Njëri prej 5 të plagosurve në konfliktin e armatosur mbrëmë mes dy grupeve, Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat është duke u trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Detaje për gjendjen e tij shëndetësorë për Insajderin ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Shpëtim Shurdhiqi.
Sipas tij gjendje e këtij pacienti është stabile.
“Një pacient është duke u trajtuar tek ne në Kardiokirurgji, fatmirësisht gjendja e tij është stabile – nuk ka nevojë për intervenim kardiokirurgjik, kështu që është nën përcjellje dhe po e shohim tutje”, tha shkurt ai për Insajderin.
Nga këto të shtëna me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe siç mëson Insajderi një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.