Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.
““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Studentët e Universitetit të Tetovës e fituan vendin e parë në Hackathonin ndërkombëtar të inteligjencës artificiale dhe shkencës së të dhënave
- Mickoski për kthimin e Taravarit në Qeveri: Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave
- VLEN: Nga Sopoti deri te Lagjja e Trimave, kjo është trashëgimia 24 vjeçare e Ali Ahmetit!
- Anketë: Besim në BE, mosbesim në institucionet vendore
- E kërcënuan duke i kërkuar 250 mijë euro nga pronari i lokalit
- Janevska: Për të tretin vit me radhë sigurohet furnizimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore, të gjithë nxënësit më 1 shtator do të kenë mjete mësimore
- Shantazh mafioz në Dëbërc? Pronarit të lokalit i kërkojnë 250 mijë euro brenda një jave
- Mickoski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve në Tetovë nuk është përfundimtar


