Nga dita e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa zona të vëndit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdeshëm në akset rrugore, kryesisht në zonat malore, ku ka prezencë bore. “Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.…
Author: almakos
Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërrojë jetë më 21 janar 2006. Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh. Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani. Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Gjithashtu, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir…
Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor. MARKETING
Ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Dritan Palnika është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Burimet për News24 konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit. SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika. Për Agim Ismailin, GJKKO…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.
22:18 | 20 Janar 2026E.HKanë kaluar 200 vjet që nga hera e parë kur fjala “hello” u shfaq e shtypur në letër, edhe pse rrënjët e saj gjuhësore shkojnë deri në shekullin XV. Sot, ajo përdoret dhjetëra herë në ditë në telefonata, email-e dhe takime ballë për ballë, pa u menduar fare. Por si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve në botë dhe çfarë na tregon ajo për shoqëritë tona? “Hello” është bërë pjesë e pandashme e kulturës popullore, është kënduar nga Adele dhe Lionel Richie, është kthyer në fraza ikonike në filma si Jerry Maguire apo Scarface, dhe është përdorur…
Prokuroria e Posaçme po pret një letër-porosi në rrugë zyrtare nga ana e autoriteteve të Greqisë, sepse nuk mund të veprojë vetëm me dokumente të referuara nga persona të ndryshëm apo që e kanë denoncuar magjistraten, sikurse kreu i PD, Sali Berisha. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala për detajet e hetimit që po bëhet për gjyqtaren e GJKKO-së, të akuzuar se ka fshehur një dënim për falsifikim në Greqi shumë vite më parë, duke mos e deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. “Prokurorët janë duke pritur letër-porosinë nga autoritetet greke. Kjo provë nuk mund të merret dorazi, por vetëm në…
Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme vijon të marrë mbështetje ndërkombëtare, për të vijuar punën në luftën kundër korrupsionit në nivel zyrtar dhe krimit të organizuar. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ishte diplomati i radhës që u takua sot me Klodjan Brahon në SPAK, pas zgjedhjes të tij si drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ambasadori e përgëzoi Brahon për zgjedhjen në detyrë dhe ritheksoi mbështetjen e fortë të OSBE-së për SPAK në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe rëndësinë e institucionit për shtetin e të…
Emisioni i kësaj të marte, “Në Shënjestër”, publikoi fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakërimit të sistemit kompjuterik të SPAK, ku ndër të tjera thuhet se në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet. Gazetari Xhevair Zhabina tha se pasuordet e vendosura nga 3 prokurorët…
Mirëdita Maqedoni! Mirëdita nga Davosi, e filloi kryemiministri Hristian Mickoski video-fjalimin e tij drejtuar opinionit publik maqedonas pas një dite të suksesshme në Davos. Në fjalimin që po e transmetojmë, ai thekson: Sot patëm, do të thoja, takime shumë të suksesshme dhe frymëzuese, me një numër të madh kompanish shumëkombëshe, mbi tema që u trajtuan në fushën e energjisë, shëndetësisë dhe teknologjisë së lartë. Sigurisht, nga ana jonë, u prezantuan mundësitë e investimit në Maqedoni, në ekonominë maqedonase, diçka që do të thotë vlerë e shtuar për qytetarët maqedonas. Por ajo në të cilën do të doja të përqendrohesha në…
Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar. Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën në News24, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK. Por cilat janë dosjet që…
Ne duam të ketë prag sa më të lartë të pagës minimale, por kjo mund të rregullohet me rritjen e efikasitetit të punës dhe produktivitetit, si dhe me uljen e shpenzimeve, ndërsa duhet të jetë e lidhur edhe me disa elemente që nënkuptojnë rritje të PBB-së, tha sot kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski. Sipas Azeskit, për këtë çështje duhet të bisedohet, të ulen të trija palët, punëtorët Qeveria dhe punëdhënësit dhe të arrihet zgjidhja më e mirë. “Mund të shkojmë me ç’farëdo rritje të pagës minimale e cila nuk do të paguhet nesër dhe kjo do të sjellë vështirësi…

