Sondazhi i Antonio Notos i publikuar sot në Newës24 ka treguar se si është projeksioni i votave në Qarkun e Durrësit dhe si ndahen mandatet e deputetëve për Parlamentin e ri.
Në Qarkun e Durrësit, Partia Socialistë duket se mund të arrij në një rezultat që i afrohet 45 për qindve, e cila mund të gjenerojë nga 6 deri në 7 mandate deputetësh.
Ndërkohë që Partia Demokratikë në këtë qark, vlerësohet të arrij në rreth 38 për qind të votave. Më këtë rezultat PD është në garë për të fituar nga 5 deri në 6 mandate deputetesh.
Por në Qarkun e Durrësit janë në ‘lojë’ dhe dy mandate të cilat pretendohen nga Mundësia dhe Shqipëria Bëhet.
Partia e Agron Shehajt në këto zgjedhje në Qarkun e Durrësit mund të arrijë në rreth 7.5 % të votave, kurse Nisma Shqipëria Behet në 5 %. Të dy forcat politike pretendojnë në Durrës të fitojnë nga 1 mandat deputeti në rastin më të mirë.
Mundësia sipas sondazhit projektohet të arrij në 8.5 % të votave në maksimale, kurse Adriatik Lapaj deri në 6%.