Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës në veri, duke theksuar se veprimet duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë. Hargreaves theksoi se është e rëndësishme që çdo aksion të ketë një ndikim sa më të ulët te qytetarët serbë, të cilët duan të jetojnë në një mjedis paqësor dhe produktiv në Kosovë. Ai shprehu nevojën e një qasje të kujdesshme dhe të menduar ndaj veprimeve që mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për këta qytetarë. “Kur flasim për veprimet në veri, nuk është sekret që ne dhe partnerët…
Author: almakos
Papa Françesku ka pasur dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes këtë të hënën, njoftoi Vatikani. Kjo situatë tregon se trupi nuk është në gjendje të marrë mjaftueshëm oksigjen ose të heqë mjaftueshëm dioksid karboni përmes frymëmarrjes. “Në ditën e sotme, Ati i Shenjtë përjetoi dy episode të pamjaftueshmërisë akute të frymëmarrjes, të shkaktuara nga një grumbullim i rëndësishëm i mukusit endobronkial,” thuhet në njoftimin e fundit mjekësor. Po ashtu, Papa ka vuajtur dhe një bronkospazëm, i ngjashëm me një sulm astme, që kërkoi që mjekët të kryenin dy bronkoskopi, procedura për të vlerësuar kalimin e ajrit. “Për të ndihmuar në…
Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara po përballen me diskriminim të shumëfishtë, ndërsa shtetet duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për t’u siguruar që ato të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në konferencën kombëtare “Së bashku jemi më të fortë” që sot në Veles e organizoi Shoqata e Personave me Paralizë Cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara. “Qëndrimi ndaj personave me aftësi të kufizuara është një nga çështjet me prioritet të lartë në mandatin tim presidencial. Edhe si presidente, si…
Bota e të famshmëve shqiptarë u trondit dje. Pasdite, u bë i ditur lajmi se Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet pa shenja jete në lagjen Arbëria në banesën ku jetonte. Lajmi shokoi jo vetëm opinionin publik por edhe miqtë e tashmë të ndjerit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, lajmin e morën vesh përmes portaleve. Shkaku i vdekjes është ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Çka dihet është se në vendin e ngjarjes janë gjetur substanca narkotike dhe armë zjarri. Gruaja e Unikkatil është rrëfyer mbi vdekjen e papritur të Mentorit. “Ti gjithmonë më falënderoje që…
Dy binjakë shqiptarë, të moshës 18-vjeçare, janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhunës që ushtruan ndaj pronarit të një qebaptoreje. Sipas mediave italiane, shqiptarët u arrestuan pak ditë më parë për grabitje të qebaptores në zonën e Via Guarneri del Gesù dhe për sulm ndaj pronarit. Para gjyqtarit hetues dhe avokatit të tyre, dy 18-vjeçarët u shprehën se nuk kishin bërë asgjë të keqe dhe fajësuan të arrestuarin e tretë, një 17-vjeçar italian, i cili kishte qenë më ta në një festë ditëlindjeje. Mësohet se tre të rinjtë e arrestuar, së bashku me…
Google po revolucionon asistentin e saj me inteligjencë artificiale, Gemini, duke prezantuar funksione të reja që ndryshojnë mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë e saj. Gjatë Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë, kompania ofroi një pamje të veçorisë së re të quajtur “Screenshare”, që lejon përdoruesit të ndajnë përmbajtjen e ekranit të telefonit të tyre me Gemini dhe të formulojnë pyetje të ndryshme. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt integrimit më të ngushtë të teknologjisë digjitale me përvojën e përdoruesve. Në një demonstrim të veçorisë, një përdorues ishte duke blerë një palë xhinse të gjera dhe vendosi…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Refuzimi i kryeministrit për të dëshmuar në Prokurori ka shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Ky veprim nënvizon një dilemë të rëndësishme për sundimin e ligjit dhe çështjen e barazisë para tij. KDI thekson se veprime të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, ku figura të larta politikë mund të shmangen nga përgjegjësitë ligjore. Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson këtë situatë si një minim…
Është vetëdorëzuar në polici motra e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në shenjë hakmarrje babain dhe vëllain e autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit para një gjykate në Gjermani, teksa zhvillohej seanca gjyqësore për ekzekutimin e këtij të fundit. Policia e Bielefeldit në Gjermani ka njoftuar sot se motra e boksierit është vetdorëzuar, pasi ishte në arrati që nga dita e sulmit bashkë me vëllain tjetër, Beratin, i cili është arrestuar. “Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në…
Lidhja e Sindikatave të RMV-së ka dorëzuar propozim në qeveri për rritjen e pagës minimale për 6000 denarë, ka njoftuar kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Në propozim siç bëri të ditur Trendafilov kërkohet që për rritjen për 6000 denarë, punëdhënësit të lirohen nga pagesat e kontributeve. Ai tha se tani është koha që partnerët social t’i zgjasin duart dhe të përmirësojnë standardet e jetesës së të punësuarve. SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE “Apelojmë Qeverinë dhe punëdhënësit që ta pranojnë propozimin e LSM-së ndërsa deputetët, ashtu siç ishin bashkë për t’i ruajtur shpenzimet e tyre për transport, të votojnë…
GJKKO ka lënë në arrest shtëpie avokatin, Bardhi Koçi ndaj të cilit më 1 mars SPAK lëshoi masën e sigurisë arrest shtëpie. NJOFTIMI: Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës…
Gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregukllave të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt. MPB “1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766…
Këngëtarja, Rovena Stefa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi ka tërhequr sërish interes me një postim në rrjetet sociale. Rovena ka ripostuar një video të vjetër të Rozana Radit, ku kjo e fundit flet për një konflikt mes tyre që kishte ndodhur vite më parë. Në mbishkrimin e videos, Stefa shkruan: “Kjo është Rozana Radi. Në televizion kombëtar krenohet sesi ka rrahur Rovena Stefën. Për më tepër, e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”. Megjithatë, duket se Rovena e ka marrë situatën me sportivitet, pasi ngjarja i përket së kaluarës…

