Gazetarja Klodiana Lala theksoi në “Studio24” se me dosjen e AKSHI-t është tronditur shteti shqiptar. Sipas saj tani është hapur “Kutia e Pandorës”, pasi shkoi deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Klodiana Lala: AKSHI mendoj se është hapur kutia e pandorës. Do e shkërmoqë qeverinë e vendit. Mënyra si Agasi ka urdhëruar drejtuesit e institucioneve në vend do jetë tronditje. Do trondisë themelet e shtetit. Ka të bëjë me mënyrën si ka funksionuar. Është shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni. Ishte njeri shumë pranë familjarëve të kryeministrit të vendit. U rrëmbye nga persona të veshur si oficerë policie.
Author: almakos
Siç njoftoi Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për 18 vjeçarin S.S nga Shkupi. “Personi kërkohet me urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup për krim sipas nenit 300 të Kodit Penal”, thuhet në urdhër arrestin e lëshuar nga Ministria e Brendshme. Aksidenti rrugor në të cilin mori pjesë 18-vjeçari ndodhi më 9 janar në lagjen Kapishtec të Shkupit, kur ai goditi një grua 79-vjeçare me një Volkswagen Passat në pronësi të babait të tij dhe iku nga vendi i aksidentit. Po atë ditë, ai dhe babai i tij, me ndihmën e dy personave të tjerë,…
Profesoresha Arlinda Kadri Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska u zgjodhën sot si anëtare të Këshillit Gjyqësor. Në seancën e sotme, anëtarët e Kuvendit votuan për dy propozimet e Kryetares Gordana Siljanovska-Davkova, e cila theksoi në shpjegimin e saj se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, është udhëhequr nga ekspertiza, kompetenca, si dhe besueshmëria profesionale dhe personale e tyre. Siljanovska-Davkova theksoi se reformat në gjyqësor duhet të udhëhiqen nga individë që janë të njohur dhe të provuar në fushën e tyre. Siljanovska-Davkova tha se nuk i propozoi dy kandidatët sepse janë gra, por kryesisht për shkak të ekspertizës dhe kompetencës së tyre. Përfshirja…
Çfarë ndodh kur çmimi i një produkti thelbësor bie, por çmimi i një tjetër, si buka, rritet? Kjo është një pyetje që ka shqetësuar shumë qytetarë të Kosovës, sidomos pas deklaratave të fundit nga kreu i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu. Ai ka theksuar se çmimi i miellit ka rënë, duke e bërë të paarsyeshme rritjen e çmimit të bukës. Zejnullahu ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e çmimit të bukës nga furrtarët, duke theksuar se kjo është një praktikë e papranueshme. “Çmimi i miellit ka rënë, prandaj s’ka arsye që të shtrenjtohet as buka, mirëpo kjo po ndodhë”,…
Rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë edhe kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me një tjetër automjet të parkuar, po të të njëjtit tip. Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit. Fatmirësisht, sipas informacioneve jozyrtare, automjeti nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë, çka ka shmangur pasoja më…
Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila është asfiksuar nga tymi. E moshuara që jetont vetëm është transportuar në drejtim të spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
Numri i personave të infektuar me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është rritur ndjeshëm në javën e parë të vitit të ri, madje në krahasim me vitin e kaluar shifra është pesëfishuar, tregon raporti i fundit nga epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Gjatë javës së parë të vitit 2026, u regjistruan gjithsej 1.725 raste, që është 2.2 herë më shumë se në javën e kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, pra javën e parë të janarit, numri i personave të infektuar është rritur me më shumë se pesë herë, dhe krahasuar me…
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë për tre fëmijët në Durrës, Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht duke bërë me dije se ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Social, organizata joqeveritare, Policia, Shëndetësia dhe institucione të tjera përkatëse, ku u diskutua rreth ndërhyrjes së menjëhershme në ndihmë të tre fëmijëve dhe nënës së tyre, Blerina Basha. Sipas drejtoreshës së Shërbimit Social, Diola Xhango, u vendos që fëmijët të ndihmohen urgjentisht me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre,…
Pasi zgjedhjet lokale përfunduan, tani është hapur debat për mundësi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita kërkon një gjë të tillë, ndërsa kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, është shprehur kundër. Ai gjatë brifingut me gazetarët, tha se ai është pro zgjedhjeve të rregullta. Gashi është gjithashtu kundër edhe qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve. AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT “Qëndrimi im personal është se ajo e ashtuquajtura Marrëveshje e Përzhinos, pra qeveria teknike, ishte për atë kohë, për atë krizë. Jemi anëtar të NATO-s dhe ashtu duhet të sillemi, partitë qeverisëse nuk duhet të keqpërdorin resurset para zgjedhjeve”. Ndërkaq, Kuvendi,…
Inxhinieri Romeo Nazarko shpjegoi sot në “News 24” edhe shkaqet përse ndodhi dëmtimi i rëndë i rrugëve të reja të ndërtuara nga ministria e linjës së zv/kryeministres Belinda Balluku apo rrjedhjen e ujërave në tunelin e pakolauduar të Llogarasë në Vlorë. Ai tha se faktori kryesor mbetet mungesa e një studimi gjeologjik nëntokësor për ujërat kryesisht, përveç përbërjes së dherave apo formacioneve sedimentare të tokës, nëse janë të qëndrueshme. Dhe nga ajo që ka parë dhe verifikuar deri tani, i rezulton se pothuajse në të gjitha rrugët nuk bëhet studim gjeologjik dhe as tek tre të dëmtuarat së fundmi si;…
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa ndaj incidentit të djeshëm, ku një person dëmtoi xhamin e derës së ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Pas aktiviteteve të ndërmarra për gjetjen e autorit dhe zbardhjes së rastit, policia njoftoi se ka privuar nga liria një person që dyshohet se ka shkaktuar incidentin. MPB “Sot (12.01.2026), në orën 12:40, në rrugën “Kirili dhe Metodi” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar e privuan nga liria personin Sh.A. (54) nga Shkupi, pasi dje (11.01.2026) ai kishte dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës…
“Pa një punonjës shëndetësor të mbrojtur dhe të sigurt, nuk ka vazhdimësi të shërbimeve shëndetësore, nuk ka stabilitet në funksionalitetin e institucioneve dhe nuk ka besim nga qytetarët tek institucionet shëndetësore”. Kështu deklaroi se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu duke theksuar se në këtë kontekst sot u dha donacion për Institutin e Shëndetit Publik për 7500 vakcina kundër hepatitit B me një vlerë totale prej 123,450 dollarë. Për të, ekosistemi më i rëndësishëm që e mban funksional sistemin e shëndetësisë janë kapacitetet njerëzore, prandaj përgjegjësia e tyre si bartës i institucioneve është të krijojnë kushte që punonjësit shëndetësor të mos…

