Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nuk merret me Kurtin, por merret me të ardhmen e Kosovës.
‘’Merrem me të ardhmen e këtij vendi unë, jo se çfarë ka bërë Kurti.
Paga në sektorin publik në javën e parë do të rriten për 150 euro, që i bie 36.2 për qind.
Pensionet që në javën e parë do të bëhen 150 euro. Prandaj merreni paret, por shiqoni çfarë do të vie 128 ditë më larg prej sotit dhe kjo do të jetë gjendja reale në Kosovë”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se njerëzit nuk ndikohen nga kjo fushatë e Kurtit për rritjen e pensioneve.
“Kam takuar njerëz të cilët qeveria iu ka premtuar më herët rruga Prishtinë-Podujevë, e sot kalojnë në atë rrugë të tmerrshme. Kanë premtuar banim për çifte, s’ka banesa”, deklaroi Abdixhiku në Pressing të T7.