MPB ka ndarë detaje lidhur me aksionin “Vardar”, ku 10 persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim dhe vendosje në qarkullim të parave të falsifikuara.
Sipas policisë grupi është formuar në territorin e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut, dhe ka funksionuar nga fundi i vitit 2023, deri në shkurt të vitit 2025.
“Në periudhën nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë u formua një grup i organizuar kriminal, i përbërë nga shtetas maqedonas dhe serbë, qëllimi i të cilit ishte prodhimi dhe vendosja në qarkulli e parave të falsifikuara. Në një banesë në zonën e Shkupit, paratë e falsifikuara në prerje të ndryshme prodhoheshin duke përdorur makineri speciale të prodhuara më parë me pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë në para. Grupi i organizuar kriminal paratë e falsifikuara të prodhuara në këtë mënyrë i lëshonte në qarkullim në sistemet e pagesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe një pjesë e madhe e tyre përfundonte edhe në sistemet e pagesave të Austrisë, Gjermanisë, Rumanisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Kosovës. Në kuadër të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhëresave të marra paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë kryer bastisje në disa lokacione në zonat e Shkupit, Velesit dhe Prilepit te persona juridikë dhe fizikë, pas çka janë arrestuar persona(nëntë persona nga Shkupi dhe një person nga Velesi).”, shtojnë nga MPB.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
- Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
- “Nuk dorëzohem tani”, Blerta rrëfehet për sfidat e reja shëndetësore
- Gjendet tjetër sasi kokaine pranë vilës së Lul Cakës, sekuestrohen 26.8 kg kokainë
- “Do qëndrojmë për Shqiptarinë”/ Thirrja e fortë në protestë: Do jemi këtu deri në shporrjen e Ramës, është tradhtar
- Gëzime Hamzaj me fustanin që magjeps në festën magjike
- “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri
- “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve




