Author: almakos

Engjellusha Salihu ka publikuar një postim emocionues në rrjetet sociale për të uruar vjehrrën e saj për ditëlindje, pavarësisht se ajo është ende e fejuar. Në postimin e saj, ajo ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për këtë grua të veçantë, duke theksuar marrëdhënien e ngrohtë dhe mbështetjen që ka marrë prej saj. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e fansave, duke u bërë një shembull i bukur për marrëdhëniet e afërta dhe respektin që mund të ndodhin mes të fejuarës dhe vjehrrës, edhe përpara se të bëhen një familje formalisht.

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që nga masakra e Memaliajt, ku humbën jetën tre persona dhe mbeti i plagosur një i katërt, ende kjo çështje nuk është zgjidhur. Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja dhe dëshmi nga ajon që ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut në qytetin e vogël dhe dyshimet e babait të një prej viktimave se autorët mund të kenë bashkëpunuar me njerëz brenda qytetit, referuar edhe faktit se atentatorët kanë kaluar përpara komisariatit të qytetit. Pjesë nga dokumentari: Çfarë ndodhi atë mbrëmje të 21 Korrikut 2024 në qytetin e Memaliaj? Çfarë ishte ajo masakër…

Lexo më Shumë

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin e parë të këtij institucioni. Burgu gjendet në zonën e ish-kënetës, një prej më të prekurave nga përmbytjet. Sot pasdite, ujërat kanë shpërthyer duke hyrë në katin e parë ku gjenden qelitë e të dënuarve, dhe më pas ata janë zhvendosur në katin e dytë. Një prej të burgosurve me shtetësi amerikane ka ngritur alarmin se shpërthimi i ujërave të ndotur brenda burgut rrezikon hapjen e sëmundjeve infektive tek të dënuarit. Kanali i ujërave të zeza kalon…

Lexo më Shumë

Dy ish-banoret e “BBVK”, Drenusha dhe Xheneta para pak minutave janë bërë bashkë. Në “Instastory” kanë publikuar një video duke ngacmuar imagjinatën e ndjekësve. Në sfond dëgjohet kënga e Shkurte Gashit ku ndër të tjerash thuhet “Malli më mbyti për së gjalli”. Ky dedikim i kushtohet Gjestit apo dikujt tjetër? Nuk dihet, gjithsesi mbetet të shohim ditëve në vazhdim.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të frikshëm me të shtëna me armë zjarri që ka ndodhur sot në Pejë, rreth orës 15:00, duke shkaktuar shqetësim të madh në komunitet. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka dhënë detaje të mëtejshme për incidentin. Ai theksoi se ngjarja është raportuar në një zonë të afërt me spitalin e verbërve dhe se policia ka nisur menjëherë hetimet. “Një zyrtar policor, derisa ishte duke kaluar pranë spitalit, ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Kjo sugjeron se incidenti ka ndodhur të paktën…

Lexo më Shumë

Presidenti i 47-të i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike. Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate zyrtare, u ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve më të zakonshme lidhur me këtë çështje, duke theksuar se “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet ta bëjnë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësimin për zgjedhjen e sotme të kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime. “Është shqetësues fakti se disa nga kandidatët e përzgjedhur të cilëve iu është dhënë mundësia të marrin pjesë në dëgjimin publik nuk i plotësojnë as kushtet formale sipas shpalljes së publikuar. Problematike është edhe historia partiake e disa prej kandidatëve që propozohen për votim në Kuvend. Në të njëjtën kohë, kandidatët që kishin një portofol të spikatur profesional nuk u morën parasysh. Në seancën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e shërbimeve postare dhe përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, e cila do të mbahet në tetor në Tiranë. Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të postës në epokën moderne, duke përmendur përmirësimet në shërbime, si shpërndarja e pensioneve dhe abonimeve për të moshuarit. “Jemi vërtet të nderuar sepse asambleja juaj e përgjithshme do të jetë këtë tetor në Tiranë dhe jam krenar që keni zgjedhur qytetin tonë. Posta Shqiptare, gjithashtu edhe Posta Europiane, ka rishpikur…

Lexo më Shumë

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që të mbulojë shpenzimet mjekësore të kirurgut Arvin Dibra, i cili në gusht të vitit që lamë pas u zhyt për t’u larë në lumin Bunë por pësoi dëmtime të rënda. Sipas vendimit, qeveria do të mbulojë shpenzimet e kirurgut në vlerë 2 milionë lekë (të reja). V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ARVIN DIBRANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me përmbytjet në qytetin e Durrësit, të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut. Përmes një njoftimi zyrtar, ministria shprehet se në qytetin bregdetar janë shfaqur disa problematika të cilat po monitorohen dhe po trajtohen me strukturat përkatëse. Probleme të qarkullimit rrugor janë hasur në disa zona si në Shkozet, Ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagja “17 Nëntori”. Sakaq, niveli i ujit në Kanalin e Ujërave të Larta ka arritur në një nivel kritik. Njoftimi: Për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit janë shfaqur disa…

Lexo më Shumë

“Kosova dhe Metohija”, Pritja zyrtare e presidentit të Republikës Srbska në Bosnje, Millorad Dodik, që është në listë të zezë të SHBA-së, dekorata “Vojvoda Vuk” e pranuar nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918 për spastrim etnik te shqiptarëve dhe fjalim me porosi që ishin kundër BE-së dhe NATO-s nga Dodik dhe nga ku lavdëroi Putinin dhe mohoi gjenocidin në Srebrenicë, në një ngjarje kushtuar Shën Savas në Shkup, janë disa veprime të zv/kryeministrit dhe njiherit edhe ministër për Mardhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, që kanë ngjallur shumë reagime në opinion, madje përveq opozitës shqiptare, sot kanë reagur edhe…

Lexo më Shumë

Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë. Ajo ka pak ditë që përmbylli aventurën në Big Brother VIP Kosova 3, duke u renditur si finalistja e dytë. E pas kësaj, u tha se do të shkonte në Big Brother të Shqipërisë për t’iu bashkangjitur Gjestit. Madje pati aludime se do të hynte në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, gjë që nuk ndodhi. Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë. “Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi. Xheneta ndërkohë nuk…

Lexo më Shumë