Author: almakos

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar brenda territorit të vendit në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin për kapjen e pjesëtarëve të një grupi kriminel që merrej me falsifikimin e parave. Nga prokuroria themelore publike thonë se bëhet fjalë për një hetim ndërkombëtar, për të cilin momentalisht nuk mund të bëjnë të ditura shumë detaje me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të procedurave. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE “Po vijojnë aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Vijojnë veprimet policore dhe aktivitetet…

Lexo më Shumë

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore në vendin tonë, pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore, me rezultat rënien e temperaturave, pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore. Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar. Sipas SHMU, reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet…

Lexo më Shumë

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Xheneta këtë është duke e bërë që të shoh ndikimin e saj tek publiku. “Është e vetmja banore e Big Brother VIP Kosova 3 që nuk ka dalë në ndonjë emision ose që nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Padyshim se ajo po e luan këtë gjë, kjo heshtje e saj lidhet pikërisht besoj unë me pjesëmarrjen e saj në Big Brother-in e Shqipërisë dhe për këtë arsye ajo edhe ka…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN, i janë përgjigjur BDI-së, të cilët, në një komunikatë për media, deklaruan se VLEN nuk mund të fitojë e vetme, andaj edhe kërkon shpëtim tek VMRO-ja. “Çdokush që e ka nënvlerësuar inteligjencën e shqiptarëve është penduar, herët apo vonë. Meqë kjo udhëheqësi arrogante, e korruptuar dhe e kapur e BDI-së vazhdon ta injorojë vullnetin e shumicës së shqiptarëve, shumë shpejt do të marrë ndëshkim të ashpër. Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e…

Lexo më Shumë

Pas daljes nga shtëpia më e famshme ku triumfoi duke marrë çmimin e madh, Driloni mbetet edhe për një kohë në fokus të fansave të tij. Këtyre të fundit nuk iu shpëton asnjë detaj, përfshirë edhe personat që ai ndjekë në rrjete sociale. Boksieri 24 vjeçar nuk ka pritur shumë që të fillojë të ndjekë në rrjete sociale ‘fiksimin’ e tij nga super sezoni i dytë i BBVK. Fansat kanë pikasur që ai i ka bërë ‘follow’ bukuroshes Alba Vukaj të cilën e kishte përmendur disa herë edhe gjatë kohës sa ishte brenda Big Brother VIP Kosova. Kjo është interpretuar…

Lexo më Shumë

Në moshë të shtyrë dhe me probleme shëndetësore, Muharrem Bullatovci po detyrohet që të marrë rrugën në këmbë, ndërsa lagja e tij, Velania, vazhdon të qëndrojë e izoluar nga sistemi i transportit urban në Prishtinë. Kjo situatë e vështirë është komentuar nga një numër banorësh të kësaj lagjeje, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e linjave të autobusëve që do të lidhin këtë zonë me pjesët e tjera të kryeqytetit. Bullatovci, një nga ata që preken drejtpërdrejt nga ky problem, thotë se “autobusë nuk kemi pasur kurrë në këtë pjesë” dhe se ndjehet i braktisur nga autoritetet lokale.…

Lexo më Shumë

Fshati Jabllanicë i Gjakovës është mbuluar nga dhimbja pas humbjes tragjike të tre fëmijëve në shembjen e një shtëpie e cila, sipas burimeve, ishte një objekt i vjetër dhe i papërshtatshëm për t’u banuar.Ngjarja ka lënë një shenjë të thellë në komunitet, dhe rrëfimet e banorëve janë të mbushura me dhimbsuri dhe tronditje. Një nga ata që pati fatin të ndihmonte në kërkimet ishin banorët e fshatit, si Përparim Ademaj, i cili ndau momentet rrëqethëse të kërkimit të fëmijëve nën rrënojat e shtëpisë së shembur. ”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, kujton ai, duke treguar se…

Lexo më Shumë

Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri. Vijon puna intensive për kapjen e tyre Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre. U…

Lexo më Shumë

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore). Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar. Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në.“Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet.Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar.Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i…

Lexo më Shumë

Humbja tragjike e jetëve të tre fëmijëve nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës ka tronditur thellësisht opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ndërtuese në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites, kur një ndërtesë e braktisur u shemb befas, duke zënë nën rrënoja tre fëmijë që ishin në afërsi. Policia e Kosovës konfirmoi se rrethanat e shembjes ende nuk janë zbardhur plotësisht dhe se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Vdekjen e viktimave, bazuar në informacionet fillestare, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.…

Lexo më Shumë