Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Author: almakos
Një incident i frikshëm ndodhi sonte në Prishtinë kur u raportua për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, dhe lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në bisedë me Klankosova.tv. Ahmeti tha se sipas të dhënave fillestare, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga incidenti. Kjo ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të qytetarëve për sigurinë në zonë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar hetimet për të zbuluar rrethanat dhe arsyet e gjuajtjes. Incidentet e ngjashme janë shqetësuese për qytetarët dhe autoritetet,…
Gerta Gixhari është njëra nga banoret më të përfolur në ‘Big Brother VIP Albania’ e cila po vazhdon të krijoj dinamika të ndryshme në shtëpi. Në mediat rozë shumë herë është diskutuar raporti i saj me motrën, ish-opinionisten e ‘BBV-Kosova’ Oltën, shkruan Kosovarja. Por Olta sonte ka bërë postimin e veçantë duke e quajtur “Liderja e motrës”.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave. Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Kanë zbarkuar në Bari 43 emigrantët që u larguan nga porti i Shëngjinit me anijen e patrullës së Rojës Bregdetare italiane. Gjykata e Romës kundërshtoi mbajtjen e tyre në Gjadër, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta” nga ana e autoriteteve italiane. Sipas Gjykatës, duke qenë se për çështjen, ka interpretime kundërthënëse mes të drejtës europiane dhe asaj italiane, rasti i është lënë gjykimit përfundimtar nga Gjykata europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt. Migrantët ishin kapur fundjavën e shkuar në ujërat ndërkombëtare. Procesi gjyqësor pë…
Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lirohet nga spitali të mërkurën. Biznesmeni Elton Ilirjani kështu bëri të ditur, duke thënë se artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi…
Pasditen e kësaj të shtune (1 shkurt) në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil, dy persona kanë kryer akte vandalizmi. Ata janë kapur nga kujdestari i kishës, duke thyer e dëmtuar objektet e kultit. Personat e dyshimtë, kur kanë parë kujdestarin e kishës janë larguar dhe ndërsa kanë qenë duke ikur, kanë lëshuar edhe fjalë kërcënuese në drejtim të tij. Pas ngjarjes, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e tyre.
Reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Lotina duket se kanë vendosur që lidhjen e tyre ta qojnë në një fazë tjeter. Ajo para disa ditësh ka postuar disa fotografi në Instagram nga një dhomë hoteli, e komenti i Mozzikut ka marr vëmendjen e madhe. Në gjuhën spanjolle, ai i ka propozuar martesë asaj. ”Dëshiron të bëhesh gruaja ime”, shkruhej aty. Nuk dihet nëse Mozziku e ka pasur seriozisht, pasi fansat e tyre presin që propozimi i martesës të jetë diçka madhështore e jo me vetëm një koment. Postimi:
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në një familje në Tiranë, ku babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni ka goditur për vdekje me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni. Burime për gazetarin Igli Çelmeta bën me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt pranë banesës së tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital. Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të…
Pas shumë kohesh, bashkëshortja e Hashim Thaçit është shfaqur në publik pranë djalit të tij Endritit. Endriti ka ndarë një moment të veçantë në rrjet ku shihet me nënën e tij në veturë teksa i ka dhuruar një zemër simbolike. shkruan Kosovarja. Nanën e birë shfaqen të lumtur si asnjëherë më parë pranë njëri tjetrit. Kujtojmë se kohës së fundit Endriti i është bashkuar fushatës zgjedhore andaj nuk kanë munguar daljet publike të tij.
Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit. Miku i tij Xhani ka publikuar një story teksa është shprehur “Sonte në Big Brother do këtë një surprizë për Gjestin” duke etiketuar këngëtarin. Ndërkohë që publiku dhe shikuesit janë në ankth për të parë reagimin e tij, është ende e paqartë se cila do të jetë surpriza që do të mund të ndryshojë rrjedhën e mbrëmjes. Mesa duket spektakli i kësaj nate pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani për Gjestin.
Mikja e fëmijërisë së Kim Kardashian ka vdekur pas një beteje të gjatë shëndetësore. Lindsay May ndërroi jetë pas një beteje me kancerin. “Ka qenë shumë e vështirë për Kimin, sepse ajo e kishte njohur Lindsay që kur ishte fëmijë”, tha një burim.

