Trupi i vajzës palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë, është tërhequr nga të afërmit e saj disa ditë më parë. Ende nuk dihet zyrtarisht se kush e ka tërhequr trupin miqtë apo familjarët e 24-vjeçares Miqtë e Rayyan Alwan kontaktuan New24 dy javë më parë ku shprehën dëshirën e tyre për të tërhequr trupin e 24-vjeçares. Rayyan Alwan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati. Krimi dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që…
Author: almakos
Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në ajër në zonën e daljes së Fushë-Krujës. Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat policore kanë kryer këqyrjen e terrenit dhe kanë gjetur e sekuestruar tre gëzhoja. Aktualisht nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes, dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. “Më datë 21.04.2025, rreth orës 19:30, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë…
Një raport shumë i komentuar ishte ai i Jozit she Loredanës. Dyshja lanë një raport të pambyllur, duke lënë ndjekësit të përcjellin çdo veprim të tyre pas daljes nga shtëpia më e madhe në Shqipëri. Jozi nuk e largon nga rrjetet sociale një nga momentet më të bukura me Loredanën. Kjo tregon se raporti i tyre vazhdon dhe mes tyre gjërat janë në rregull, shkruan Kosovarja.
Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të martë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 27 prill, ditën kur do të mbahet ceremonia zyrtare e varrimit të Atit të Shenjtë. Vatikani ka publikuar gjithashtu detajet e funeralit, pas një takimi të posaçëm të Kolegjit të Kardinalëve. Ceremonia do të zhvillohet në hapësirë të hapur përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, të shtunën në orën 10:00 të mëngjesit (ora italiane). Shërbesa do të…
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të martë për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi për rreth tre orë në pyetje nga prokurorët. I pyetur nga gazetarët nëse është marrë nën hetim dhe për natyrën e çështjes, Myzyri, vartës i ministres Belinda Balluku, zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke shmangur kontaktin me mediat edhe në dalje nga SPAK. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Myzyri është marrë në pyetje në lidhje me hetimet për abuzime me tenderat publikë gjatë periudhës 2020–2023.…
Pak minuta më parë, rrjetet sociale u ndezën nga një postim i ëmbël dhe shumë i komentuar i bashkëshortes së këngëtarit të njohur shqiptar, Sinan Hoxha. Andrra Destani, e njohur jo vetëm si partnerja e artistit të famshëm, por edhe si një figurë publike me një numër të madh ndjekësish, ndau me publikun një moment të veçantë dhe emocional nga jeta e saj personale. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Andrra zbuloi se ishte surprizuar nga bashkëshorti i saj me një dhuratë luksoze që rrallëherë shihet në përditshmërinë e çifteve. Bëhet fjalë për një veturë të re, të markës prestigjioze Mercedes-Benz,…
Klodiana Lala/ Në kuadër të hetimit që po kryen ndaj Evis Berberit, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar dhe ish ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj, SPAK ka urdhëruar edhe sekuestrimin e dokumenteve të kompanisë “Hill International NV”. Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, Hill Internacional N.V dhe kompania Net Group e Valter Begajt, kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë. Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur dyshime se tenderi mund të jetë paracaktuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit dhe Valter Begaj.…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi me krenari se vendi i tij tani është pjesë e një grupi ekskluziv prej 11 vendeve që prodhojnë satelitin e tyre të komunikimit. Duke folur në ceremoninë e vënies në punë të TURKSAT 6A, një projekt revolucionar në fushën e teknologjisë hapësinore, Erdogan theksoi se me këtë arritje, Turqia ka arritur një hap të rëndësishëm përpara në evoluimin e saj në fushën e komunikimit satelitor. “TURKSAT 6A është një produkt i zhvilluar me mbi 80 për qind teknologji të brendshme,” tha ai. Rritja e kapacitetit të komunikimit është një aspekt kyç i kësaj…
BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ja postimi i plotë: Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike. Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht. Ky është një trend…
Xuxi (Naim Bunjaku), një emër shumë i njohur në Big Brother VIP Kosova, ka përjetuar një moment të veçantë dhe emocionues në jetën e tij. Së fundmi, jeta e tij ka kaluar në një etapë të re me një lajm të mrekullueshëm. Ai tani është bërë gjysh, një titull që sjell me vete shumë lumturi dhe përkushtim. Pas lajmeve të gëzueshme, është zbuluar se vajza e tij, Sumea, ka sjellë në jetë një vajzë. Xuxi tani është bërë me mbesë, dhe ky moment ka ndikuar thellësisht në jetën e tij personale. Për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme, familja ka…
Prokuroria ka dërguar në gjyq qytetarin H.Gj., i cili akuzohet për votim të dyfishtë në zgjedhjet e pjesshme vendore të Bashkisë Lushnjë, të zhvilluara më 6 mars 2022. I pandehuri, i cili ka votuar në dy qendra votimi në zonën e Dushkut, akuzohet për shkelje të Kodit Zgjedhor. Sipas hetimeve, ai ka votuar si komisioner i Këshillit të Qendrës së Votimit (KQV) në QV 2818, ZAZ 54, Dushk dhe më pas ka votuar një herë tjetër në QV 2817, ZAZ 54, si banor i zonës. Aktualisht, H.Gj. po përballet me akuzat sipas nenit 58 të Kodit Zgjedhor për votim të…
Seanca e së hënës shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, transmeton Telegrafi. Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu. Ai shtoi se, duke qenë se partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, nevojitet kohë shtesë për konsultime të brendshme dhe ndërpartiake. “VV, padyshim e ka emrin e njëjtë, Albulena Haxhiu si e propozuar. Ne meqenëse e kemi parë që…

