Author: almakos

Netflix thotë se ka bërë një hap të rëndësishëm duke përdorur efekte vizuale të krijuara nga inteligjenca artificiale për herë të parë në një nga serialet e tij origjinale televizive. Bashkëdrejtori ekzekutiv i gjigantit të transmetimit, Ted Sarandos, njoftoi se inteligjenca artificiale, e cila prodhon video dhe imazhe duke u bazuar në sugjerime, u aplikua për të krijuar një skenë të veçantë në serialin argjentinas fantastiko-shkencor, The Eternaut. Ai theksoi se përdorimi i kësaj teknologjie i lejoi ekipit të prodhimit të përfundonte sekuencat me një shpejtësi të konsiderueshme dhe me kosto më të ulët, duke hapur kështu mundësi të reja…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një shtetas që ndodhej në rolin e këmbësorit. Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i makinës nuk ka arritur ta vërejë në kohë, çka ka çuar në përplasjen. I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në vendin e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes së bujshme në Ksamil, një tjetër konflikt i dhunshëm është shënuar këtë të premte në plazhin e Kavalishencës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku në qendër të përplasjes ishin disa pushues dhe punonjësi i plazhit që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave. Sipas dëshmitarëve, konflikti nisi kur dy të rinj po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit. Pas paralajmërimit të punonjësit që të ndalonin lojën, situata degjeneroi në përplasje verbale dhe më pas fizike. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur punonjësi shtyhet dhe përplaset në tokë nga të…

Lexo më Shumë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të shtunë zonën e Shkopetit, duke djegur plotësisht dy banesa dhe duke kërcënuar seriozisht të tjera në afërsi. Flakët po përhapen me shpejtësi në një terren të vështirë, ndërsa situata raportohet jashtë kontrollit. Zjarri ka shpërthyer rreth një orë më parë dhe aktualisht nuk është vënë ende nën kontroll. Banorët e zonës po përpiqen me mjete rrethanore të ndalojnë përparimin e flakëve, ndërsa mungon ndërhyrja e zjarrfikësve dhe e strukturave të emergjencës. Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit të zjarrit, në banesat e djegura nuk ndodheshin persona, duke shmangur tragjedi në njerëz.…

Lexo më Shumë

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) njoftoi se gjatë një aksioni të zhvilluar sot në dy lokacione në Shkup, janë sekuestruar armë zjarri dhe pajisje celulare. Bastisjet janë kryer në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, në bazë të nenit 396 të Kodit Penal, që ka të bëjë me prodhimin, posedimin, ndërmjetësimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve dhe materieve shpërthyese. “Sot, më 19 korrik 2025, në bazë të të dhënave paraprake të siguruara nga ASK dhe në bashkëpunim me MPB-në, u realizuan bastisje në një shtëpi dhe në objekte të…

Lexo më Shumë

Konflikti i dhunshëm mes dy biznesmenëve në Ksamil, Agim Taraj dhe Albert Pashaj, i ndodhur këtë të shtunë në sy të pushuesve dhe familjarëve, nuk është i pari mes tyre. Burime bëjnë me dije se dyshja është përplasur fizikisht edhe një muaj më parë, për të njëjtën arsye. Shkaku i tensioneve të përsëritura mes Tarajt dhe Pashajt lidhet me hapësirat e plazhit, për të cilat të dy pretendojnë pronësinë dhe të drejtën e menaxhimit. Taraj është pronar i “Sunset Restaurant Ksamil”, ndërsa Pashaj i “Euro Hotel Ksamil”, të dy biznese që operojnë ngjitur në vijën bregdetare. Pamje të publikuara së…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një sherr mes dy biznesmenëve degjeneroi në dhunë fizike në sy të pushuesve dhe familjarëve. Gazetari Igli Çelmeta raporton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e “Euro Hotel Ksamil”, ku Albert Pashaj, pronari i hotelit, është sulmuar brutalisht nga Agim Taraj, pronari i “Sunset Restaurant Ksamil”. Përplasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të Pashajt, duke e bërë situatën edhe më të rëndë. Sipas burimeve, shkak i konfliktit është bërë mosmarrëveshja për pronësinë dhe menaxhimin e zonës së plazhit përpara…

Lexo më Shumë

Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, ka njoftuar lansimin e një fondi prej 50 milionë dollarësh për të mbështetur organizatat jofitimprurëse dhe të komunitetit. Kjo iniciativë është veprimi i parë pas një raporti rekomandimesh nga komisioni jofitimprurës i kompanisë me bazë në San Francisko. OpenAI ka punuar për të rinovuar strukturën e saj të korporatës. Ky rinovim thotë se është i nevojshëm për të vazhduar rritjen e shumave masive të kapitalit. Kapital i tillë është i rëndësishëm për të qëndruar konkurrues në garën e inteligjencës artificiale. Kjo lëvizje po përpiqet të balancojë me misionin e saj themelues. Misioni është zhvillimi i inteligjencës…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit, ku një pushues është dhunuar fizikisht në sy të familjes së tij. Sipas burimeve, konflikti degjeneroi në përplasje fizike, ku një person goditi me grushte pushuesin, duke e lënë të lënduar në kokë. Ngjarja ndodhi në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të viktimës, të cilët panë të tmerruar aktin e dhunshëm. Në një video të publikuar nga vendngjarja, shihet i lënduari me shenja dhune në fytyrë, ndërsa dëgjohet edhe bashkëshortja e tij, e cila filmon autorin dhe i drejtohet me fjalët: “O plehrë, çfarë ke bërë… do…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në montimin e disa skelave pranë bustit të Willson-it. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Viktima, identifikuar me inicialet Z.L., dyshohet se ka rënë nga lartësia pas kontaktit me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i policisë Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Ëillson”, dyshohet se, si…

Lexo më Shumë

Situata në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës vijon të mbetet problematike, ndërsa qytetarët po përballen me pritje të gjata, temperatura të larta dhe mungesë reagimi nga pala greke në doganën e Mavromatit. Pavarësisht se pala shqiptare po punon me tre sportele aktive dhe po përpunon çdo automjet brenda pesë minutash, vonesat e mëdha shkaktohen nga pala greke, ku përpunimi i një mjeti zgjat deri në një orë. Si pasojë, radha e automjeteve është e gjatë dhe pritjet për qytetarët arrijnë deri në tre orë. Sipas burimeve nga pika kufitare, vetëm gjatë ditës së sotme kanë kaluar nga pala…

Lexo më Shumë

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe janë zhvendosur deri në zonën e Zall Gjoçajt, duke rrezikuar stane bagëtish dhe dhjetëra koshere bletësh. Gazetari Enver Doçi raporton se vatra e zjarrit, e shfaqur rreth dy javë më parë në afërsi të Liqenit të Luleve, ka përfshirë tashmë një sipërfaqe të madhe me pyje me pishë të zezë, ah dhe bimësi të ndryshme. Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me dhjetëra forca nga ADZM Dibër, Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Dibër, Shërbimi Pyjor, punonjës të zonës, si dhe forca të…

Lexo më Shumë