Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ Pro Click, vënien në fokus të komoditetit dhe ergonomisë që ofron gjatë përdorimit të gjatë. Razer është një nga emrat më të njohur në industrinë e teknologjisë për lojëra, dhe prezantimi i Pro Click V2 dhe Pro Click V2 Vertical Edition tregon angazhimin e tyre për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Modeli standard, Pro Click V2, ofron një dizajn tradicional, ndërsa Pro Click V2 Vertical Edition shënon një hap të rëndësishëm në ndihmën ergonomike për ata që kalojnë shumë orë para kompjuterit. Është e njohur që qëndrimi në pozita të…
Author: almakos
Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh, ka qenë së fundmi e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4… Egli apo Xheneta, kush mendon se do të shesë më shumë këtë verë? Mendoj se Xheneta. Sepse Xheneta është një karakter shumë ndryshe nga Egli dhe luan me “Instagram”-in jashtëzakonisht shumë dhe sido të jetë, njerëzit e duan apo jo, prapë përfolja për të është jashtëzakonisht shumë e madhe. Po të marrim vetë futjen e Xhenetës në “Big Brother”, të gjithë Reels-at e saj…
Krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili është përcjellë të shtunën në banesën e fundit. Mesazhi që përcjellin fotot e 4 krerëve të komuniteteve fetare së bashku, është bashkëjetesa fetare, toleranca, një vlerë që ruhet dhe respektohet ndër shekuj. Nuk është hera e parë që krerët e Komuniteteve Fetare Shqiptare bëhen bashkë në kauza apo ceremoni të tilla. Ata u bënë shembulli në botë për herë të parë në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Francë.
Adelina Ismaili kurorëzon dashurinë me Val Krasniqin: “Jam zonja Krasniqi” Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka kurorëzuar dashurinë e saj me Val Krasniqin, duke e ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj. Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Adelina shfaqet e lumtur dhe e emocionuar, ndërsa e quan veten “zonja Krasniqi”, duke konfirmuar kështu martesën e tyre. “Të dua sa jetën burri me i bukur në botë Val Krasniqi – Zonja Krasniqi”, ka qenë përshrkimi që Adelina i ka bërë një fotografi ku shfaqet duke u përqafuar me burrin e saj Valin. Kujtojmë që Adelina dhe Vali janë…
Ish-ambasadori shqiptar në Vatikan, Zef Bushati ka folur për Papa Françeksun, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë ‘në News24, Bushati thekson se Papa Françesku i ka dhënë të gjithë njerëzimit nga personaliteti i tij. “Keqardhje ndjen për çdo njeri të nivelit të Papa Françeskut. I ka dhënë gjithë njerëzimit. Vjen momenti që largohet nga kjo jetë, ndjen dhimbje.” Më tej thotë se ishte dhe dëshira e gjithë shqiptarëve që sot të ishte një ditë zie në vendin tonë. “Ishte dhe një dëshirë e gjerë tek shqiptarët që ti kushtonim një ditë zie.…
Familjarët e të vdekurve në tragjedinë e Koçanit sot kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për jetët e shuara të më të dashurve të tyre. Ata thonë se dëshmitë janë të mjaftueshme që drejtësia ta zë vendin e vet për të rinjtë që humbën jetën. Ata kërkojnë përgjegjësi nga institucionet shtetërore. FAMILJARE E VIKTIMAVE TË KOÇANIT “E Pyes ministrin Pançe Toshkovski gjithashtu dhe drejtorin e byrosë për siguri publike dhe të gjitha institucionet, kush lejoi që engjëjt tanë ti vrasin, kush nënshkruan dokumente që fëmijë tanë janë të sigurt në ambiente publike dhe jopublike, duam përgjigje nga institucionet relevante. Ne si…
Sot është një ditë e mbushur me emocione për moderatoren e njohur Elita Rudi. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një urim tejet emocionues për nënën e saj, e cila feston ditëlindjen. Në një postim në Instagram, Elita ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e pafundme për njeriun që, siç shkruan ajo, ka qenë gjithmonë drita dhe forca që e ka udhëhequr në çdo hap të jetës. “Nëna ime, guida ime, forca ime! Në çdo hap që kam hedhur, ka qenë dora jote që më ka mbajtur lart,” shkruan Elita ndër të tjera, duke e cilësuar nënën e saj si…
Amerikani Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të opozitës postoi një foto krah presidentit amerikan, Donald Trump. “Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai, duke kujtuar kështu edhe bashkëpunimin me Trump. LaCivita iu referua një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë. Chris LaCivita ishte gjithashtu edhe drejtuesi i fushatës së Donald Trumo, që çoi në fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Amerikani LaCivita u prezantua nga Partia Demokratike, si drejtues i fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ai ka marrë pjesë në disa takime elektorale të kreut të…
Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, ka bërë një njoftim të rëndësishëm që premton të revolucionarizojë mënyrën se si përdorim teknologjinë tonë të përditshme: Gemini do të integrohet në makinën dhe orën tuaj inteligjente. Pichai theksoi se ky përmirësim do të jetë pjesë e një nisme më të gjerë për të modernizuar Google Assistant në pajisjet mobile. Ai njoftoi gjithashtu se tabletat dhe kufjet do të kenë gjithashtu përmirësime nga Gemini “më vonë këtë vit”, siç raportojnë mediat ndërkombëtare. “Ne po e përmirësojmë Google Assistant në pajisjet mobile në Gemini, dhe më vonë këtë vit do të përmirësojmë tabletat, makinat…
VMRO-ja ka hedhur akuza në adresë të partisë Levica, pas propozitmit të saj për ndryshime ligjore për të mos lejuar vjetërsimin e lëndëve gjyqësore. Sipas partisë në pushtet, të Majtët, e harruan modestinë duke ngarendur pas ndërtesave afariste në qendër të Shkupit dhe kafeneve me tarraca. VMRO pyet se si u bënë djemtë e përulur të djeshëm manjatë të etur për të ardhur në pushtet në mënyrë që të pasurohen. VMRO “Aktori Apasiev, i cili dikur shkonte në punë me biçikletë dhe bënte sikur ishte një fëmijë i klasës së ulët, tani po blen ambiente biznesi mbi 400m2 përmes Levicës,…
Pritje e ekzagjeruar për Gjestin në koncertin e parë pas daljes, fituesi i BBVA për pak sa nuk digjet nga fishekzjarret në skenë Të premten mbrëma, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Albania”, duke mbledhur një numër të madh fansash të zjarrtë që kishin ardhur për ta mbështetur. Atmosfera ishte elektrizuese, me muzikë, energji dhe efekte speciale. Megjithatë, një moment pakujdesie gjatë performancës solli një situatë të pakëndshme. Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një zjarri me shkëndija, efekt ky i përdorur shpesh nëpër klube për të shtuar spektaklin vizual.…
Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, dhe Salvador Kaçaj u vlerësuan me “Medalje Merite” nga Konfederata Ndërkombëtare e Prioriteteve të Mëdha Autonome, Kalorësit e Maltës, gjatë punimeve të konferencës shkencore “Bota e Autizmit”, e mbajtur në Tiranë. Gjatë fjalës së saj pas marrjes së vlerësimit, Dr. Liri Berisha shprehu mirënjohjen për çmimin dhe theksoi rëndësinë e dëgjimit të profesionistëve të fushës nga mjekët e rinj. Ajo u shpreh se ky angazhim është thelbësor për të sjellë një kontribut të madh në ofrimin e shpresës për fëmijët autikë. “Autizmi nuk mund të quhet më sindromë izolimi. Ai mund të…

