçarit, do të marrë shpërblim në vlerë 10 mijë euro. NJOFTIM Policia e Shtetit Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e…
Gjesti ka ndarë me Krisa Çaushin një moment nga e kaluara e tij, ku ka përshkruar një periudhë të vështirë të jetës, kur kishte dëshirë të blinte një makinë të shtrenjtë, por nuk kishte asnjë mundësi financiare për ta realizuar këtë qëllim. Ai tregon se në atë kohë kishte “zero cent në xhep”, por pavarësisht kësaj, ishte shumë i vendosur të realizonte ëndrrën e tij për të blerë një makinë me vlerë mbi 20 mijë euro. “Kam kaluar një muaj të tërë duke kërkuar për një makinë, pa pasur asnjë kursim, por isha i bindur se do ta arrija”, ka…
Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbot, ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin, Altin Dumanin. Abbot, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Prokurorisë së Posaçme, të cilën e cilësoi dhe si një nga institucionet më të rëndësishme në Shqpëri. “Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë”, është shprehu Abbott, njofton ambasada britanike në Tiranë. “Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret…

