Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 19.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.
Author: almakos
Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit që pësoi, meqë Gerta Gixhari i kishte hedhur alkool në sy. Duket se gjendja e tij është stabile dhe se është i gatshëm të vazhdojë garën. Gerta u tha se i hodhi alkool dy herë në sy Gjestit dhe se ishte e qëllimshme. Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga Vëllai i Madh. Edhe pse ndodhi kjo, Gerta me një pjesë tjetër të banorëve vazhduan darkën në oborr.…
Gjesti është kthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai u largua për pak kohë për të vazhduar trajtimin pas incidentit që pësoi, meqë Gerta Gixhari i kishte hedhur alkool në sy. Duket se gjendja e tij është stabile dhe se është i gatshëm të vazhdojë garën. Gerta u tha se i hodhi alkool dy herë në sy Gjestit dhe se ishte e qëllimshme. Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga Vëllai i Madh. Edhe pse ndodhi kjo, Gerta me një pjesë tjetër të banorëve vazhduan darkën në oborr.
Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, deklaroi sot se telefoni celular Vasill Jovanov e ka siguruar përmes një tjetër të paraburgosuri nga qelia fqinje, falë një polici burgu që e ka mundësuar këtë. “Informacioni është se vrasësi i Frosinës e ka siguruar telefonin nga një tjetër i paraburgosur nga qelia fqinje, falë një polici burgu i cili e ka sjellë një kuti me ëmbëlsira nga një qeli në dhomën ku ndodhet Vasill Jovanov. Për këtë është kryer një pagesë prej 250 eurosh jashtë, për vëllain e personit që i ka siguruar telefonin. Këta telefona janë konfiskuar”, deklaroi…
Gjesti ka lënë përkohësisht ambientet e shtëpisë. Kjo për shkak të një nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Gjatë ceremonisë së dasmës në shtëpi, Gerta i hodhi shampanjë dhe birrë në fytyrë pas një debati që patën mes tyre, duke e prekur edhe në sy.
Valbona e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dyshohet se është në lidhje jashtë. Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club” tha se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë. “E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja. Nga ana tjetër, motra e Valbonës ka reaguar, duke kundërshtuar këtë deklaratë. Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.
Aktorja e filmave për të rritur Alby the Goat, ka trazuar rrjetin me disa fotografi provokuese nga deti. Duke vënë të pasmet në plan të parë mahniti mijëra ndjekës, shkruan Indeksonline. Madje, ka të tillë që nuk përmbahen dhe I komentojnë edhe publikisht. “Ta hëngsha b..” ishte një koment drejtuar aktores.
Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka përfunduar aksioni “Vardari, ndërsa të dhënat flasin se janë arrestuar 10 persona.Po ashtu janë sekuestruar para nga valuta të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe 500.000 euro.“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua para në vlerë prej rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 sikla izraelite, 500 korona kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla. Gjithashtu u gjetën rula të nxehta, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe vula që përdoreshin për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të…
Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) janë dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që tmerroi dhe panikosi mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe. Për fat të mirë nga sulmi nuk pati viktima. Mbrëmë në fshatin Gruemirë dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 27 vjeç kishin shkuar për të vjedhur, por janë pikasur nga tre banorë të fshatit, me të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Burime për News 24 bëjnë me dije se njëri prej autorëve të shpallur në kërkim,…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se oficerët e policisë së SBPOK-ut, në bashkëpunim me policinë nga Maqedonia dhe Europoli, në kuadër të operacionit të madh me emrin e koduar “Vardar”, dhe me urdhër të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar, sot në territorin e Serbisë arrestuan gjashtë anëtarë të një grupi kriminal të organizuar, të dyshuar për veprën penale të bashkimit për kryerjen e falsifikimit të parave.Sipas Daçiqit, gjithsej gjashtë persona janë arrestuar në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, është gjetur një sasi e madhe parash…
Pas më shumë se dy javë, ish-banorja e “BBVK” Drenusha Latifi ka reaguar në Instagram. Ajo ka pasur disa fjalë për përkrahësit e saj gjatë këtij rrugëtimi. Reagimi i saj: “Të dashur ndjekës dhe mbështetës, Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju…
Një 40- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Rimini, në Itali, nën akuzat për dhunë, përdhunim, përndjekje, rrëmbim dhe zhvatje, të kryera ndaj të dashurës së tij. Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se shqiptari është denoncuar nga partnerja tij, pasi ai e kishte dhunuar dhe i kishte shkaktuar shenja të rënda në trup. Ajo është paraqitur në komisariat me shenja mavijosjeje në fytyrë, si dhe një frakturë në gojë, që sipas saj, i ishin shkaktuar nga partneri i saj. Gruaja ka treguar se edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte…

