Ligji për Energji është në fuqi dhe operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike janë të detyruar të përgatisin një analizë për futjen e sistemeve të matjes inteligjente, të ashtuquajturit “matës inteligjentë”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Qëllimi i futjes së matësve inteligjentë, siç thuhet nga KRRE, është rritja e transparencës dhe besimit në sistemin e matjes së energjisë elektrike, si dhe t’u mundësojë qytetarëve të monitorojnë në mënyrë të pavarur konsumin e tyre në çdo kohë nëpërmjet një pajisjeje mobile ose platforme online. “Operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet të kryejnë një analizë të detajuar për…
Author: almakos
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama. Në fjalën e tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se kërkuesi, që në këtë rast është Rama ‘nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv’. Sipas tij, masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo keshillin e ministrave. “Nuk mund të pretendohet…
Presidenti Bajram Begaj ka autorizuar kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në dokument theksohet se kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre është i detyrueshëm dhe duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin. AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit…
Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit ku janë matur 33 centimetra. 15 centimetra janë në Mavrovë, 13 në Manastir, 8 në Gjurishtë, 7 në Krushevë, 5 në Tetovë, Shtip, 2 në Berovë, Pretor, Strumicë, 1 në Vinicë, Kriva Pallankë. Më i ftohti mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit ku janë matur -4 gradë, ndërsa -3 është në Krushevë, -2 në Mavrovë, Berovë, Tetovë, Kriva Pallankë, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar dhe 0 gradë në Shkup-Petrovec, Strumicë,Ohër, Vinicë, Gjevgjeli, Demir Kapi. MARKETING
Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu ka zhvilluar një takim privat me ish-futbollistin profesionist francez, sipërmarrës ndërkombëtar, Mathieu Flamini në Davos, ku prej disa ditësh po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, një nga platformat më të rëndësishme globale të rrjetëzimit mes politikës, biznesit dhe inovacionit. Mathieu Flamini është një nga figurat më interesante të tranzicionit nga sporti elitar, drejt sipërmarrjes globale. Ai rezulton të jetë ish-sportisti më i pasur në botë, duke kaluar edhe Renaldon dhe Messin së bashku, falë sipërmarrjes së tij të krijuar jashtë futbollit. Kompania e tij ka një potencial 20 bilionë dollarë. I njohur si ish-futbollist i klubeve elitare…
Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi parashtroi argumentet e këtij institucioni në lidhje me debatin mbi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut me vendim të GJKKO.[embedded content] Në fjalën e saj ajo u shpreh se një deputet apo ministër nuk mund të pengohet të ushtrojë detyrën apo të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Sipas saj pezullimi nuk prek vetëm individin, por edhe Këshillin e Ministrave. “Deputeti gëzon imunitet, nuk mund te pengohet të ushtrojë detyrën, nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Ndjekja penale bëhet me miratim të Kuvendit”, tha ajo. Sipas përfaqësuese së Kuvendit, ky vendim i…
Përfaqësuesja e Kryeministrit ka parashtruar argumentet se pse pezullimi i Belinda Ballukut nuk mund të bëhet nga një gjykatë. “Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel. GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt. Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një…
Në vendbanimin Forest të Brukselit, verën e kaluar, skeleti i shtetasit të Maqedonisë Rexhep Rahamanovski, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2003, u gjet në bodrumin e një shtëpie, njoftoi Policia Federale Belge. Skeleti, sipas policisë, u gjet gjatë rinovimeve të shtëpisë në korrik 2025, pas të cilave u dorëzua për analizë mjeko-ligjore.Pas analizës, u përcaktua se skeleti i përket Rahamanovskit, i cili ka lindur në Maqedoni në vitin 1976. Rahamanovski u pa për herë të fundit mbrëmjen e 16 korrikut 2003, kur doli nga vendi i tij i punës. Që atëherë, çdo gjurmë e tij është humbur…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera. Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi. /Telegrafi/
Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu, i cili ndodhet prej disa ditësh në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ishte i ftuar mbrëmë në një darkë private, për nder të Eric Trump dhe Presidentit te Izraelit Isaac Herzog. Në këtë darkë ishte e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe presidenti i Somalilandit Abdirahman Mohamed Abdullahi. Darka u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe në të u shkëmbyen ide dhe këndvështrime mbi zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e dialogut mes aktorëve politikë dhe ekonomikë. Më herët, në kuadër të forumit, Fatmir Hysenbelliu zhvilloi takime të…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë për pezullimin e Ballukut nga detyra. Objekti i gjykimit kushtetues lidhet me zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, në lidhje me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të…
Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftojnë këtë mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga atje thonë se ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe me mekanizmat dhe mjetet e tyre po vazhdojnë pastrimin e borës. “Në bashkëpunim me NP “Rrugët Shtetërore” dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm…

