Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq protestuan sot para Bashkisë Dimal, për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve që kanë shkaktuar ato në bujqësi dhe të mbjella. Ata pretendojnë se bashkia Dimal i përmbyti, duke bllokuar kanalin kullues. Ata pretendojnë se edhe punimet e kryera nga bashkia Dimal për ndërtimin e Urës së Re nga firma “Salillari” dhe shkatërrimi i argjinaturës i ka përmbytur në këto vitet e fundit. Sipas banorëve, ata janë përmbytur 3 herë, disa edhe 4 herë brenda 1 muaji dhe dëmet e shkaktuara janë kolosale. Pasi u kanë shpjeguar situatën, që sipas bashkisë…
Author: almakos
Forcat ushtarake ukrainase kanë realizuar një sulm të rëndësishëm duke goditur tre platforma të nxjerrjes së naftës në Detin Kaspik, të cilat i përkasin kompanisë ruse Lukoil. Kjo ngjarje, e ndodhur të dielën, shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e Ukrainës për të penguar mbështetje logjistike për ushtrinë ruse. Platformat e goditura, të njohura si V. Filanovsky, Yuri Korchagin dhe Valery Grayfer, janë identifikuar si pika kyçe për furnizimin me karburant të forcave ruse. Sipas burimeve të ushtrisë ukrainase, këto struktura ishin të përfshira në operacione ushtarake që mbështesin invazionin në Ukrainë. “Këto infrastruktura u përdorën për të mbështetur…
Një 45-vjear nga Dimali është kapur teksa tentonte arratisjen nga Shqipëria, edhe pse ishte me masë sigurie nga Gjykata e Beratit. N.H., nga fshati Cukalat, ishte nën arrest shtëpiak për shkak të akuzave për mbajtje droge dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut. Ai u kap duke u larguar nga Pika Kufitare e Hanit të Hotit, në Shkodër. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal. Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar…
Mëngjesi më i ftohtë është në Kodrën e Diellit me -16 gradë, në Mavrovë Hanet e Mavrovës janë matur -14, në Krushevë -13, në Kriva Pallankë -11, në Berovë -10, në Manastir, në Prilep dhe Ohër – 9, në Tetovë dhe Strumicë – 8, në Shkup-Petrovec – 7, në Demir Kapi – 6, Kumanovë, Kavadar dhe Veles – 5 dhe në Gjevgjeli – 1, bëri të ditur DPHM. Në Kodrën e Diellit ka edhe 26 centimetra borë, ndërsa në Krushevë 15. Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në…
Një përplasje procedurale mes prokurorisë dhe gjykatave ka çuar në rrëzimin e sekuestrimit të pasurive nën hetim për pastrim parash kundër biznesmenit Elman Abule dhe influencerit Kristian Boçi. Videot dhe postimet me mesazhe motivuese, veshjet firmato, deklaratat për besimin në Zot, dashuria për familjen dhe një stil jetese luksoz – i mbushur me makina të shtrenjta dhe udhëtime në destinacione ekzotike, i kanë sjellë Kristian Boçit gati 100 mijë ndjekës në Instagram. Por përtej fasadës së një babai të përkushtuar dhe bashkëshorti të dashur, që Boçi shfaqte në rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës dyshon se fshihet një skemë e sofistikuar…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa herë pas here priten edhe erëra të forta veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin deri në -15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 3 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ftohtë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë orëve të mëngjesit do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë…
Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius. Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë janë regjistruar reshje dëbore, por rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke qenë e hapur për qarkullim. Ndërkohë, në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba) nuk ka pasur prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.
Kandidati i pavarur dhe i përkrahur nga VLEN për Komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri pasi humbi zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në këto zgjedhje, duke shtuar se populli ka të drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar.“E falënderoj edhe secilin aktivist dhe secilin që ka dhënë çfarëdo kontributi duke na mbështetur në këtë fushatë. Populli ka drejtë edhe nëse merr vendim të gabuar. Duke e njohur rezultatin, ia uroj kundërkandidatit fitoren dhe e respektoj këtë vendim të sovranit. Sot përfunduan zgjedhjet në Komunën e Vrapçishtit, por këtu nuk ka përfunduar dashuria ime për…
Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm në shtëpi nga një fqinj, duke ngritur dyshime për braktisje. Sipas nënës së tyre, Blerinës, situata nuk ishte braktisje, por një pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. “Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banaliere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paghem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë…
Pas përfundimit të zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçishtë, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se AKI ka treguar se bashkë mund të bëj rezultate të jashtëzakonshme dhe është një frymë e re e cila, sipas tij do të vazhdojë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat ai tha se i pret në vitin 2026.“Ndash ato të mbahen në maj apo në tetor. Sidoqoftë fitore e madhe e AKI-së, pra u tregua se dy parti politike, apo edhe më shumë parti politike, këtu është edhe zotëri Murat Sali i cili gjithashtu është pjesë e AKI-itë, i falënderohem të gjithë partive…
Tre fëmijë të mitur në Durrës janë marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social, pas denoncimit se ish-nusja e djalit të nënës së tyre i kishte lënë vetëm në pallat. Sipas policisë, ngjarja u raportua nga një shtetase që kërkoi ndihmë, dhe falë bashkëpunimit mes efektivëve të Policisë dhe Zyrës së Mbrojtjes së Fëmijëve, tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa më pas u vendosën nën kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve në Durrës. Ndaj ish-nuses është nisur procedim penal për “Keqtrajtim të të miturve”, ndërsa rasti është dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi…

