Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili se “bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në është vetëvrasje politike”. Nga BDI thonë se kjo vjen pasi ata si parti promovojnë një shtet të barabartë, mbrojnë karakterin multietnik, dhe hapin, siç thonë portat euroatlantike.“Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve? E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”. E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit –…
Author: almakos
VLEN sot përmes një kumtese ka akuzuar BDI-në se po vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE-në me gënjeshtra për kinse “deshqiptarizim”. “BDI tjetër gjë flet para opinionit, krejt tjetër gjë bën pas perdeve. Kështu, Ahmeti gjatë fushatës, në stil “maço”, shpërndante “keksa dhe gurabi”, e që më pas, kur e pa rezultatin, të ofrohej me katër ministri, pa kryetar Kuvendi, vetëm që të futej në Qeveri në vend të VLEN-it. Në opinion kërcënoheshin me “çizme në tavan”, ndërsa në terren, me urdhër të LSDM-së, arrestonin shqiptarë të pafajshëm vetëm pse kishin guximin të mbronin të vërtetën për spitalin modular. Nëse dikush ka…
Gjykata e Korçës ka caktuar masen e sigurise arrest me burg,me kerkese te Prokurorise se Korces per Kejsi Spahillarin e cila akuzohet per vrasjen e te dashurit te saj Antonio Karafili,ngjarje e ndodhur 7 vite me pare ne Voskopojë. Edhe pse ngjarja u rregjistrua dhe hetua si vetevrasje,pasi 18 vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me carcaf ne nje peme ne perferi te fshatit Voskopoje,prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vleresuar indiciet,te cilat implikonin ne ngjarje te dashuren e Antonios, Kejsi Spahillari dhe te riun tjeter Rexhep Vathi. Nga idiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe…
Angazhimi i Agjencisë së Kadastrës, përfshirja e pushtetit vendor bashkë me marrëveshjet me gjeodetët për hartëzimin e pronave dhe saktësimin e të dhënave kadastrale duket se nuk kanë mjaftuar për të mbyllur njëherë e mirë çështjen e legalizimit të ndërtesave pa leje. Tashmë radhën e kanë vetë qytetarët, duke vetë deklaruar në njësitë administrative, si një inicim për legalizimin e më tej regjistrimin e pronës, një metodë kjo e përdorur edhe më herët. Skemën e re që do të implementohet së shpejti e ka shpjeguar ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, në një intervistë për mediat bashkë me premtimin për ta…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA. Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor. Pse duheshin 6 mln dollar nëse ishte damka e një komploti e Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve, pse duhej kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vendosur në vend një padrejtësi kaq e madhe që u tha se…
Sot, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, u zhvillua ceremonia e varrimit të heroit dhe ish-veteranit të luftës, Naser Shala, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Ftyra”. Naser Shala ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një kontribuues i dalluar në rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit të vendit. Ai përfaqësoi jo vetëm luftën për liri, por gjithashtu përkushtimin për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Një nga karakteristikat dalluese të Naser Shalës ishte përkushtimi i tij tejet i lartë, i cili shfaqej në të gjitha…
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të largohet nga posti i kryeministrit. Rama tha se “ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun.” Ndër të tjera ai u ndal edhe te akuzat e opozitës, duke theksuar se “faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë.” Rama: Kemi ende një rrugë për të bërë…
Prokurori Ed Martin bën akuza të rënda ndaj Wikipedia-s, duke pretenduar se ajo po manipulohet nga aktorë të huaj. Administrata Trump ka nisur një përpjekje të re për të kontrolluar informacionin publik, me fokusim të veçantë në Wikipedia, platforma më e madhe për informacion të hapur në internet. Kjo lëvizje shkakton shqetësime të mëdha për ndikimin e mundshëm në lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion të besueshëm. Ed Martin, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për Distriktin e Kolumbias dhe një emërim nga Trump, dërgoi një letër Fondacionit Wikimedia, duke akuzuar atë për përhapjen e propagandës dhe duke kërcënuar se…
Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 26 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-12 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë.
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spektaklin Ferma VIP 2. Gjatë javës Ylli tregoi se ai jashtë ka qenë i martuar por tashmë ka nisur procesin e divorcit. Deklaratë kjo e cila nuk i ka pëlqyer aspak gruas së tij, e cila ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. Ajo me anë të një letre në redaksinë e Ferma VIP 2 sqaron se me Yllin ka bashkëjetuar vetëm 2 javë, dhe se janë martuar vetëm në gjendje civile dhe se nuk ka patur dasëm mes tyre. Nga ana tjetër letërshkruesja pretendon se arsyeja që…
Spektakli më i ndjekur në vend, Big Brother VIP Kosova, në edicionin e tij të dytë, solli para publikut jo vetëm momente të paharruara, debate të zjarrta dhe sfida emocionale, por edhe histori të bukura dashurie që vazhdojnë të frymëzojnë ndjekësit edhe pas përfundimit të spektaklit. Një ndër këto histori është ajo e Adri dhe Ilirianës, dy ish-banorëve që brenda mureve të shtëpisë krijuan një lidhje të veçantë, të ndërtuar mbi mirëkuptim, mbështetje dhe ndjenja të sinqerta. Që në ditët e para të qëndrimit të tyre në Big Brother VIP, Adri dhe Iliriana krijuan një raport të ngrohtë me njëri-tjetrin.…
News24 në bashkëpunim me Notosondaggin sjellin për herë të parë projeksionin e votave në Qarkun e Tiranës dhe si ndahet lufta e mandateve mes forcave politike në 11 maj. Sipas sondazhit të realizuar me votues të 2021-shit, rezulton se Partia Socialiste kryeson në Tiranë dhe pretendon të fitojë nga 17 deri në 19 mandate. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2021 fitoi në kryeqytet 18 mandate deputetësh. Duket se PS në këtë sondazhit mund të arrij nga 44% deri në 48 %. Sakaq, nga ana tjetër Partia Demokratike në zgjedhjet e 2021 fitoi 15 mandate në kryeqytet, dhe duket se në…

