Author: almakos

Futbollisti i njohur brazilian Hulk (39) ka befasuar të gjithë me martesën e tij të fundit, e cila ndodhi në një ceremoni fetare me Camila Angelo, mbesën e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo. Kjo lidhje, e cila ka filluar katër vjet më parë, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe diskutime në media dhe në jetën publike. Camila, e cila është dy vite më e re se Iran, ka sjellë në jetë një fëmijë me Hulkun dy vjet më parë. Tani, çifti është në pritje të një djali tjetër, duke e çuar numrin e fëmijëve të futbollistit në pesë. Kjo situatë ka…

Lexo më Shumë

Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar personat e pafuqishëm dhe të burgosurit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave pasi që më 19 tetor të vitit të kaluar dështoi procesi zgjedhor për shkak se nuk u arrit censusi. Nga KSHZ informojnë se procesi i votimi ka kaluar pa probleme dhe se kutit e votimit janë mbyllur. Gjatë ditës së sotme 249 persona të sëmurë kishin të drejtë për të votuar. Prej tyre, 146 persona në Gostivar, 32 në Vrapçisht, 69 në Mavrovë Rostushë dhe 2 persona në Qendër Zhupë. Gjithashtu në gjithsej 7 ente përmirësuese, 94 persona…

Lexo më Shumë

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur, dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun raportohen të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa…

Lexo më Shumë

Banorët në fshatin Çiflik të Beratit dolën në protestë mbrëmjen e së shtunës kundër mbylljes së një kanali. Sipas tyre, kanali shërben për shkarkimin e ujërave të lumit dhe me mbylljen rrezikojnë të përmbyten. Ata ngritën gjithashtu shqetësimin se në zonë nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve. [embedded content] Ata thonë se i janë drejtuar bashkisë por nuk kanë gjetur zgjidhje. “Nuk e di se qysh i marrin vendime. Vajtëm në bashki, nuk kishte njeri dhe na gënjenin. Do t’jua nxjerrim bojën. Po mbytemi kot. Nëse uji del në rrugë mbytemi të gjithë. Nuk na shpjegojnë se pse duan ta…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse…

Lexo më Shumë

Aksident me vdekje në Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Një mjet tip “Benz”, me targa AB929MT, bëhet me dije se ka përplasur fatalisht një 55-vjeçar këmbësor. Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, 55 vjeçari ende i paidentifikuar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen. Është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35 vjeçar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve, dinamikës dhe rrethanave.

Lexo më Shumë

Në Brazil jetojnë disa nga njerëzit më të moshuar në botë dhe shkencëtarët besojnë se ky vend mund të mbajë çelësin për të kuptuar pse disa njerëz jetojnë mbi 110 vjet. Një analizë shkencore e publikuar ditë më parë në revistën Genomic Psychiatry, nga doktoresha Mayana Zatz dhe kolegët e saj në Universitetin e Sao Paulos, tregon se Brazili është një nga vendet më të rëndësishme, por ende të nënvlerësuara, për studimin e jetëgjatësisë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar sekretet e jetës së gjatë. Për dekada me radhë, shkenca është përpjekur të kuptojë pse vetëm një…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se sot po zhvillohet votimi i personave të sëmurë e të pafuqishëm, si dhe i personave që janë duke vuajtur dënim me burg, për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë. KSHZ bën të ditur se nga ora 07:00 të mëngjesit, në shtatë institucione korrektuese-ndëshkuese, të drejtën e votës mund ta ushtrojnë 94 persona që janë duke vuajtur dënim me burg ose paraburgim. KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE  “Në total, 249 persona të sëmurë ose të pafuqishëm mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në…

Lexo më Shumë

Reshjet e dëborës dhe akullit kanë krijuar problematika serioze në qarkun e Dibrës dhe veçanërisht në “Rrugën e Arbrit”. Aksi kombëtar informohet se është bllokuar prej orësh dhe gjithashtu është krijuar radhë e gjatë disa kilometra e mjeteve në pritje. Lëvizja bëhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë, pasi mjetet rrëshqasin. Radha kilometrike nga të dyja anët rrugës ka shkuar deri në 10 km. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë dhe të ecin brenda normave të lejuara. Por edhe në qarqet e tjera të vendit situata është kaotike në rrugë, për shkak të përmbytjeve,…

Lexo më Shumë

Në rajonet ku reshjet e shiut lanë pasoja për banorët, duket se situata ka nisur të stabilizohet. Sipas njoftimit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave po intervenohet me eksavator zinxhiror si dhe me pompa po nxjerret uji nga oborret e shtëpive, bodrumeve dhe sipërfaqeve bujqësore. Megjithatë, pasojat nga përmbytjet vazhdojnë të mbeten shqetësuese për banorët. Qendra e Menaxhimit të Krizave “Në Koçan, në lumin Orizarska, në fshatin Gërdovci, ka dalje nga shtrati. Ndërmarrja Ujësjellës dhe Menaxhim me Ujërat ‘Bregallnica’ po intervenon me eskavator zinxhiror. Mekanizimi është ende në terren. Nga e hëna do të fillojë pastrimi i shtratit të lumit…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se reshjet do të vazhdojnë, ndërsa nga dita e hënë pritet ulje drastike e temperaturave. Java që vjen, bëjnë me dije ata, pritet të sjellë temperatura shumë të ulëta edhe atë të hënën, temperatura më e ulët mund të jetë minus 13 dhe të martën minus 14 Gradë Celsius. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike “Nesër do të ketë reshje lokale bore, kur do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën. Nga fillimi i javës së ardhshme, nën ndikimin e një presioni të lartë ajror, do të pasojë…

Lexo më Shumë

Banorët e një lagjeje në Spitallë të Durrësit u ngritën në protestë për një sërë problematikash që kanë të bëjnë me projektimin dhe zbatimin e rrugës së re. Sipas tyre, rruga që po ndërtohet është pa projekt, trotuaret janë vetëm 30 centimetra dhe shtyllat elektrike janë në trotuar. Kanalizimet janë mbyllur duke u bërë shkak për përmbytje. “Rruga është ngushtuar edhe si asfalt, kërkojmë rrugë e ndriçim. Hera e dytë që dalim, kryetarja e bashkisë duhet ta dijë, paguajmë taksa e të gjitha. Këtu nuk ka as gjelbërim, as ndriçim e as kazan. Po na vjedhin. Nuk ka as kazan…

Lexo më Shumë