Kanë përparuar hetimet për vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson. Sipas mediave italiane, mësohet se është marrë nën hetim edhe nëna e autorit 23-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndihmuar të birin të fsheh trupin e pajetë të Ilarias, duke e futur në valixhe dhe më pas duke e hedhur në një greminë. Hetuesit që në fillim kishin dyshime për rolin e prindërve të Samson, megjithëse ky i fundit ka thënë se ka vepruar vetëm. Siç raporton LaPresse, nëna është nën hetim për ndihmë në fshehjen e trupit të pajetë, pasi…
Author: almakos
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një fotografi në rrjetin e saj social Instagram që ka rrëmbyer vëmendjen dhe admirimin e ndjekësve të saj. Me një buzëqeshje të ngrohtë dhe një pamje të sofistikuar, Albina është shfaqur me një veshje elegante të zezë që përkrah hijeshinë e saj natyrore dhe stilin e veçantë. Në fotografinë e publikuar, e cila është bërë virale brenda pak orësh, Albina shihet duke pozuar para një sfondi piktoresk, me qiellin në perëndim që krijon një atmosferë të qetë dhe romantike. Ajo mban veshur një fustan të zi me shkëlqim dhe një…
Këtë javë, emisioni Kojshia Show solli një diskutim të thellë dhe provokues me konspiracionistin e njohur Alfred Cako, i cili ndau mendimet e tij tronditëse mbi të ardhmen e feve dhe ndikimin e tyre në politikën globale. Cako sugjeron se fe të mëdha si krishterimi, islami dhe judaizmi, do të humbasin gradualisht influencën e tyre në shoqërinë moderne. Ai argumenton se shoqëritë bashkëkohore po përballen me një krizë të besimit që do t’i detyrojë njerëzit të kërkojnë një formë të re besimi, një fe që mund të bashkojë të gjithë nën një ide të përbashkët. Një nga argumentet e tij…
Rozana Radi është shpallur finalistja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Ajo ishte në televotim me Gerta Gixharin, me ç’rast edhe fitoi, duke u shpallur finaliste nga publiku. Gazetarja në ditën e sotme (e diel) është parë duke qarë në lidhje me këtë, duke thënë se nuk ia pranon vetes. E njëjta iu drejtua Gjestit se e pranon të fitoi ai, por jo Rozana përfshirë këtu edhe Laert Vasilin. “Për Zotin e madh me fitu ti e pranoj, por me fitu ata nuk e pranoj”, tha ajo teksa shihet duke qarë. E këngëtari pejan paralajmëroi…
Përdoruesit e WhatsApp janë shprehur të pakënaqur me një veçori të re të Inteligjencës Artificiale, që ata e konsiderojnë si irrituese dhe të panevojshme. Meta AI, që u integrua për herë të parë në WhatsApp në vitin 2023, është reklamuar si një chatbot i dobishëm që mund të ofrojë përgjigje për pyetje, t’ju ndihmojë të mësoni diçka të re ose të krijoni ide inovative. Megjithatë, shumë përdorues tani shprehin shqetësime se ky funksion i ri po u prish përvojën e tyre të përdorimit të aplikacionit. Një nga arsyet kryesore të zemërimit është se përdoruesit nuk kanë mundësinë për ta çaktivizuar…
Hoxha i njohur, Ahmed Kalaja ka reaguar pas deklaratës së tmerrshme të banorit të BBVA, Laert Vasili. Në një përplasje me Gjestin, Laerti është shprehur se ”Allahu Ekber thojnë ata që presin koka”, duke iu referuar terroristëve. Kalaja ka reaguar menjëherë, ku ka kërkuar të merren masa ndaj tij nga produksioni, Komisioni Kundër Diskriminimit dhe Institucionet.
Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm. Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit. Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius. Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Për informacionet se VLEN i ka bërë ofertë për 35% komunave dhe 45% e listave, kryetari i ASH-së, Taravari pas përfundimit të Kuvendit partiak, konfirmoi se është e vërtetë, por i intereson edhe ndarja e partive të tjera të koalicionit. “Ato na e kanë dhënë këtë ofertë, dmth është dërguar dje mes deputetëve…ne nuk e dimë ato si e kanë ndarë mes vete, sepse neve na intereson edhe si është ndarja, çfarë merr Besa, ku është Alternativa, ku është LD-ja, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha Taravari, raporton SHENJA. ASH sot e ka zgjedhur nënkryetarin e partisë, Idriz…
Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë në qafë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase, Mark Samson. Siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës. Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.…
Një përplasje mes Gjestit dhe Laertit, ka bërë që ky i fundit të lëshojë një deklaratë fyese ndaj besimtarëve islam. Në një debat ku po përmendej debati me Jozin dhe varësen e tij me kryq, Laerti thotë se Gjesti ka thënë “Allahu-Ekber”, shkruan reporteri. Gjesti insiston se ai gjithmonë e thotë këtë gjë, dhe Laerti vazhdon duke thënë se këtë gjë e thonë terroristët. “Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti i nervozuar.
Edhe pse ka shumë paqartësi për funksionimin e mëtejshëm të partnerëve të koalicionit, me zhvillimet e fundit të Arben Taravarit, kryeministri Hristijan Mickoski, këmbëngul se shumica parlamentare është stabile. Si për ta dëshmuar këtë, në Tetovë, për 700 metra rrugë, kishin ardhur gjysma e kabinetit qeveritar. I pyetur nëse njëri nga liderët e koalicionit VLEN Arben Taravari, do të largohet nga koalicioni dhe se liderët e tjerë a i kanë kërkuar kryeministrit që Taravarin ta largoj edhe nga Qeveria, ai u përmbajt të komentoj këto pohime. Hristijan Mickoski, kryeministër “Unë do të përmbahesha nga çfarëdolloj komentimi. Vetëm do të thosha…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi po vazhdon ta shfaqë hapur mbështetjen për Gjestin, në garën e këtij të fundit në Big Brother VIP Albania Kësisoj, në një koment të fundit në Instagram, Stresi ka shprehur besimin e tij të plotë për Gjestin, duke e quajtur atë “fitues të padiskutueshëm” të edicionit aktual të BBVA. “Fitues i padiskutueshëm i datës 19 prill”, shkroi Stresi. Ky koment shpërthyer reagime të shumta nga ndjekësit e të dy personazheve, duke rritur më tej emocionet rreth dinamikes së këtij sezoni dhe fituesit potencial. Kujtojmë se Gjesti është ndër emrat…

