Author: almakos

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar do te kete në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi…

Lexo më Shumë

Debati mbi flamurin e Shqipërisë në varrezat e heronjve të Kosovës ka marrë një kthesë të papritur pas deklaratave të analistit Nexhmedin Spahiu. Ai sugjeroi se për Murat Jasharin, një kandidat potencial për president, do të ishte e nevojshme të distancohej nga simbolika e flamurit kuq e zi. Kjo situatë ka ngjallur reagime të forta nga figura të njohura, si Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari. Pas fjalëve të Spahiut në emisionin “Pressing” në T7, Bekim Jashari reagoi duke publikuar një fotografi me Besarta Jasharin, duke shprehur krenarinë për flamurin shqiptar. Ai theksoi rëndësinë e trashëgimisë dhe sakrificës së…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së nesërme do t’u dërgojë ftesë partive politike për takim liderësh i cili do të mbahej në shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme, para udhëtimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Davos. Temë e takimit do të ishte konsensusi për ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike. Në një intervistë për TV Alfa, kryeministri Mickoski tha se pret që të gjithë liderët e koalicioneve parlamentare ta pranojnë ftesën për takim liderësh. Rendi i ditës, siç thotë ai, mund të zgjerohet dhe plotësohet me të tjera. Për çështjet kyçe për shtetin, Mickoski pret konsensus nga…

Lexo më Shumë

Shirat e rrëmbyeshëm të ditës së sotme në të gjithë vendin dhe kryesisht në pjesën jugore të vendit, kanë shkaktuar edhe fryrje të lumenjve dhe prurje që kërcënojnë vazhdimisht me përmbytje masive dhe katastrofë natyrore. Situata në zonën e Vlorës paraqitet kritike për shkak të lumit Vjosa, i cili ka arritur pikën maksimale në zonën e “Urës së Mifolit” dhe madje në disa vende ka dalë nga shtrati. Sipërfaqe të konsiderueshme janë përmbytur dhe po rrezikohet jeta e banorëve. Autoritetet e Emergjencave kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Të paktën 20 familje raportohet se janë evakuuar deri tani dhe…

Lexo më Shumë

Shpresa Breçani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se kjo e fundit ka qenë Administratore e kompanisë se Elisaveta Treska, Drejtoreshës së sapo emëruar të Spitalit Shefqet Ndroqi. Nje reagimin per mediat, Shpresa Breçani thekson se lajmet jane dashakeqe, ndërkohë qe ajo ka qenë administratore e përkohshme ne “Royal Hill” në Vorë. Sipas saj, ajo ka patur si qëllim ne këtë emërim që të përfundojë procesin e falimentimit.“Lidhur me shkrimet e rreme që kanë qarkulluar mbi bashkëortakërinë time dhe rolin tim si administrator në shoqërinë “ROYAL HILL” sh.p.k., sqaroj se unë nuk kam qenë kurrë ortake e…

Lexo më Shumë

Pas problematikave të ndodhura ditën e sotme në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Ivi Kaso, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme nga autoritetet për sigurinë e qytetarëve. Në një reagim në rrjete sociale, duke e cilësuar si “rrugën e turpit” të ministres së pandehur Belinda Balluku, Kaso përmend dëmtimin e automjetit paradite për shkak të rrëshqitjes së inerteve. Ai thotë se autoritetet duhet të garantojnë sigurinë menjëherë. “Në rrugën e turpit “Qukës-Qafë Plloçë”, midis dy tuneleve, nga rrëshqitjet e inerteve në rrugë, është dëmtuar një automjet, dhe rrezikohen të dëmtohen të tjerë. Për fat të…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masiv dheu e gurësh në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”. Sipas policisë, rrëshqitjet e dherave ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” dhe qarkullimi funksionon me një sens lëvizjeje. Policia thotë se në bashkëpunim me autoritetet përkatëse po punojnë për të pastruar rrugën. Apelon gjithashtu drejtuesit që të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi ka prezencë të ujit në akset kryesore. Njoftimi i policisë:  Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor…

Lexo më Shumë

Po konfirmohen tezat se kërkesa që bullgarët të jenë në Kushtetutë nuk është kërkesa e vetme që e kanë ata,, por ridefinim të plotë të identitetit maqedonas, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski pas liturgjisë së Krishtlindjess në Kishën kryesore në Shkup, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. “Mua kjo nuk më habitë, nuk e di nëse dikë e habitë kjo në shtet. Vetëm i konfirmojnë ato teza të cilat i patëm nga çasti i parë se nuk është vetëm bullgarët në Kusttutë kërkesa e vetme por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas. Por këto janë ditë kur duhet të…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 57 ulëse në Kuvend, por a është kjo e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re? E gjithë vëmendja tani është përqendruar te bashkëpunimi me pakicat, të cilat mund të jenë çelësi për konstituimin e Kuvendit. Me 61 vota të nevojshme për të formuar Qeverinë, Lëvizja Vetëvendosje po eksploron mundësi të reja për të tejkaluar këtë pengesë. Deputetë nga komunitetet serbe dhe joserbe kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur kryeministrin Albin Kurti, duke e bërë situatën më optimiste për formimin e institucioneve. Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë,…

Lexo më Shumë

Vijojnë problematikat serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë. Pas aksidentit të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht po evidentohen rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit. Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës. Rama: Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka liruar anëtarët e Partisë “Shqipëria Bëhet?”, të cilët u arrestuan më 4 janar në protestën e organizuar nga Adriatik Lapajt.[embedded content] Gjykata ka vendosur lirimin e tyre dhe caktimin e masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Eliger Hima, Ergys Llanaj, Afred Matoshin dhe Edison Haklajn. Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm. Kujtojmë që policia vuri në pranga 4 persona pasi dyshohet se hodhën sende të forta në drejtim të punonjësve të uniformave blu. Kujtojmë që në protestë mbeti i lënduar edhe vetë Adriatik Lapaj, i cili u dëmtua në kokë dhe përfundoi…

Lexo më Shumë