Author: almakos

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin në Durrës gjatë natës (20 maj), ku u vra me armë zjarri Ermir Dedja 29 vjeç. Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, i riu ka qenë duke zbritur nga makina e tij, kur autorët ende të paidentifikuar i zunë pritë duke e qëlluar  me breshëri kallashnikovi. [embedded content] Mësohet se ai fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë. Qendra Shendetesore qe u prek nga plumbat Po ashtu mësohet se…

Lexo më Shumë

Janë siguruar pamjet nga vendi ku u ekzekutua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, i cili u qëlluar me automatik në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj). Siç shihet nga pamjet, vetrata e xhamit të një qendre shëndetësore në vendngjarje është bërë copash nga plumbat. Raportohet se 29-vjeçari sapo kishte zbritur nga automjeti i tij tip BMW dhe ndodhej në trotuar kur u qëllua për vdekje. I riu me precedentë penalë është dërguar në spitalin rajonal që Durrësit që ndodhet afër vendit të ngjarjes, por ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të…

Lexo më Shumë

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës, ku mësohet se është vrarë Ermir Dedja, i cili konsiderohet si person me precedent të mëparshëm. Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur drite  mbi ngjarjen. Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje. Dedja u arrestua së bashku me Ismail Nuredini.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kandidatëve për deputetë të PS-së, pasi disa kanë kërkuar nga KQZ pamje filmike të numërimit të votave. Rama, në mesazhin e tij, ka këshilluar të vetët të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.” Më tej vijon duke thënë se përmes këtyre iniciativave “hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh.” Po kështu, kreu i qeverisë…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se ka filluar pagesa e mjeteve për faturat e skanuara për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas njoftimit, për këtë periudhë, do të paguhen gjithsej 790,5 milionë denarë për 496.531 përdorues të aplikacionit “TVSH-ja ime”. Deri tani, janë paguar 240 milionë denarë për 152,000 përdorues, dhe pagesat vazhdojnë ndërsa porositë janë duke u përpunuar. DAP thekson se aktualisht, 4,724 përdorues të aplikacionit kanë pasur probleme me llogaritë e gabura të transaksioneve, çka ka penguar përpunimin e rimbursimeve. Për këtë arsye, DAP iu bën thirrje përdoruesve që nuk kanë marrë fondet në pagesat e…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga partitë e tjera, renditja në listën e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit brenda strukturave të partisë. Sigurisht, Arlind Qori zgjodhi vetë të mos ishte i pari. Rrjedhimisht, strukturat e partisë më votuan mua, pra ma lanë mua këtë barrë dhe kështu dola…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të votave preferenciale.Lidhur me këtë Kume tha se diçka e tillë është normale dhe se i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit të mbështetur në prova. Kristaq Kume: Është normale dhe kjo i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit mbështetur në prova. Garë e bukur. Numëruesit në…

Lexo më Shumë

Pas dëshmive të shumta të qytetarëve të Tropojës që denoncuan mungesën e theksuar të mjekëve specialistë, gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti, hyri brenda ambienteve të Spitalit “Isa Zllami” në Bajram Curri për të verifikuar nga afër situatën. [embedded content] Pamjet konfirmojnë çdo fjalë të thënë nga qytetarët. Një spital me ambiente të rikonstruktuara, por pa mjekë, pa specialistë dhe me shumë pak kapacitete për të përballuar nevojat bazë të popullsisë. Takimi i parë në spital ishte me shefen e urgjencës, e cila të drejton  menjëherë tek shefi i shërbimit për më shumë informacion. Në dhomën e mjekut okulist të…

Lexo më Shumë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë.[embedded content] Ekipi i emisionit investigativ “Tak Fak” në News24, ishte në Tropojë për të dëgjuar nga afër zërin e banorëve, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë drejt Gjakovës në Kosovë për shërbime mjekësore që normalisht duhet t’i marrin në qytetin e tyre. “Në Gjakovë i bëjmë të gjitha. Sepse këtu nuk ka mjekë. Ka vetëm një kardiolog, ka mjekë të përgjithshëm, por mungojnë kirurgët, neurologët, reanimatorë”,  thotë një qytetar, ndërsa qëndron në një kafene pranë spitalit.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, dje dhe sot ndodhet për vizitë pune në provincën gjermane Rajna veriore-Vestfalia. Në kuadër të vizitës, Ministri realizoi takim me nikoqirin e tij, Ministrin për çështjet federale, evropiane, ndërkombëtare dhe mediat dhe shefin e zyrës shtetërore të provincës, Natanael Liminski, si dhe me sekretarin shtetëtor, Mark Shpajh. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi dinamik që është zhvilluar në periudhën e kaluar. Ministri Mucunski theksoi se Rajna veriore-Vestfalia, është një partner jashtëzakonisht i besueshëm i vendit tonë – si në sferën politike dhe ekonomike, ashtu…

Lexo më Shumë

Kandidatja socialiste Olta Xhaçka, me votat e diasporës, ka arritur të hyjë në Kuvend, ndërsa Blerina Gjylameti e cila ishte në garë të ngushtë me kolegen e saj, ka mbetur jashtë. Kanë qenë 150 vota që kanë bërë diferencën, mes Xhaçkës dhe Gjylametit. Ndërsa ndër kandidatët Xhemal Qafalia dhe Ornaldo Rakipi, mandatin e ka marrë ky i fundit duke siguruar 467 vota më shumë. Kujtojmë se në qarkun Tiranë, PS ka marrë 19 mandate në Tiranë, ndërsa PD-ASHM ka siguruar 13 mandate. PD ka arritur të fusë në Kuvend, në qarkun Tiranë, vetëm një kandidat të listës së hapur, Jorida…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, së bashku me bashkëpartiakun e tij, Azir Aliu, zhvilluan një takim të përzemërt dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas. Në fokus të diskutimeve ishin partneriteti strategjik i vendit me Bashkimin Evropian, përparimi në zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe nxitja e zhvillimit ekonomik dhe përparimit të qëndrueshëm. “Partneriteti ynë me BE-në është i palëkundur. Bashkimi Evropian është shtëpia jonë dhe integrimi evropian mbetet e vetmja alternativë strategjike për vendin tonë,” theksoi zëvendëskryeministri Fetai pas takimit. Përfaqësuesit qeveritarë riafirmuan përkushtimin e palës maqedonase për të…

Lexo më Shumë