Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte regjistruar një procedim pas kallëzimit të depozituar nga PD, ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi informacionin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nis procedurën për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme. Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja. Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për…
Author: almakos
22:29 | 21 Janar 2026Q LPrindërit shpesh pyesin veten se çfarë u duhet vërtet fëmijëve të tyre për të pasur sukses në jetë, jo vetëm në shkollë, por edhe si të rritur. Ndërsa suksesi shpesh shoqërohet me arritjet, notat dhe talentet, po theksohet gjithnjë e më shumë rëndësia e cilësive të brendshme. Këto janë cilësitë që i ndihmojnë fëmijët të përballojnë sfidat, të mësojnë nga gabimet dhe të ruajnë vetëbesimin në situata të vështira. Në vend të përsosmërisë, fokusi është gjithnjë e më shumë te forca emocionale dhe qëndrueshmëria. Psikologia Jaimie Bloch ka identifikuar pesë tipare që, sipas mendimit të…
Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, tha se ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes së 21 janarit 2011, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të ish-opozitës socialiste në atë kohë, sot në mazhorancë dhe u shpreh se urdhri për të qëlluar nuk mund të jepej tjetër përveçse nga kryeministri. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar shpjegoi se Berisha në karrierën e tij politike ka bërë shumë gafa të rënda, sikurse ngjarjet e vitit 1997, por programimi dhe strategjia e tij ka qenë që të vendoste vetë sigurinë, apo siç e cilësoi, “ta bënte zap popullin” dhe jo të…
Një tjetër aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.
Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës rekomandohet drejtim i kujdesshëm i automjeteve, kumtoi LAMM. Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në përbërje të plotë, është vënë në dispozicion i tërë mekanizmi dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Minsitrisë së Transportit, po bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillim i sigurt dhe pa pengesa i komunikacionit, theksojnë nga LAMM. “Krahas drejtimit të kujdesshëm…
A ju ka ndodhur ndonjëherë që rrobat e lara të kenë aromë të pakëndshme, edhe pse keni përdorur zbutës me aromë të fortë? Shumë njerëz përballen me këtë problem të bezdisshëm, ku rrobat e lara duken të freskëta, por aroma e mykut i prish gjithçka. Kjo situatë është më e zakonshme se sa mendojmë dhe shpesh shkaktohet nga ndotja brenda rrobalarëses. Goma e saj, e cila është e prirur të mbledhë lagështi dhe papastërti, është shpesh fajtori kryesor. Për të parandaluar dhe eliminuar këto aromat e pakëndshme, është e rëndësishme të ndiqni disa hapa të thjeshtë. Një recetë shtëpiake për…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot është nënshkruar një marrëveshje historike për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë hyrjeje ndërmjet Kosovës dhe Bahamas. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington D.C. nga ambasadorët përkatës të dy vendeve, duke i hapur kështu dyert për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas që të udhëtojnë pa viza hyrëse. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare. Sipas presidentes Osmani, ky zhvillim vjen si rezultat i takimit dhe marrëveshjes me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve në…
Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit. Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit: Rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit. Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Taulant Tushen, i arrestuar në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Me vendimin e marrë këtë të martë, Apeli i Posaçëm ka vendosur lirimin e Tushes nga qelia, duke e zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” me “arrest në shtëpi”. Taulant Tushe ndodhej në paraburgim si pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës, një nga çështjet më të bujshme që po hetohet nga SPAK, ku dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në procedurat e ndjekura për ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit. Hetimet për këtë çështje…
Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit vite më parë. Prokuroria e Përgjithshme, në raportin e saj thekson se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit, kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO. Në këto rrethana ajo është referuar në KLGJ për procedim disiplinor, teksa SPAK mbetet në pritje të letër-porosive zyrtare nga Greqia, për të kryer hetimet…
Herri Kejn po ndjek rekordin e Robert Levandovskit prej 41 golash dhe kjo pavarësisht faktit se ai jo vetëm shënon, por bën edhe punë mbrojtëse dhe drejton lojën në mesfushë. Një ikonë e Bajernit e vlerëson Kejnin me superlativa për kontributin e tij. Lotar Mateus entuziazmohet për shumëanshmërinë e britanikut. “Herri Kejn funksionon jo vetëm si golashënues, por edhe si organizator loje,” thotë Mateus. “Ai është arkitekti i kësaj skuadre.” Pas 18 ndeshjesh kampionati, 32 vjeçari ka tashmë 21 gola në llogarinë e tij. Mateus vlerësoi edhe trajnerin Kompani. Belgu, sipas tij, e ka “anijen e madhe Bajern” nën kontroll…
Divorci po shndërrohet në një fenomen që sfidon normat tradicionale, ku unazat e divorcit po bëhen një simbol i fuqizimit personal dhe rinovimit. A është kjo një mënyrë për të festuar një fillim të ri pas një përfundimi të vështirë? Unazat e divorcit, të njohura gjithashtu si divorce rings, po fitojnë popullaritet si një alternativë për gratë që duan të shënojnë ndarjen e tyre në një mënyrë pozitive. Këto bizhuteri janë një shenjë e forcës dhe vetëbesimit, duke u bërë një simbol i ri për fillimet e reja. Një nga aspektet më interesante të këtyre unazave është se shumë gra…

