Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se për shtatë muaj në pushtet kanë arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tyre kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.
Me kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, do të eliminojmë këto keqpërdorime dhe do të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për shqiptarët në të gjithë institucionet.
Përmes kredisë hungareze, kemi mundësuar financimin e projekteve zhvillimore në komunat shqiptare, duke investuar në infrastrukturën që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga shumë institucione dhe shpesh herë marrëveshjet që BDI ka bërë kanë lënë këto institucione të paprekshme nga shqiptarët. Ne po e ndryshojmë këtë situatë. Po krijojmë Akademinë Shqiptare, ku shkencëtarët dhe intelektualët shqiptarë do të kenë mundësinë të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime shkencore në dobi të kombit.
Qeveria jonë i kushton rëndësi të madhe përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës. Për këtë qëllim, kemi miratuar një vendim për ndarjen e 34.5 milionë eurove për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kemi rritur buxhetin për Universitetin e Tetovës dhe po ndërtojmë Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky angazhim dëshmon se veprimet tona janë konkrete dhe se ne punojmë për qytetarët, ndërsa BDI ka lënë pas vetes vetëm fjalë boshe.
Ne e ftojmë popullin shqiptar të vlerësojë punën dhe angazhimin e qeverisë VLEN dhe të kujtojë historinë e një tjetër periudhe, atë të BDI-së. Deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ka kaluar koha kur gratë shqiptare sulmoheshin në sheshe dhe autobusë, apo kur ato arrestoheshin në kundërshtim me konventat ndërkombëtare nga policë burra. Ka kaluar koha kur qytetarët detyroheshin të organizonin protesta çdo javë për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga bastisjet dhe rastet e montuara.
Tani është koha për veprime të fuqishme dhe përfaqësim dinjitoz.
Po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VLEN për shqiptarët, shqiptarët për VLEN-in”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 23.07.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: LSDM, BDI dhe Taravari po heshtin dhe po mbrojnë Valbon Limanin
- Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, ngritet kallëzim penal kundër një personi
- Nuk ndalen protestuesit, pasi u spërkatën me lëndë djegëse brohorasin para Kuvendit: Rama jepe dorëheqjen
- Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit
- Revoltë para Parlamentit, protestuesit përplasen me policinë. Forcat e rendit hedhin ujë me presion dhe spraj djegës (VIDEO)
- Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet deri 15 minuta për dalje nga vendi
- Kur do t’i thotë Ronaldo lamtumirë Portugalisë? Fundi është tashmë shumë afër, dihet data
- Kaos në Pejë nga mbeturinat, bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente



