Me 14.09.2019 në ora 22.30 në vendkalimin hekurudhor në rrugën “Blagoja Stefkovski” në lagjen Hipodrom në Shkup, Z.P.(45) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “kavasaki” me targa nga Shkupi, e ka goditur zyrtarin policor që ka qenë duke kryer detyrat zyrtare, transmeton Almakos.
Në aksident, zyrtari policor është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.



