Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në orët e vona të së hënës ka arritur në Kosovës, ish ministri britanik i Mbrojtjes, George Robertson.
Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.
“Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, Lordin George Robertson. Gjatë luftës në Kosovë ai ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjeherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm.
Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/