Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që vulat e ASH-së, t’i takojnë Zijadin Selës.Taravari tha se ata do të ankohen për vendimin dhe se do të presin vendimin përfundimtar, siç e quan ai, “seriali absurd”.“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:Do e mbajnë BDI besoj…Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.Dhe sa për sqarim…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një i moshuar është vetëhedhur nga lartësia e Spitalit të Sanatoriumit pasditen e sotme, duke ndërruar jetë. Viktima është shtetasi M.K., rreth 75 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05 të pasdites së sotme. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon…
Ditën e sotme Gerta dhe Laerti kanë biseduar në lidhje videon që panë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”, ku tregohej deklarata e Xhenetës në “Fan Club”. Gjithashtu ata komentuan fjalët e Gjestit dhe Eglit pasi dëgjuan fjalët e ish-partneres së banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gerta shprehet se e ka pyetur Gjestin nëse janë puthur me Eglin apo dhe nëse kanë krijuar një lidhje, dhe kanë dashur që t’a mbajnë sekret. “Jo për Zotin nuk jemi lidhur, tha. Kur flini në një krevat ça mendon se duhet të mendojmë dhe ne, ça ndodh? Nuk prekeni…
Gjykata e Apelit të Firences ka konfirmuar dënimin me 30 vjet të Elona Kaleshës për vrasjen e vjehërrve të saj shqiptarë, Teuta dhe Shpëtim Pasho , trupat e të cilëve u gjetën në katër valixhe në një fushë në Sollicciano në dhjetor 2020, pesë vjet pas zhdukjes së tyre. Elona Kalesha ishte e pandehura e vetme për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, të zhdukur në nëntor 2015 dhe eshtrat e të cilëve mbaheshin në katër valixhe në një fushë midis autostradës Firence-Pisa-Livorno dhe burgut Sollicciano. Brenda kishte mbetjet e një burri dhe një gruaje, të copëtuara dhe…
Ndërsa Kosova përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, analistët politikë tërheqin vërejtjen se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale. Kjo krizë bën që institucionet e shtetit të mos funksionojnë normalisht dhe të mos arrijnë t’i përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore. Një krizë e tillë ndikon në stabilitetin e vendit dhe shkakton pasiguri për qytetarët dhe investitorët, duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. “Unë nuk shoh mundësi që Qeveria e Kosovës të formohet së shpejti”, thotë për Radion Evropa e Lirë Donika Emini nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit. Ajo thekson se nevojiten bisedime…
Zëdhënësi i Këshillit Europian ka reaguar pas hetimit dhe debatit që po zhvillohet pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një prononcim për News24, ai thekson se po ndjek nga afër zhvillimet për hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që në mesazhin e zëdhënësit së delegacionit të BE në Tiranë theksohet se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa ndërhyrje politike. “Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës…
Pasi Prime përfundoi mbrëmjen e djeshme, Gjesti ka qëndruar me disa prej banorëve dhe ka deklaruar se prezenca e Eglit ndikon shumë në lojën e tij. “Prezenca e Eglit, mos me fol me atë më ndikon shumë, e them edhe vet. Jam mësuar me të. Unë po flas se çfarë ndjej, pra më ndikon. Por njeriu arrin të jetojë pa nënë e pa baba e jo më pa njerëz të tjerë”.
Një aksident i rëndë është shënuar mesditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo, nga ku raportohet se ka mbetur një viktimë. Mësohet se deri më tani përveç viktimës, kanë mbetur e disa të plagosur. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Sakaq, policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.
Ligji për përfaqësimin e drejtë ka përplasur sot politikanët shqiptarë në Kuvend. Gjatë seancë për pyetje të deputetëve të opozitës drejtuar qeveritarëve, Dijana Toska nga Fronti Evropian ka kërkuar llogari nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai se pse nuk janë propozim ligji për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve nuk është gati ende dhe nuk është publikuar për opinionin. Ajo tha se, pavarësisht faktit se, Fetai premtoi këtë gjëtë shumë javë më parë, ai mbetet një premtim i pa papërmbushur, derisa vazhdon stagnimi i shqiptarëve në këtë aspekt. Dijana Toska, Fronti Evropian “Nuk e kuptojmë pse pas 18 të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë seancës me dyer te mbyllura në GJKKO ka replikuar me prokurorin e çështjes së tij Ols Dado. Burime nga seanca bëjnë me dije se Velaij është shprehur se Prokurori e ka personale me kryebashkiakun. Mesohet se Veliaj ka kërkuar që Prokurori Dado të tërhiqej nga çështja e tij. Po ashtu burime raportojnë se gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me deklaratat me tone të ashpra të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, ndaj punës së SPAK dhe GJKKO. Përmes një reagimi zyrtar, KLP shprehet se të gjithë duhet të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, në mënyrë që të mos ketë ndikime të jashtme në dhënien e drejtësisë. “Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.“, shkruan KLP. Sakaq, KLP shton…
MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, por është i gatshëm të bisedojë me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për të gjetur modalitetin e saktë se si do të bëhet pagesa. Ajo pagoi 4.3 milionë euro tatim solidar, që ishte shuma më e madhe e paguar nga çdo kompani në vend për këtë qëllim. “Ishim një nga kompanitë më të prekura nga Ligji i tatimit solidar dhe është normale që të kërkojmë menjëherë paratë që kemi paguar padrejtësisht, sepse na duhen për parashikueshmëri dhe buxhetim, edhe pse kemi një afat pesëvjeçar për ta bërë…

