Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Durrës, ku mësohet se është vrarë Ermir Dedja, i cili konsiderohet si person me precedent të mëparshëm.
Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur drite mbi ngjarjen.
Mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.
Dedja u arrestua së bashku me Ismail Nuredini.