Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditë së sotme është pritur në takim nga Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani. Sipas informacioneve tona në këtë takim mes tjerash është biseduar për aktualitetin politik, ekonomik, aksionin opozitar, por dhe procesi integrues në familjen evropiane.
Po ashtu është folur edhe për atë se shqiptarët konfirmohen si boshti progresiv pro europian i palëkundur ne rajon, për “Korridorin 8” si një realitet i pamohueshëm, dhe fqinjësinë e mirë dhe reciprociteti.
Pas këtij bashkëbisedimi me kreun e BDI-së, Ahmeti – Ambasadori Meidani ka deklaruar: 🦅 “Më gëzon sa herë që Baca Ali vjen në ambasadën e tij dhe të gjithë shqiptarëve – një figurë historike, një zë buçitës i palëkundur, një realitet vlerash të pamohueshme. Një patriot i vërtetë, që i është ngjitur maleve të rezistencës për liri dhe nuk është ndalur kurrë, duke ia kushtuar çdo betejë të jetës së tij të drejtave dhe përparimit të shqiptarëve. Historia nuk pret, ajo shkruhet nga ata që guxojnë – dhe Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra! 🇦🇱🔥”