Një rast i rëndë ka tronditur familjen Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit.
Vajza e tyre 17 vjeçare ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti me motoçikletë.
Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali ajo është Lediona Hajdari, dhe për vdekjen e saj kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e saj.
Tashmë ka dalë edhe fotografia e të miturës nga Drenasi, e cila vdiq pas lëndimeve të rënda që mori në vetaksidentin që ndodhi mëngjesin e së hënës në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Bashkë me 17-vjeçaren që po e drejtonte motoçikletën në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ishte edhe pasagjerja e moshës rreth 28-vjeçare.
Pas ngjarjes, ato u dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por e mitura fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra./sinjali
Shiko foton: