Bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, dhe kjo ka shtuar ndjeshëm fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë. Një situatë alarmante paraqitet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 3 orë, duke shkaktuar shqetësime mes bashkatdhetarëve. Fluksi i madh i qytetarëve që kthehen në vendin e tyre për festat jugore ka dëmtuar procesin e kalimit kufitar. Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se te Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 500 metra. Kjo situatë po krijon tensione dhe nervozizëm mes udhëtarëve…
Author: almakos
Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, njofton LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë). Sipas autoriteteve, ndalimi është vendosur që nga ora 13:15 në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, për shkak të një zjarri që ka shpërthyer në afërsi të rrugës. Qarkullimi i automjeteve është devijuar përmes autostradës Tetovë–Shkup–Tetovë, në drejtim të fshatrave Grupçin dhe Zhelinë. Zjarrfikësit janë në terren, ndërsa në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë, përballë fshatit Dëbërc, është përfshirë nga flakët edhe një pjesë e malit. LAMM apelon te qytetarët që të shmangin këtë…
Detaje të reja dalin lidhur me aktivitetin e paligjshëm që përfshinte grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e ushqimeve të skaduara në një fabrikë në Vorë. Gazetari Igli Çelmeta raporton se subjekti tregtar “Master AL”, ku figuron si ortak Skifter Tagani, u identifikua si qendra e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm. Sipas hetimeve të Policisë dhe njoftimit zyrtar të QKB, fabrika kishte krijuar një rrjet të mirëorganizuar grumbullimi të ushqimeve të skaduara nga tregje në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe në disa raste edhe nga jashtë Shqipërisë. Ushqimeve u fshihej ose falsifikohej data e skadencës, për t’u rikthyer më pas në treg si…
Një konflikt për motive pronësie ka përfshirë katër persona në fshatin Tushemisht të Pogradecit, pasditen e së shtunës. Të përfshirët janë goditur mes tyre me sende të forta, duke shkaktuar lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Sipas burimeve për News24, të përfshirë në konflikt janë: Ilirjan Tasellari, 53 vjeç, kryetar i fshatit Prokop Pilinçi, 35 vjeç Johan Muçllari, 26 vjeç Jetmir Muçllari, 52 vjeç Të gjithë banues në Pogradec. Dy prej personave, Johan dhe Jetmir Muçllari, dyshohet se janë të afërm. Njoftimi i policisë Njoftimi paraprak i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec…
Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka njoftuar se e refuzon në tërësi narrativën manipuluese se me projektligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të ndalohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, bixhozi nuk mbyllet, por kalon në duart e qeverisë dhe elitave të saj. Ajo ka përmendur se Neni 25 nen parashikon që kazino mund të hapet vetëm në kuadër të një hoteli me pesë yje, duke përjashtuar çdo lloj tjetër të organizimi. “Kuptimi real i nenit do të thotë një derë e hapur për kazino ekskluzive për elitat, dhe për legalizim…
Shkenca po merr mbështetje të shtuar nga Qeveria. Përmes dy thirrjeve publike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mbi 54 milionë denarë për institucionet shkencore publike për zbatimin e projekteve shkencore dhe kërkimore, si dhe për institucionet e arsimit të lartë që, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit zbatojnë projekte me interes të veçantë shkencor dhe publik që janë në korrelacion me qëllimet e Strategjisë së Specializimit Inteligjent të Maqedonisë. Me 23,7 milionë denarë, do të financohet realizimi i tetë projekteve të propozuara nga tetë institute publike shkencore të pavarura, të cilat aplikuan në thirrjen e MASh për mbështetje të veprimtarisë së…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali është takuar me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Pas takimit, ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg e ka falenderuar Spiropalin për takimin me babain e Tamirit. Diplomatja Peleg shkruan se “qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin e djalit të tij dhe të të gjithë pengjeve në shtëpi”. “Faleminderit, znj.Kryetare Elisa Spiropali, për takimin me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional…
Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2024/2025 është 4 889, që paraqet një rënie prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. MARKETING
Avokati i Petrit Çakrrit, i akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ka deklaruar se klienti i tij nuk e njeh viktimën dhe as nuk ka pasur kontakte me të. Avokati Halil Zhuka deklaroi se gjatë seancës së sotme, ku Gjykata e Dibrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën, u shpreh se kërkoi lirimin e 55-vjeçarit. Sipaa tij, Petrit Çakrri nuk është i përfshirë në krim dhe se prokuroria nuk ka prova direkte, por thjesht indicie për lëvizjen e automjeteve. Ai u shpreh se 55-vjeçari kishte shoqëruar një mikun e tij në Burrel mbrëmjen e krimit, duke shtuar…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se furnizimi me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Pulmonare tek Fëmijët në Kozle është rikthyer në gjendje normale. Si pasojë, spitali po funksionon me kapacitet të plotë dhe shtrimi i pacientëve vazhdon pa asnjë pengesë. “Ministria mbetet e përkushtuar për të monitoruar nga afër situatën dhe për të siguruar kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për pacientët më të vegjël,” thuhet në njoftimin zyrtar. Kujtojmë se një ditë më parë, klinika u përball me ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një defekti teknik. Gjatë kësaj kohe, pranimi i pacientëve u orientua drejt klinikave të…
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili u kap në Kombinat duke lëvizur me armë zjarri me silenciator gati për qitje. Pas arrestimit të Haxhi Nezajt, në afërsi të banesës së të tij u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme. Dyshohet se më pas ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, blutë i gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme, që u sekuestruan. [embedded content]…
VOLTIZA DURO/Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim. Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike. Në pikën 1 të vendimit theksohet: “Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.…

