Prej sot fillojnë kontrollet rigoroze në markete dhe në objekte të tjera tregtare, paralajmëroi kryeminsitri Hristian Mickoski. Ai sot në mëngjes, pati koordinim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut. “U dakorduam për hapat që do të ndodhin, duke filluar prej sot. Në konferencën e djeshme për shtyp nga kolegë tuaj u potencuan dy zinxhirë të marketeve të cilët bëjnë disa shkelje të ligjeve dhe procedurave. Sot ata do t’u nënshtrohen kontrollit rigoroz edhe në ditët në vijim. Sipas informatave me të cilat disponojmë, kemi përafërsisht rreth…
Author: almakos
Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Në disa qytete raportohet për përmbytje. Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë: Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika. Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek…
“Ministria e Ekonomisë, e paaftë për të menaxhuar krizën ekonomike dhe rritjen e pajustifikueshme të çmimeve të produkteve bazë, tani u bën thirrje qytetarëve të zgjidhin vetë problemet që ajo vetë nuk di dhe nuk mund t’i zgjidhë! Kjo është ironia më e madhe e një pushteti të rrënuar, që tashmë nuk fsheh më dështimin e vet total. Në vend që të marrë masa për të frenuar inflacionin, për të ndalur rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, ministri i Ekonomisë bën propagandë boshe dhe u kërkon qytetarëve të bëjnë atë që është detyrë e qeverisë.…
Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre. Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme. Ka qenë artisti pejan që tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos. Në bisedën me Klajin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”. Tutje theksoi: “Nëse nuk…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën rreth stadiumit në qytetin e Durrësit. Në pamjet e publikuara nga Panorama.al shihen rrugët nën “pushtetin” e ujit. Një qytetare shihet teksa kalon rrugën duke mbuluar kokën me çadër të mos laget nga shiu, por uji i arrin deri në gjunjë. [embedded content]
Bundestagu voton sot pasdite me emër për propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së migrimit dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Po të mos veprojmë, shoqëria mund të dalë jashtë binarëve, tha Karin Prien. Nënkryetarja e partisë Bashkimit Kristjandemokrat CDU, Karin Prien shpjegoi se lëvizja e partive unioniste ishte e lidhur me një rrezik. Edhe për të, si për shumë të tjerë në CDU dhe CSU, vendimet aktuale nuk janë të thjeshta. Por ndryshimi i kushteve kërkon gjithashtu përgjigje të reja. Dhuna në Aschaffenburg shënoi një pikë kthese dhe shumë njerëz mendojnë se shteti nuk mund të garantojë më sigurinë e…
Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur kallëzim penal kundër Zh.T. në cilësinë e ndihmës-ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër A.S. në cilësinë e drejtuesit të Sektorit për furnizime, menaxhment dhe logjistikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 4 vv paragrafi 1, të Kodit Penal të Repoublikës së Maqedonisë Veriut. Siç njoftoi sot Policia Financiare, i kallëzuar i parë Zh. T. në cilësinë e personit…
Koalicioni VLEN, duke dëgjuar nevojat dhe kërkesat e mjekëve amë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë. Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do…
Ditën e djeshme 49 emigrantët të paligjshëm mbërritën nga Italia në Shqipëri, për t’u strehuar në qendrat e pritjes në Gjadër e Shëngjin. Por 5 prej tyre do të rikthehen sërish në Itali, pasi tre prej tyre ishin të mitur, ndërsa pas kontrolleve, dy të tjerët kanë rezultuar me probleme shëndetësore. Pjesa tjetër, pra 44 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, janë dërguar në kampin e Gjadrit. Brenda 48 orëve pritet që këta të fundit të zhvillojnë një video konferencë me gjykatën italiane, në mënyrë që të merret një vendim nëse depërtimi i tyre drejt Shqipërisë është i ligjshëm apo…
Drilon Rama ka bërë një live së fundmi me ndjekësit, ku i është përgjigjur një sërë pyetjeve. Në mesin e tyre nuk ka munguar edhe një për Sara Kolamin, me të cilën ruante raporte të mira në Big Brother. Ai thotë se Sara nuk vjen në Komoran, ku nga vjen ai, duke thënë se ka një lloj tjetër të jetesës. Mes të tjerash, fituesi i Big Brother duke qeshur e ka quajtur atë edhe ‘materialiste’. “Sara në Komoran nuk vjen, nuk është vendi i Sarës. Ajo është klas e lartë, materialiste”, u shpreh ai.
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti fizik me një 36-vjeçar, ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë. I arrestuari është shtetasi Muhamed Leba. “Nga veprimet e shpejta është kapur dhe vënë në pranga shtetasi M. L., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin D. M., për motive të dobëta:”, njofton policia. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se arma me të cilën 30-vjecari kishte kanosur 36-vjeçarin, ishte armë sportive.…
Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive! Arrestohen 13 persona, shpallet në kërkim administratori i Call Center-it NJOFTIMI DVP Elbasan Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacioni policor i koduar “Fictitious”. Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 13 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë. Shpallet në kërkim administratori i subjektit call center ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme. Sekuestrohen njësi kompjuterike, celularë, 2 laptopë dhe 1 DVR, që i…

