Me 14.09.2019 rreth orës 11.40 në bulevardin “Maqedonia” në Dellçevë, P.S.(18 ) nga Dellçeva, duke drejtuar mopedin “tomos”, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos.
Në aksident, P.S. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dellçevë.



