Policia e Kosovës ka arrestuar 16 shtetas serbë, në mesin e të cilëve kishte edhe oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë. Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren. Të arrestuarit udhëtonin në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Gjatë kontrollit, janë gjetur prova që i lidhin këta persona me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që mori pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë.…
Author: almakos
Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, njëri prej i dënuar me 2.5 vite burg, ndërsa për tjetrin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për pastrim parash. Njoftimi: Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” 1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë…
Shqiptarja Ilaria Sula, e cila u vra më mënyrë makabre nga ish i dashuri filipines Mark Simson, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ka qenë babai i Ilarias, Flamur Sula që ka dhënë lajmin se 22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni. “Të dashur miq dhe të afërm, ju informoj me keqardhje të skajshme se varrimi i të dashurës sonë Ilaria do të bëhet të hënën më 7 prill në orën 14:00. Kortezh do të niset në këmbë nga shtëpia në Viale dello Stadio, 5 dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë. Faleminderit atyre…
Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë. Për ditën e sotme moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit. Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius. Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
21:32 | 6 Prill 2025E.GSipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që edhe gjatë muajit prill, të kemi reshje të borës. Në disa krahina të trevave shqiptare ky mit kujtohet në fillim të muajit kur marsi i mori ditë borxh shkurtit ç’ka shpjegon edhe arsyen se përse shkurti është muaji më i shkurtër. Ndërsa për krahina të tjera, ajo kujtohet në dy ditët e fundit të marsit. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë…
Aktori dhe moderatori i dashur i publikut shqiptar, Olsi Bylyku, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një selfie të freskët që ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale. I njohur për energjinë pozitive dhe sensin e humorit, Olsi ka postuar një foto në të cilën ai shfaqet me një buzëqeshje të gjerë, i veshur me një bluzë të bardhë me dizajn minimalist dhe një zinxhir argjendi që i shton stilit të tij elegancën e zakonshme. Në foto, që mban shënimin “2h” në Story, Olsi duket se ndodhet në një ambient të brendshëm me dritë të ngrohtë dhe…
Meta sapo ka zbuluar versionin më të fundit të modelit të saj të Inteligjencës Artificiale, të quajtur Llama 4, që përfshin dy variacione: Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick. Ky model i ri është një sistem multimodal i AI, që do të thotë se ai është në gjendje të përpunojë dhe të integrojë lloje të ndryshme të dhënash, duke përfshirë tekst, imazhe, video dhe audio. Meta, në një deklaratë, theksoi se Llama 4 është një progres i jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë, duke ofruar mundësi të reja për të krijuar dhe përpunuar përmbajtje në mënyra inovative. Llama 4 Scout…
Një kamion ka bllokuar përkohësisht aksin Strugë–Qafë Thanë, pasi ka rrëshqitur për shkak të reshjeve të dëborës që kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit. Policia bën me dije se autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit. Ndërkohë, policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit, pasi reshjet e dëborës vijojnë ende dhe fushëpamja është e kufizuar. Sakaq, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë…
Reperi i njohur, Don Xhoni është shumë aktiv me projekte muzikore, por nuk i lë anash as rrjetet sociale. Ai me fansat e tij ndan shpesh momente të ndryshme, sidomos në llogarinë e Instagramit. E sot ai ka ndarë një fotografi, të cilën e ka realizuar në borë, pasi sot pati reshje në disa vende të Kosovës. “Plakat u shkunden, pleqtë i shkundi vet”, ka shkruar Don Xhoni.
Mbrëmjen e 28 marsit, tre ditë pas vrasjes dhe zhdukjes së Ilara Sulës, ish i dashur i saj, Mark Samson, autor i krimit, ka dalë për të ngrënë pica me një shokun e tij, ndërkohë që të gjithë kishin ngritur alarmin për zhdukjen e 22-vjeçares shqiptare. Shoku i Mark Samson, ka deklaruar se atë natë gjithçka i ishte dukur normale, por gjatë udhëtimit me makinë, ai ka vënë re se tapiceritë e mjetit ishin të ndotura me baltë dhe se Marku kishte në xhep dokumentin e identifikimit të Ilarias. “Me Markun u takuam mbrëmjen e 28 marsit, dolëm për të…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e qarkullimit të mjeteve në akset rrugore në vend, për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore. Raportohet se aktualisht po punohet në mënyrë që të mbahen hapur akset rrugore për qarkullimin e mjeteve, ndërkaq të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. “Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika”, thuhet në njoftim. Njoftimi Informacion…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) rizgjodhi të dielën Venko Filipçen si kryetar të partisë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të drejtpërdrejta brendapartiake. Filipçe, i cili ishte kandidati i vetëm në garë, mban këtë post që nga qershori i vitit 2024, kur u zgjodh pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga udhëheqja e partisë. Procesi i votimit u zhvillua në 78 vendvotime në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së, me qendrat e votimit të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00. Sipas të dhënave zyrtare nga partia, Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbyllur listën zgjedhore me gjithsej 23.712 anëtarë aktivë. MARKETING

