Divorci po shndërrohet në një fenomen që sfidon normat tradicionale, ku unazat e divorcit po bëhen një simbol i fuqizimit personal dhe rinovimit. A është kjo një mënyrë për të festuar një fillim të ri pas një përfundimi të vështirë? Unazat e divorcit, të njohura gjithashtu si divorce rings, po fitojnë popullaritet si një alternativë për gratë që duan të shënojnë ndarjen e tyre në një mënyrë pozitive. Këto bizhuteri janë një shenjë e forcës dhe vetëbesimit, duke u bërë një simbol i ri për fillimet e reja. Një nga aspektet më interesante të këtyre unazave është se shumë gra…
Author: almakos
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i shqiptoi dënime me burg ish-drejtorit të Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, Muhsin Arifi, si dhe Blerim Amitit, të punësuar në të njëjtin institucion, në rastin e njohur si “Geriatria”. Arifi u dënua për shkak se ka kërkuar ryshfet për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe pse kjo ishte pjesë e detyrës së tij zyrtare. Ndërkohë, Blerim Ameti u dënua me një vit e dhjetë muaj burg, pasi u kap në flagrancë duke marrë 20 mijë euro, të destinuara për Arifin. Të dy të akuzuarit…
Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv përmes një përgjigje nga Prokuroria. “Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastin e ditës së djeshme, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, sot me datë 21 janar 2026 ka dorëzuar Kërkesën për caktimin e Paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet A.S, në Gjykatën Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigje. Hetimet ndaj Sllamnikut nisën pas raportimit…
Gjatë një operacioni hetimor, Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Leçes (GICO) lokalizoi dhe arrestoi një shqiptar të shumëkërkuar, i arratisur nga drejtësia. I arrestuari është Platin Velaj, 41 vjeç, një i arratisur ndërkombëtar, në Fasano. Oficerët e ndaluan atë dhe më pas i dorëzuan një urdhër arresti të përkohshëm për ekstradim në Shqipëri. 41-vjeçari kishte një urdhër arresti të lëshuar më 10 mars 2022 nga Gjykata Penale e Lushnjës. Ai po vuan një dënim me dy vjet burg për krimin e posedimit pa leje të armëve dhe eksplozivëve, të kryer në dhjetor 2015 brenda një lokali. Bastisja pasuese…
Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve. Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme…
Një aksident fatal trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 04:50, në zonën e fshatit Uzem, një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Si pasojë, ka humbur jetën shoferi i kamionit, 56 vjeç, shtetas i Kosovës. Vdekja është konstatuar nga Ndihma e Shpejtë, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga autoritetet.…
Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mjekimit. Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend deklaroi se pajtohet me qëndrimin se duhet të shtyhet futja e sistemit EES për transportuesit. Nikolloski në seancën për pyetje nga opozita tha se Qeveria e mbështet qëndrimin e Odës se investitorëve të huaj në Maqedoni lidhur me sistemin EES për dyrje dhe dalje nga BE-ja dhe paralajmëroi se pas seancës do të ketë takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, për të njëjtën temë. Shpresoj se një presion i përbashkët do të japë rezultat. Gjithashtu, në seancën e djeshme të Qeverisë e ngarkuam Ministrinë e Punëve të Jashtme…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Bushtricës në Përrenjas, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i indetifikuar si Arif Shengjergji ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale. Autoritetet po vijojnë…
Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta. Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna). Po ashtu rekomandohet lëvizje e kujdesshme për këmbësorët, pasi është e mundur shfaqja…
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg. Ndërkohë nga 25 vite burg janë dhënë për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun dhe për Oltian Logën. Mësohet se Erlis Duka është shpallur i pafajshëm për vrasjen e Santiago Malkos dhe për të gjitha episodet e tjera, duke vendosur heqje e masës se sigurimit ndaj tij.
Xhaxhai Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur këtë të mërkurë në ambiente e SPAK. Nika ka bërë me dije se ka kërkuar takim për të marrë informacion mbi ecurinë e hetimeve lidhur me 21 janarin. Aleks Nika: Janë veprime që duhet të restaurohet dosja e vjetër hetimore, se është e dëmtuar, e masakruar. Ne kërkojmë të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështje. Hollësirave nuk iu futëm, ai do zbatojë procedurat thotë, kaq mund të më thoshte, se si është çështje që u përket atyre. Është fakt se sa më shumë kalon koha, aq më tepër mohoet drejtësia kjo është realitet.…

