Vëllai i Liridonës, Leonardi, ka dhënë një dëshmi tronditëse sot para trupit gjykues, në lidhje me vrasjen e motrës së tij, një ngjarje që ka lënë një plagë të thellë në familjen e tij. Ai e përshkroi momentin e tmerrshëm kur mori lajmin e hidhur për vrasjen e motrës. “Kam qenë në lokal në fshatin tim duke punuar. Më ka thirrur bashkëshortja në telefon dhe më ka thënë: E paskan vra Liridonën. Si kishte shumë njerëz në lokal, nuk e dëgjova mirë a ishte fjala për motrën time Liridonën apo për djalin e axhës, po ashtu Liridon. Pastaj nuk vonoi…
Author: almakos
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përfshirje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike. I arrestuari është shtetasi Endrit Feraru, i njohur dhe me emrin Endrit Cufi, banues në Shkodër. Ai u lokalizua dhe u kap nga strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 55”. Feraru ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, me urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Riminit në shkurt të vitit 2025, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të narkotikëve – një vepër penale që sipas…
Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit po shkon drejt fundit. Burime për News 24 bëjnë me dije se kanë mbetur vetëm dy objekte, për të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka lënë një afat përfundimtar deri në orën 18:00 të ditës së sotme që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët. Në të kundërt, ndërhyrja do të kryhet forcërisht nga strukturat shtetërore. Ky operacion, i cili ka zgjatur rreth një javë, ka sjellë shembjen e afro 70 ndërtimeve të paligjshme, duke synuar pastrimin e territorit të parkut kombëtar nga ndërhyrjet abuzive.…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrogozhinës, pasi u identifikua si autori i zjarrvënies që dogji një sipërfaqe të gjerë me bimësi dhe pemë në lagjen e Shimve. Në pranga ka rënë Iljaz Rusta, banues në Rrogozhinë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”. Sipas hetimeve, Rusta kishte ndezur zjarr në oborrin e një banese për të djegur mbeturina, por për shkak të erës së fortë flakët dolën jashtë kontrollit. Si pasojë, u dogjën rreth 10 hektarë tokë, qindra pemë ulliri dhe pemë frutore, ndërsa zjarri rrezikoi seriozisht disa banesa përreth. Njoftimi i policisë…
Nëse macja juaj, qeni juaj ose lepuri juaj po bën përsëri “atë gjë të çuditshme”, ju po ballafaqoheni me atë ndjesi që ndajnë shumica e pronarëve të tjerë të kafshëve shtëpiake. Një çështje e madhe për shumë njerëz që zotërojnë kafshë shtëpiake është se si t’i kuptojnë më mirë ato. Shpesh herë, ne i shohim ata duke vepruar në mënyra që janë të mistershme për ne. Për ata që duan të dinë më shumë dhe të kuptojnë mendimin e kafshëve të tyre, ndihma mund të jetë shumë afër. Kjo do të jetë e mundur falë themelimit të një qendre kërkimore…
Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikën tjetër kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan…
Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës paraqitet kryesisht i qetë gjatë mëngjesit të sotëm, me pritje minimale për hyrje dhe dalje. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 07:43 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në shumicën e pikave të kalimit kufitar pritjet për automjete dhe kamionë janë brenda intervalit 3 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona të raportuara. Përjashtim bën pika kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje për automjete është regjistruar pritje deri në 50 minuta, ndonëse pa kolona të gjata. Gjendja e përgjithshme në disa nga pikat kryesore: Merdar, Vërmicë, Glloboqicë, Hani i…
Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë. Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta. Por, askush nuk ikën me ritmin që po largohen shqiptarët. Të dhënat e fundit të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se popullsia e Shqipërisë është reduktuar me 18.2% në fund të vitit 2024, në krahasim me 2011, periudhë që përfshin…
Ashtu siç u lajmërua, nga sot do të nisë zbatimi i urdhrit të prerë nga Kryeministri Edi Rama për ndëshkimin e të gjithë atyre që tregtojnë mallra pa fatura tatimore. Duke nisur nga ata që tregtojnë qumësht në rrugë. Bëhet fjalë për një aksion të përqendruar në tregjet e produkteve ushqimore, kryesisht të mishit dhe bulmetit, ku është konstatuar se informaliteti vazhdon të jetë në nivele të larta, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme, sigurinë ushqimore dhe të ardhurat publike. Urdhri i Kryeministrit është pasuar me një paralajmërim të qartë dhe të fortë nga ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ajo…
19:35 | 13 Korrik 2025E.GNjë nga sendet më të rralla që është zbuluar ndonjëherë në Tokë do të dalë në ankand të mërkurën në New York. Bëhet fjalë për një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788, i cili besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka vlerësuar çmimin e tij nga 2 deri në 4 milionë dollarë.Ky shkëmb i jashtëzakonshëm, me ngjyra të kuqe, kafe dhe gri, besohet se është flakur nga sipërfaqja e Marsit pas një goditjeje të fuqishme nga një asteroid dhe ka përshkuar…
Gjatë meshës së së dielës në Shkodër, famullitari i njohur Dom Vlash Palaj ka reaguar ashpër ndaj aksioneve të fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit. Në predikimin e tij, ai kritikoi ashpër autoritetet shtetërore, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës. Sipas tij, mënyra se si po trajtohen këta qytetarë është e padrejtë dhe shkatërron besimin në institucione. “Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë, ku një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas Policisë, rreth orës 20:05, shtetasi A. Gj. ka njoftuar autoritetet se ka gjetur pa shenja jete babain e tij, R. Gj., 81 vjeç. Dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke përdorur një mjet prerës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në…

