Author: almakos

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. “Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njoftoi Sinodi i Shenjtë. Më 30 janar, me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, Faton Ahmeti, ka reaguar ndaj pretendimeve se kryetari i Komunës së Tetovës, njëherit edhe i BESËS, Bilall Kasami, lidhur me shitjen e tokës publike prej 7000 m² me çmimin prej 70 denarë për m². Ahmeti e cilëson këtë veprim si vjedhje të pastër të pasurisë publike. Shkrimi i plotë i Ahmetit: 7000m² në qendër të Tetovës (MONOPOLI) për vetëm 70 denarë për m² e shitur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami!Kaq vlen qyteti për ata që duhet ta mbrojnë?!Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër…

Lexo më Shumë

Egli ka shprehur dëshirën e saj që të kthehet në Big Brother VIP Shqipëria me misionin që të dalë nga ajo shtëpi ashtu siç ka hyrë. Pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore, këngëtarja u rikthye në studio ku shprehu hapur dëshirën për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mirëpo, vendimi final nuk do të jetë në dorën e produksionit, por të publikut. Pasi dëgjoi dëshirën e Eglit, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se për rikthimin e saj do të hapet një televotim, ku publiku do të vendosë nëse ajo meriton apo…

Lexo më Shumë

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), autoriteti i katërt ndër më të rëndësishmit në mbikëqyrjen e të drejtave të qytetarëve për të dhënat personale, ka një rol kyç në parandalimin e abuzimeve në këtë fushë çështjesh jetike. Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka ofruar një pasqyrë të rëndësishme mbi shkeljet e privatësisë dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u mbrojtur. Ajo ka theksuar se “çdo përdorim i të dhënave që rezulton në shkelje të integritetit të individëve është një shkelje e privatësisë”. Kjo citohet si një nga parimet themelore të mbrojtjes së të dhënave dhe tregon se si…

Lexo më Shumë

Në kuadër të sfidës të mosreagimeve në shtëpinë e vëllait të madh janë bërë pjesë edhe Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Nga takimi i tyre banoret nuk kanë reaguar, ani pse opinionistët i bënin pyetje, shkruan Kosovarja. Kujtojmë se gjatë kësaj javë kanë hyrë edhe disa nga pjesëtaret e familjareve të banoreve.

Lexo më Shumë

Afrona Dika ka fituar vëmendje të gjerë për stilin e saj unik dhe praninë e saj në rrjetet sociale. Një aspekt i rëndësishëm i jetës së saj publike ka qenë lidhja me këngëtarin e njohur Blero Muharremi. Pas ndarjes, Afrona ka vazhduar të jetë aktive në fushën e mediave. Ajo ka nisur një podcast të quajtur “Talk With Afrona”, ku interviston personalitete të ndryshme, shkruan Kosovarja. Së fundi, Afrona na ka prezantuar dy gratë më të rëndësishme të jetës së saj, gjyshen dhe nënën.

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duket se ka vendosur të mbyllë “Zërin e Amerikës”. Ish-drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj ka bërë të ditur se VOA po mbyllet në emër të reduktimit të burokracisë federale. Në një reagim në rrjetet sociale, shprehet se VOA ka shërbyer si një fanar shprese për qindra milionë qytetarë anembanë globit. “Zëri i Amerikës, një fanar shprese dhe të vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u mbyll sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka qenë një forcë jetike…

Lexo më Shumë

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 duket se po vazhdojnë të shtohen, duke sjellë tensione të reja mes konkurrentëve. Një video e fundit, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Ola shihet e ulur në divan dhe merr një kabllo, duke u lidhur me të. Në momentin që ajo është lidhur, Gjesti e tërheq me forcë nga mbrapa. Përkundër dhimbjes që mund të ketë ndjerë, Ola përpiqet të rezistojë dhe të mos e lëshojë kabllon. Gjesti, nga ana tjetër, i thotë disa herë të “lëshojë”, duke shtuar tensionin…

Lexo më Shumë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka marrë fjalën e tij nga podiumi i vendosur para kryeministrisë ku opozita e mbështetësit e tij po protestojnë kundër mbylljes së TikTok, duke e krahasuar marshimin me atë të të Greqisë. “Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur vite  më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vuçiç.”, tha ai. Mehdi Malkaj: Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e e administron ai,…

Lexo më Shumë

Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, moderatorët e emisionit më të ri investigativ në News24, “Tak Fak” kanë zbuluar në “Kjo Javë me Nisida Tufën, detaje nga episodi i parë që do të transmetohet të hënën në orën 20:00. Ata janë shprehur se tema e cila do të trajtohet pritet të ketë një impakt të fortë në publik ndërsa shpresojnë për një reagim në të njëjtin nivel edhe nga prokuroria. “Ne si emision investigativ dhe satirik e kemi marrëdhënien direkte me popullin. Hallet ne 20 e ca vite shqiptarët i qajnë me gruan apo komshiun dhe kur shkojnë në institucione dera…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga 17 marsi, çdo të hënë dhe të mërkurë, emisioni më i ri në Neës24, “Tak Fak” vjen nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë dhe do të jenë pranë jush për çdo problem që hasni e nuk gjeni zgjidhje. Dy moderatorët zbuluan në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa,  detaje se si lindi ideja për emisionin dhe emrin “Tak Fak”. Pjesë nga biseda në studio: Devi Muka: Shohim që publikun e ka marrë malli, edhe mamin tim e ka marrë malli të…

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Xheneta janë emrat më të përfolur të momentit. Hyrja e saj në shtëpinë e BBVA, shkaktoj shumë reagime në rrjet. Siç duket nuk shpëtoj pa reaguar për vëllain e saj as motra e Gjestit. Sipas ndjekësve ajo ka publikuar një video, e fjalët e këngës duket të jenë dedikim për Xhenetën.

Lexo më Shumë