Author: almakos

Bashkimi Evropian ka marrë një kërkesë nga Maqedonia e Veriut për ndihmë në përballimin e pasojave të zjarrit në klubin e natës në Koçan, konfirmoi për MIA zëdhënësi i Komisionit Evropian.Më shumë detaje mbi formatin e ndihmës zëdhënësi do t’i bëjë të ditura gjatë ditës së nesërme.Më herët, Komisioni Evropian informoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë vendin përmes Mekanizmit të saj për Mbrojtje Civile, nëse një gjë e tillë kërkohet.Ngushëllime, solidaritet dhe trishtim për tragjedinë kanë shprehur presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, presidentet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola, përfaqësuesja…

Lexo më Shumë

Egli Tako vërehet dukshëm se ka ndërruar lojën me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu edhe nga këngëtarja Rozana Radi, me të cilët kishte raporte më të mira. Derisa në shtëpi u zhvilluan biseda të ndryshme, banorja kërkoi vetëm një gjë nga këngëtari pejan. “Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj as asgjë, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua vetëm kaq dua të të them”, iu drejtua Egli. Artisti nga Kosova iu kundërpërgjigj: “A s’paskam qenë burrë a”.Gjesti më pas u largua nga oborri dhe hyri brenda,…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin me përmasa të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit. Mësohet se pas orë 20:50 zjarri Elbasanit u vu në kontroll të plotë . Për fat të mirë nuk ka dëme ne ndërtesat e tjera. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndëve narkotike. Ndërkohe një nga pistat kryesore ku…

Lexo më Shumë

Avioni i parë i ambulancës që do të transportojë të lënduarit nga zjarri që shpërtheu në një lokal nate në Koçani në lindje të Maqedonisë së Veriut ka mbërritur në Shkup, raporton Anadolu. Avio-ambulanca e dërguar nga Ministria turke e Shëndetësisë ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të transferuar në Istanbul tre personat e lënduar nga zjarri.Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, në një deklaratë për Anadolu tha se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kishin kërkuar që të lënduarit në gjendje të rëndë të dërgohen në Türkiye për trajtim.Duke theksuar se çështjen e finalizuan shpejt me udhëzimet…

Lexo më Shumë

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shoferin e makinës, që përplasi mbrëmjen e sotme për vdekje këmbësorin 55-vjeçar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë. Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se autori është 29-vjeçari me iniciale D.J, i cili Rrreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë. Njoftimi i policisë Pogradec Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetesisë, Arben Taravari njoftoi se, gjithsej 47 persona të lënduar nga zjarri në Koçan do të hospitalizohen jashtë shtetit. Tre persona tash më po trajtohen në Selanik, 14 në Bullgari, dy në Serbi dhe tre në Stamboll, ndërkaq edhe gjashtë të tjerë do të dërgohen sonte me avion në Turqi. Sonte do të dërgohen edhe katër pacientë në Kroaci, ndërkaq edhe në Beograd 12 do të dërgohen me avion dhe plus tre të tjerë. Taravari tha të gjithë 115 pacientët që janë dërguar në spitalet e vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, një pjesë e të…

Lexo më Shumë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një  objekt të rëndësishëm në Kalanë e Elbasanit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, i cili duket i vështirë për t’u vënë nën kontroll të plotë për momentin. Zjarr, Kalaja Elbasan

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i është drejtuar kombit pas tragjedisë në Koçani, ku një diskotekë u kaplua nga zjarri duke marrë jetën e të paktën 59 personave, transmeton Anadolu Në fjalën e saj, Siljanovska-Davkova shprehu ngushëllimet për prindërit dhe të afërmit e të ndjerëve, si dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit. Ajo vlerësoi ndihmën e ofruar nga vendet fqinje, si dhe nga vendet më të largëta, duke njoftuar se të plagosurit në gjendje më të rëndë po transportohen në klinika të specializuara në Bullgari, Serbi, Greqi dhe Türkiye. “Njerëz të mirë nga i gjithë rajoni,…

Lexo më Shumë

Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Mëmëlisht. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht. 55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Njoftimi i policisë Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i…

Lexo më Shumë

Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit. 155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre. Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.“Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup. Përkrahje për familjarët…

Lexo më Shumë

Një parking në një pallat të Tiranës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët e zjarrit. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:02 në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e…

Lexo më Shumë