Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë një vlerësim të thellë të rezultateteve të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, duke pranuar përgjegjësinë për mosarritjen e objektivave të vendosura, por duke evidentuar gjithashtu rritjen e dukshme të partisë së tij. Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora, Abdixhiku e bëri këtë deklaratë në një postim në Facebook, ku nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga qytetarët. Ai theksoi se, megjithëse rezultati nuk ishte ai që ishte pritur, LDK është rritur dukshëm sa i përket numrit të votave dhe deputetëve të zgjedhur. “Tani që numërimi i votave po i…
Author: almakos
Pas ankesave të banorëve në zonat e ish-parkut të autobusëve dhe “21 dhjetorit”, lidhur me hapësirat e ngushta publike të shkaktuara nga automjetet, uniformat blu kanë ndërmarrë një aksion për spostimin e këtyre makinave. [embedded content] Në këto zona, blutë spostuan me karrotrec 17 makina të parkuara në mënyrë të gabuar, të cilat kishin bllokuar qarkullimin e lirë. Për secilin rast, drejtuesit e automjeteve janë gjobitur me vlerë 3000 lekë.
Një shtetas 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ku ai jetonte me qira prej disa vitesh, në lagjen Partizani, në qytetin e Elbasanit. I ndjeri është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet, pasi u shprehën të shqetësuar se 65 vjeçari nuk kishte dalë nga apartamenti këto ditët e fundit, dhe kur i kanë hapur derën kryesore e kanë gjetur të pajetë në korridorin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal…
Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë ligji për lirim nga kontributet dhe rritje të pagave. Sipas deputetes së Sanja Llukarevska me këtë propozim ligj kërkojnë rritje të pagave për 15 000 denarë për 400 000 të punësuar.“Grupi parlamentar i LSDM-së propozon zgjidhje ligjore me të cilën do ju ndihmohet edhe të punësuarve edhe kompanive dhe do të siguroj të ardhura shtesë në buxhet. Me këtë ligj, të cilin LSDM do ta dorëzoj në Kuvend, punëdhënësit në sektorin privat do të mund ti rrisin pagat e të punësuarve të tyre prej 3 000 deri në 15 000 denarë, pa u…
Për këngëtaren e njohur, Leonora Jakupin sot është një ditë e veçantë. Ajo sot feston ditëlindjen, me ç’rast ka ndarë edhe një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. “03.03”, ka qenë mbishkrimi i Leonorës për fotografinë e publikuar.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 30 vjeçarin i cili u ekstradua nga Madridi, pasi akuzohet për kultivim dhe prodhim kanabisi në një serë pranë banesës së tij në Shkodëer. Bëhet fjalë për shtetasin F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë…
VLEN sot akuzon se Artan Grubi është prapa idesë që BDI të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale. “BDI e di se ka vetëm një mënyrë për të shmangur humbjen: të bojkotojë zgjedhjet dhe të provokojë tensione në ditën e votimit! Kjo është karta e tyre e fundit, sepse e dinë që shqiptarët nuk u besojnë më dhe nuk i duan më në pushtet. Ali Ahmeti vetë e pranoi nga Likova: BDI po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale! Çfarë tregon kjo? Që BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – por vetëm frikën nga shantazhi. Kjo parti,…
Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj te Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, prona të grabitura e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë zgjidhje “Tak Fak” në News24, një emision i ri që Starton së shpejti në televizionin më të ndjekur informativ në vend. [embedded content] Programi te ri “TakFak” vjen së shpejti në News24 nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë që do të jenë pranë jush për…
TikTok, Reddit dhe Imgur do të hetohen nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar mbi mënyrën se si ata përdorin informacionin personal të përdoruesve adoleshentë. Në një kohë kur shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave gjithnjë e më shumë po rriten, Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) ka njoftuar se do të fillojë një hetim të hollësishëm mbi platformat sociale si TikTok, Reddit dhe Imgur. Hetimi do të përqendrohet në mënyrën se si këto aplikacione e trajtojnë informacionin personal të përdoruesve të rinj, veçanërisht ata në moshën nga 13 deri në 17 vjeç. ICO…
Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Madridi pasi akuzohet se ka kultivuar dhe prodhuar rreth 87 kg kanabis. Është ekstraduar shtetasi F.Gj., 30 vjeç, lindur në Koplik, i cili akuzohet se kultivoi bimën narkotike në një serë në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ngjarja daton që në tetor të vitit 2022, kur blutë i zbuluan serën me narkotikë në afërsi të banesës së të riut. NJOFTIM Interpol Tirana Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për…
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Gresa Gashi ka bërë aksident me veturë në një lagje të Prishtinës, shkruan Periskopi. Gresa ka publikuar në Tik Tok pamjet e aksidentit ku shihet se është e përfshirë edhe një veturë tjetër. Aktorja u shpreh se është tronditur nga aksidenti pasiqë goditja nga vetura ishte në anën e shoferit. ‘’Unë nuk jam bash bash mirë, por okej… shnosh’’, ka thënë në video aktorja derisa ishte duke shkuar në stacion të Policisë.
Një 15 vjeçar në Mirditë është arrestuar pasi u kap në flagrancë teksa transportonte armë dhe municion. [embedded content]Në pranga ka rënë i mituri E.S., 15 vjeç, me vendbanim në Burrel. Sipas njoftimit të uniformave blu, adoleshenti po transportonte 3 granata, 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak. Ende nuk dihet qëllimi i transportimit të këtyre sendeve nga i mituri, por blutë shprehen se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të rëndë. Njoftim Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”.Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap…

