Policia këtë mëngjes ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në parkun e Qytetit të Shkupit ka pasur përdorim fishekzjarresh dhe nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.
“Menjëherë është vepruar nga policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomik në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, ku nga M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kishin ndezur fishekzjarrë.
Ata janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet padi përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të shpallet së shpejti
- Bebe Rexha flet për vizitat e shpeshta që bënte në Maqedoni gjatë fëmijërisë: Dasmat shqiptare zgjasnin deri në 3 të mëngjesit
- Masat e reja të sigurisë në Hagë: Policia holandeze rrit kontrollin para Gjykatës Speciale
- “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju
- (VIDEO) Shkupi proteston në mbështetje të UÇK-së
- Zbulohet mega-Toka: Planeti që sfidon teoritë e formimit planetar
- Dëgjesat për ndarjen territoriale/ Divjaka kundër shkrirjes me Lushnjën, Gorreja: Po vendosin vetëm mbi një “fotografi” të 2025
- “Ju erdhi fundi!”-Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit në ditën e 108-të, qytetarët nisin marshimin në Tiranë: Rama, jep dorëheqjen




