Author: almakos

Juria e Gjykatës së Apelit të Belgjikës ka konfirmuar të martën në mbrëmje fajësinë për vrasësit e aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur me entuziazëm vendimin e Gjykatës së Apelit në Belgjikë, duke e cilësuar si një dominim të drejtësisë për Enver Hadrin. Ai shkruan se ky është një moment historik që e nderon jo vetëm familjen Hadri, por gjithashtu gjithë popullin shqiptar. “Gjykata Penale në Bruksel ka konfirmuar fajësinë për vrasjen e aktivistit Enver Hadri në dy autorët e dënuar të këtij atentati politik, Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq. Këta ishin…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit në përvjetorin e saj. Me një emocion të thellë, Haradinaj theksoi se rrugëtimi i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. “Sot, me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit. Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë,” u shpreh ai. Rugëtimi i këtyre trimave, të prirë nga vëllezërit Lleshi dhe komandantëve si Agim Zeneli, Agron dhe Sejd Rama, Luan Smajli, dhe shumë të tjerë, është…

Lexo më Shumë

Pas urdhrit të Trump për ndalimin e ndihmave financiare ndërkombëtare, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha fondet amerikane për institucionet shqiptare. Lista e institucioneve është e gjatë, në të cilat përfshihen ministritë, të gjitha shkallët e gjyqësorit, Parlamenti dhe komisionet tij hetimore, AKSK-ja, AKSHI-ja, SASPAC, si dhe të gjitha pushtetet komunale. Institucionet të cilat nuk do të marrin ndihmë financiare nga SHBA-të janë: Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të…

Lexo më Shumë

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike, Alibaba, ka lançuar së fundmi një model revolucionar të Inteligjencës Artificiale, i cili pretendon se tejkalon konkurrentët e tij, përfshirë DeepSeek dhe madje edhe modelet më të njohura në Amerikë si GPT-4 dhe Llama-3.1-405B. Njoftimi për modelin e ri, i njohur si Qwen 2.5-Max, ka shkaktuar një reagim të fortë në tregje, pas një javë të mbushur me zhvillime. Dita e hënë solli një rritje dramatike për DeepSeek, një start-up kinez për AI, që pretendoi se produkti i tij ofron performancë më të lartë dhe është më kosto-efektiv se modelet që përdoren aktualisht në Shtetet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë sot se, nuk do të pranohet dhe tolerohet fitime të jashtëzakonshme në kurriz të qytetarëve. Ai tha se disa tregtarë indidvidualë dhe ata të cilët kanë zinxhir marketesh, po sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke përfituar përmes çmimeve jashtëzakonisht të lartë të cilat i paguajnë qytetarët e kjo sipas tij, është sulm ndaj shtetit, qytetarëve dhe integritetit të përbashkët. Mickoski po ashtu njoftoi se, zinxhirët e marketeve Vero dhe Tineks, duke filluar nga sot do t’i nënshtrohen kontrolleve rigororoze, pas informatave të thëna dje, se u dërgojnë prodhuesve dhe furnizuesve të tyre marrëveshje të reja…

Lexo më Shumë

Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të thyerjes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg banorëve të tjerë, në një shpellë, siç edhe përkon me veprimet e tyre. Teksa po vazhdojnë jetesën aty, ata kanë vazhduar me diskutime për gjëra të ndryshme. Ka qenë artisti pejan që tha se të gjithë në shtëpi janë falsë përveç Egli Takos. Në bisedën me Klajin, ai u shpreh: “Krejt janë fake përveç njërës. Egli e ka tamam zemrën e pastër, është krejt si unë. Nuk është mendimi im, por është”. Tutje theksoi: “Nëse nuk…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të aplikojnë për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, KQZ-ja shkruan se aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime, ndërsa të dhënat personale të tyre mbrohen sipas ligjit. Gjithashtu, emigrantët ftohen të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER. “️ KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të…

Lexo më Shumë

Dy ministrat, ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, bashkë me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, kanë vizituar punimet në rrugën Prizren-Tetovë, transmeton Anadolu. Ministri Aliu gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij Hysen Durmishi, gjithashtu edhe ministri Nikolloski nga zëvendësja Kaltrina Zekolli-Shaqiri. Pas vizitës, ministri Aliu nëpërmjet rrjeteve sociale është shprehur se projekti me vlerë mbi 33 milionë euro do të rrisë bashkëpunimin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.3 kilometra, do të…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 513-të ka debatuar dhe ka marrë vendim rreth parashtresave dhe vërejtjeve që i kanë dërguar tek ata, qytetarët dhe personat juridikë, kryetarët e gjykave dhe gjykatat. Në rend dite të seancës ka qenë Plani vjetor për furnizime publike për vitin 2025, për të cilin në mënyrë plotësuese do të votohet pasi që një pjesë e anëtarëve kanë vërejtje për fondet shtesë për funksionimin e Këshillit gjyqësor dhe kërkuan tërheqje të Planit që të veprojnë, nëse kjo është e mundur, më shumë mjete. Sipas Selim Ademit, në Planin vjetor…

Lexo më Shumë

Kader Kicaj dhe Lumbardh Saliu ndanë rrugët me njëri – tjetrin në fundvitin e kaluar. Bazuar në deklaratat e Kaderit, ka qenë ajo që i ka dhënë fund romancës me Lumin, shkruan IndeksOnline. Bazuar në një foto të publikuar ditë më parë, duket se Lumbardhi nuk është dorëzuar dhe i ka shkruar përsëri Kaderit. Lumbardhi i ka shkruar Kaderit në Instagram më datën 11 dhjetor të vitit të kaluar, porse kjo e fundit duket se thjesht e ka injoruar, duke mos i kthyer asgjë. Kujtojmë se Lumi dhe Kaderi nisën romancën e tyre gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Prej sot fillojnë kontrollet rigoroze në markete dhe në objekte të tjera tregtare, paralajmëroi kryeminsitri Hristian Mickoski. Ai sot në mëngjes, pati koordinim me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut. “U dakorduam për hapat që do të ndodhin, duke filluar prej sot. Në konferencën e djeshme për shtyp nga kolegë tuaj u potencuan dy zinxhirë të marketeve të cilët bëjnë disa shkelje të ligjeve dhe procedurave. Sot ata do t’u nënshtrohen kontrollit rigoroz edhe në ditët në vijim. Sipas informatave me të cilat disponojmë, kemi përafërsisht rreth…

Lexo më Shumë

Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Në disa qytete raportohet për përmbytje. Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë: Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika. Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek…

Lexo më Shumë