Author: almakos

Tetë personat e arrestuar në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot, 17 janar, para Gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë të policisë së shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela. Në pranga ka rënë edhe shtetasja Violeta Uka, përgjegjëse për njoftimin e sallave operative gjatë shoqërimit. Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, në kuadër…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e SPAK dhe BKH të zhvilluara ditën e djeshme, 16 janar, në disa zyra “call center” në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulleluksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara. SPAK nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi vazhdon. [embedded content]

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF). Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Produktet e identifikuara janë: BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027 BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027 BEBA PRE 800G…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thotë se është mirë që liderët e partive ndonjëherë të takohen drejtpërdrejt, në vend që të komunikojnë përmes ndërmjetësve. Ajo vlerëson se pas takimit të fundit të liderëve, të gjithë “kanë qenë të relaksuar dhe të bindur se hapi i radhës do të jetë edhe më i mirë”, por shton se aty duhej të ishte edhe lideri i opozitës së LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas saj, ka ardhur koha që liderët të ulen dhe të krijojnë zgjidhje për Kodin Zgjedhor, jo në fund të mandatit, por në fillim të tij, dhe jo vetëm për çështjen e njësisë zgjedhore.…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para grupit parlamentar socialist, teksa hodhi idenë e një parlamenti të ardhshëm me 100 deputetë. Shehi mendon se Ramës i duhet një narrativë e re pas atyre skandaleve dhe hajdutllëqeve sipas tij. Nga ana tjetër ai shton se thelbi nuk qëndron te ndryshimi i numrit të deputetëve, por te ndryshimet e gabuara në Kushtetutë në vitin 2008. Dashamir Shehi: Një herë se nuk ka çfarë ofron, më në këtë kohë skandali. Kudo del një hajdutllëk i madh. I duhet një narrativë…

Lexo më Shumë

James Abdey, Drejtor Akademik i Asociuar në departamentin e Statistikës pranë London School of Economics (LSE) foli për programet Bachelor që po sjell Universiteti Luarasi. I ftuar në podcastin “Luarasi”, akademiku britanik theksoi se përmes këtij bashkëpunimi, universiteti Luarasi sjell për herë të parë programet e LSE-së në Shqipëri. Ai deklaroi se Abdey do të bëhen shumë provime simuluese si parapërgatitje për formatin e provimit. Akademiku nënvizoi se viti i parë i studimeve është konceptuar si një fazë përshtatjeje, me pritshmëri më të moderuara krahasuar me vitet pasuese. Kjo, sipas tij, u jep studentëve kohën e nevojshme për t’u mësuar…

Lexo më Shumë

James Abdey, Drejtor Akademik i Asociuar në Departamentin e Statistikës pranë London School of Economics (LSE), ishte sot i ftuar në podcastin “Luarasi”, ku foli për përvojën e tij gjatë trajnimeve akademike në Universitetin Luarasi. Abdey theksoi se fokusi i trajnimeve është përmbajtja akademike dhe implementimi i një qasjeje të re mësimdhënieje, sipas modelit të LSE-së, të cilën e cilësoi si potencialisht revolucionare për Shqipërinë. Sipas tij, në vlerësimin e studentëve rëndësi më të madhe sesa përgjigjja e saktë ka metoda e ndjekur dhe aftësia për të shpjeguar procesin e të menduarit. Ai vlerësoi angazhimin e stafit dhe studentëve, duke…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00. “Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit…

Lexo më Shumë

Nga kjo fundjavë, Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit, e cila do të sjellë rënie të temperaturave dhe krijim të akullit, sidomos gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit. Ajri i ftohtë do të depërtojë nga lindja dhe verilindja, por reshjet do të jenë të pakta dhe nuk pritet dëborë e madhe. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, dita më e ftohtë do të jetë e marta, me temperatura minimale deri në -9 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë. MARKETING

Lexo më Shumë

Valdet Hashani, drejtori i QKMF-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal ka arritur një nivel të lartë, me mbi 11 mijë qytetarë të vaksinuar që nga fillimi i sezonit. Kjo shifër tregon angazhimin e qytetarëve për të mbrojtur shëndetin e tyre në këtë periudhë të vitit. Në një intervistë për Klan Kosova, Hashani theksoi se deri më tani janë aplikuar mbi 11 mijë doza vaksine, një numër që është në përputhje me vitet e kaluara. Ai theksoi se Prishtina ka një traditë të fortë në vaksinimin e qytetarëve, duke arritur rreth 10 mijë e 500…

Lexo më Shumë