Drejtoria e të ardhurave publike, në përgjigje të kërkesave të kontabilistëve dhe tatimpaguesve, po ndërmerr aktivitete me qëllim të ofrimit të mbështetjes për zgjidhjen e shpejtë të çështjeve teknike dhe administrative gjatë përdorimit të sistemit për e-shërbime tatimore, si mbështetje në procesin e dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së. Me qëllimin të sigurohet dorëzim i pandërprerë i fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së për këtë periudhë tatimore, ekipet e IT-së së DAP-it do të punojnë edhe në orët e pasdites, kumtuan nga DAP. Procesi i dorëzimit të fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, siç bëjnë me dije nga DAP, po ecën pa probleme dhe…
Author: almakos
Pas triumfit të tij në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku u shpall fitues mes shumë emocioneve dhe përballjeve, Gjesti duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Pas javësh të tëra në qendër të vëmendjes dhe një përvoje që e ka kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, ai po përgatitet për një tjetër paraqitje televizive — këtë herë në një format krejt ndryshe. Është bërë e ditur se Gjesti do të jetë i ftuari special në episodin e radhës të spektaklit të njohur humoristik Portokalli. Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i…
Sipas Forbes, 30-vjeçarja nga Silicon Valley, Lucy Guo, është miliarderja më e re në botë e cila arriti suksesin në industri pa ndihmën e askujt. Scale AI, një nga kompanitë udhëheqëse në zhvillimin e teknologjive të inteligjencës artificiale, ka bërë një emër për veten që nga themelimi i saj. Me bazë në San Francisko, kompenia ofron zgjidhje inovative për të përshpejtuar zhvillimin e aplikacioneve që varen nga inteligjenca artificiale, një fushë në rritje që po transformon mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Kompania fokusohet në menaxhimin e të dhënave dhe transformimin e tyre në grupe të dhënash me cilësi të lartë.…
Prokuroria e kushtëzon propozimin e Asmir Jahoski, i cili është i dyshuar lidhur me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë, për shfuqizimin e masës së shqiptuar më parë në zëvendësim për pasuri të patundshme në vlerë prej 1,16 milionë euro dhe masa të kujdesit – ndalesë që të largohet nga vendbanimi, detyrim që përkohësisht të paraqitet para organit shtetëror kompetent dhe marrje të përkohshme të pasaportës ose dokumenteve të tjera. Nga PPRMV, informojnë se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – PTHP NKOK ka dorëzuar mendim lidhur me Propozimin për…
Konkurrentja e Ferma VIP 2, Nur Al Khazali, ka bërë një rrëfim prekës në spektaklin e së hënës. Ajo ka treguar historinë e saj nga fillimi deri në fund, raportet me prindërit si dhe me anëtarët e tjerë të familjes. Mes tjerash ka folur edhe për periudhën e vështirë në jetë, ku edhe ka dashur t’i bëj keq vetes. Pas rrëfimit, Nur u surprizua në Ferma VIP nga vëllai i saj Muhamedi, të cilin tha se e ka pikë të dobët. Më poshtë ndiqni rrëfimin e plotë të Nur: “Gjatë gjithë kohës lypi vetëm dashuri, paqe. Kam pesë motra nuk…
GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka dhe atë të sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun, të arrestuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës, ata u arrestuan pasi i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill. Sipas hetimeve nga SPAK, nga përplasja e dy automjeteve, 5 personat që udhëtonin në njërën nga makinat u dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm…
Mbrëmja pas finales së shumëpritur të Big Brother VIP Albania, edicioni i katërt, është shndërruar në një festë emocionesh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh, jo vetëm për publikun që e ka ndjekur për muaj me radhë, por edhe për banorët që tashmë kanë lënë pas muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në mesin e gjithë kësaj vëmendjeje, dy personazhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve: Egli dhe Gjesti. Pas shpalljes së fituesit, atmosfera festive është zhvendosur në një mbrëmje private me miq, familjarë dhe ish-banorë të tjerë të formatit. Pikërisht aty, kamerat dhe telefonat nuk kanë pushuar së regjistruari momentet…
Vonesa e pagave, punësimet partiake, mos respektimi i Marrëveshjes së re Kolektive, marrja e vendimeve me dyer të mbyllura, këto ishin arsyet që nxorrën në rrugë qindra protestues, të punësuar në Ministrinë e Kulturës. Të mbledhur para ministrisë në të cilën punojnë, me pankarta në duar, e me muzikë në sfond, ata thanë se rreth 3000 të punësuar në këtë dikaster, kanë mbetur pa paga për festën e Pashkëve. Siç tha kryetarja e Sindikatës së Kulturës, Vera Atanasovska, nuk po protestojnë për luks, por për një të drejtë të garantuar me Kushtetutë. Vera Atanasovska, kryetare e Sindikatës së Kulturës “Ne…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur garën për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Behar Dibra kanë zbuluar se cilat duhet të jenë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë post. Referuar dispozitave ligjore përkatëse, të drejtën për të aplikuar në pozicionin e Drejtorit të BKH-së, e kanë vetëm kandidatët që janë shtetas shqipëtar, që gëzojnë cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotësojnë kriteret si vijon: ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me…
Të qenit i sjellshëm me asistentin tuaj të AI mund të kushtojë miliona dollarë. Kështu së paku pretendon shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, në një bisedë të fundit përmes rrjeteve sociale. Ai zbuloi se shfaqja e sjelljeve të mira ndaj një modeli ChatGPT – të tilla si të thuash “ju lutem” dhe “faleminderit” – shton deri në miliona dollarë në shpenzimet operative të kompanisë. Dhe kjo nuk është thjesht një shpjegim formal për adhuruesit e etikës dhe sjelljes. Altman iu përgjigj një përdoruesi në X (ish-Twitter) i cili pyeti se sa ka humbur kompania në kostot e energjisë elektrike…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Gashi, pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Salih Gashi. Në një telegram ngushëllimi të publikuar nga presidenca, Osmani shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një personaliteti të rëndësishëm dhe të respektuar në jetën publike dhe institucionale të Kosovës. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Salih Gashit, një figurë e spikatur në jetën publike dhe institucionale të shtetit tonë,” tha Presidentja. Profesor Gashi ishte një njeri me një kontribut të jashtëzakonshëm në fushat e arsimit dhe…
Pas më shumë se gjashtë muajsh izolim, sfida të njëpasnjëshme dhe emocione të forta, Big Brother VIP Albania 4 përmbylli edicionin e tij të katërt me një finale spektakolare, ku triumfues doli Gjesti, një ndër banorët më të spikatur dhe të dashur për publikun gjatë gjithë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Fitorja e tij nuk ishte vetëm një sukses personal, por edhe një tregues i fortë i mbështetjes masive që ai ka gëzuar nga publiku, që nga hyrja e tij e parë në shtëpi dhe deri në natën e madhe finale. Në një intervistë ekskluzive…

