Kuvendi sot ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa poashtu janë konstatuar edhe dorëheqjet e zëvendësministrave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Elfete Ismaili. Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska sqaroi se sipas Rregullores së punës së Kuvendit ata kanë të drejtë të shpjegojnë dorëheqjen e tyre, por se nga fillimi i kësaj seance, “nuk e kanë kërkuar këtë me çka janë konstatuar dorëheqjet”. As Taravari dhe as dy zëvendësministrat nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme parlamentare për të ushtruar të drejtën e tyre për të shpjeguar…
Author: almakos
“Jam shumë i emocionuar që do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve. Më kujton shumë Botërorin e vërtetë”. Kjo është fjala e Lautaro Martinezit, i intervistuar nga FIFA në prag të kompeticionit të rëndësishëm që do të zhvillohet në SHBA, ku do të marrin pjesë edhe zikaltrit. “Do të jetë një eksperiencë unike dhe fantastike. Është hera e parë që zhvillohet ky kompeticion dhe me këtë format. Ndeshja e parë është interesante sepse do të ketë shumë tifozë në një stadium të madh. Mua më pëlqejnë sfida të tilla. Më shtyjnë shumë tifozët që të bëj ndeshje pozitive. Shpresoj…
Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin. Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje. Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2…
Rreth dy muaj pas vrasjes makabre të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë dalë në dritë detaje të reja nga hetimet e kryera në banesën e autorit të krimit. Vajza u vra me tre goditje thike në qafë dhe më pas u fut në një valixhe, e cila u hodh në një greminë. Mediat italiane raportojnë se nga pamjet e dhomës së 23-vjeçarit duket se janë lëvizur mobiljet për të fshehur gjurmët e gjakut. Po ashtu, në banesë është gjetur edhe çanta me rrobat që Ilaria kishte sjellë, pasi kishte vendosur të shkonte…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në konferencën “Fuqia e bashkëpunimit” organizuar nga Instituti i Audituesve të Brendshëm, u shpreh se është ngritur një sistem i fuqishëm monitorimi dhe vlerësimi. Guvernatori i BSH u shpreh se roli i auditit të brendshëm është bërë më jetik se kurrë, teksa shtoi se duhet bashkëpunim i ngushtë. “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet audituesve të brendshëm, funksionit të auditit të jashtëm dhe autoriteteve mbikëqyrëse, siç është Departamenti ynë i Mbikëqyrjes, është thelbësor për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efikase ndaj menaxhimit të risqeve dhe forcimit të qeverisjes”, u shpreh Sejko. [embedded content]…
Shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në maj janë rritur për 1.217 denarë në krahasim me prillin, tregojnë të dhënat që sot i ka publikuar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Vlera e shportës minimale sindikaliste, sipas të dhënave të publikuara, në maj arrin 63.908 denarë që është për 1.217 denarë për më shumë krahasuar me shportën sindikaliste të prillit, e cila arrin 62.691 denarë. Me banesë me qera prej 60 metra katror, shporta sindikale arrin 79.283 denarë. Shpenzimet për ushqim dhe pije në shportën sindikale në marrin arrijnë 22.434,00 denarë dhe janë rritur për 954 denarë në krahasim me prillin.…
Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në vitin 2023, në qeverisjen e BDI-së së Artanit, Parlamenti zgjodhi një gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese pa i konsederuar fare kandidaturat tjera, ashtu siç e parasheh ligji. Aq e rëndësishme ishte kjo gjyqtare për BDI-në, sa Parlamenti atë e votoi me 64 vota dhe pa asnjë kundërshtim. Në vitin 2024, Artani i BDI-së u vendos në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes në gjyqësor, përfshirë perzierje në…
Janë bërë publike pamjet nga ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja, pak pas mesnatës së të hënës (20 Maj) në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit. Në video shihet momenti teksa makina tip “Seat” e atentatorëve shkon në drejtim të shënjestrës dhe qëllon drejt tij, dyshohet me kallashnikov. Në audio dëgjohet vetëm një e shtënë me armë zjarri, ndërsa qytetarët e pranishëm në vendngjarje vrapojnë të tmerruar, ndërsa një banor fshihet pas një automjeti të parkuar pranë vendit të ngjarjes. “Ku je, ec avash! Hajde tek nga unë, hajde ktej nga unë”, dëgjohet një prej tyre duke iu drejtuar një tjetri i frikësuar. [embedded…
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku në konferencë për media, tha se ky koalicion në ditët në vijim do t’i ketë 10 deputetët, ndërsa shpresojnë se do t’i kenë 11, 12 apo 14.“Ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit me anëtarët e këtij grupi dhe kemi kërkuar që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në komisionet përkatëse parlamentare. Presim që ditëve në vijim ta përmbushim edhe këtë detyrim. Po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju drejtohem atyre 107 mijë votuesve që votuan për koalicionin VLEN se ne deputetët këtu vazhdojmë të mbeten besnikë ndaj marrëveshjes që…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Nga VLEN thonë se po vazhdojnë të konsolidojë pozitën e tyre, siç shkruajnë, si partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare, duke marrë përkrahje të qartë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një komunikate, VLEN thekson se vizioni i tyre për reforma reale dhe orientimi euro-atlantik po vlerësohen lartë nga miqtë ndërkombëtarë. “VLEN është alternativa e vetme që garanton bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjikë dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e VLEN, për çdo ditë, po priten nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve…
Janë sekuestruar pasuri me vlerë 228 mijë euro të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Mësohet se 34-vjeçarit Ismail Gjineci i është sekuestruar një apartament dhe dy automjete, që ishin regjistruar në emër të babait të tij. Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë. Njoftimi i policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Oëner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe…

