Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari ka njoftuar se e refuzon në tërësi narrativën manipuluese se me projektligjin e ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese do të ndalohet bixhozi në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre, bixhozi nuk mbyllet, por kalon në duart e qeverisë dhe elitave të saj. Ajo ka përmendur se Neni 25 nen parashikon që kazino mund të hapet vetëm në kuadër të një hoteli me pesë yje, duke përjashtuar çdo lloj tjetër të organizimi. “Kuptimi real i nenit do të thotë një derë e hapur për kazino ekskluzive për elitat, dhe për legalizim të larjes së parave përmes luksit, në vend të ndalimit real të bixhozit”, thekson partia. Aleanca për Shqiptarët thekson se politika të tilla shkatërrojë perspektivën e të rinjve, duke maskuar një plagë sociale si “politikë fiskale”, ndërsa krijohen kushte për larje parash, klientelizëm dhe abuzim me varfërinë.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
- Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë
- Klekovski: Në qendër të aksionit kundër grupit kriminal janë suplemente për potencë



